Author: tirana

Të rinjtë e grupmoshave 15-24 vjeç nga i gjithë qarku Dibër janë përzgjedhur në këtë workshop 3 ditor që sapo nisi pranë Pallatit të Kulturës “Shefqet Doda” në Burrel, në qendrën inovative ICTeMat të sapo inauguruar dhe plot gjallëri nga ky aktivitet 3 ditor. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen financiare të Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Ambasada Italiane dhe ICTSlab.

Read More

Aktori i humorit, Albano Bogdo, në një bisedë me konkurrentët e Fermës Vip, ka folur për divorcin e prindërve dhe barrën e rëndë që i ra mbi supet për familjen, që në moshën 12-vjeçare. Pas ndarjes së prindërve, Bogdo shprehet se u detyrua të hiqte dorë nga fëmijëria dhe të bëhej burri i shtëpisë. Ai tha se dy muaj pas divorcit të prindërve, dilte buzë detit duke shitur akullore e banane për 12 orë në ditë. “Kam qenë 12 vjeç kur u divorcin prindërit. Motra , vëllai 6 muajsh. Kur divorcohen prindërit kur je 12 vjeç e kupton gravitetin e…

Read More

Elsa Lila ka rrëfyer detaje nga përjetimi i vrasjes së të ëmës, duke theksuar se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe të ‘luftonte’ për të vënë para drejtësisë autorët.about:blank “Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin”, tha ajo. Ajo tregoi gjatë një bisede me Albanon se sapo është bërë 18 vjeç ka marrë avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.about:blank “Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë avokat penalist, e di pse? Për mamanë time”, tregoi ajo. E ëma e…

Read More

Marsit ngadalë po i vjen fundi dhe bashkë me të, mërzia dhe pavendosmëria e disa shenjave të horoskopit. Prilli po vjen dhe pritet të sjellë me vete një ajër përtëritjeje dhe ndryshimi. Ky ndryshim nuk do të thotë se do të jetë i këndshëm për të gjithë. Janë dy shenja të horoskopit që do të jenë mjaft të tendosura në muajin e dytë të pranverës, gjë që do t’i sjellë ballë për ballë me vendime, mendime dhe tronditje në marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë që ne të tjerët do të kemi një muaj krejtësisht të shkujdesur (Merkuri kthehet në retrogradë më…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë pasdite pranë Shkollës së Bashkur në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar katër zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Mësohet se nuk ka të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Read More

Disa orë pasi Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë ka reaguar nga burgu Fredi Beleri. Beleri në reagimin e tij se asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Ai sqaron se asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. DEKLARATE PER SHTYP Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk…

Read More

Përmes një videoje në rrjetet sociale, biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar akuzat e deputetit Gazment Bardhi ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit. një ditë më parë Bardhi në një konferencë për mediat akuzoi Olsi Ramën për pjesëmarrje në atë që njihet si dosja e Xibrakut dhe të përfshirë në lidhjet e drogës. Luca, nga ana tjetër, ka qenë i akuzuar gjithmonë nga Rithemelimi dhe Sali Berisha për lidhjet me drogën dhe krimin. Ai ironizon në video ku del së bashku me Olsi Ramës në një lokal në zonën e Bllokut, duke thënë se këto lidhje me drogën janë arritje të…

Read More

David Kostelançik i ripropozuar nga presidenti amerikan, Xho Bajden në postin e ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri pritet të dalë më 16 prill përpara Komitetit të Jashtëm të Senatit. Kjo është hera e dytë që Kostelançik do të dalë përpara këtij komiteti si i propozuar për postin e ambasadorit në vendin tonë. Më herët, ai kishte kaluar degjesën përpara këtij Komiteti, por votimi në Senatin amerikan së bashku me 40 diplomatë të tjerë të propozuar për shkak të tejkalimit te afateve procedurale nuk u realizua. Kostelançik pritet të rikonfirmohet nga Komiteti, për t’u paraqitur per votim më pas nga Senati.…

Read More

Një vatër zjarri është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Plug-Savër, shumë pranë qytetit të Lushnjës. Për shkaqe të paqarta zjarri ka përfshirë një kanali dhe ka djegur barishte për t’u përhapur me shpejtësi. Sipas raportimeve si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant, i cili prej kohësh ka qenë i mbyllur. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Read More

Sot në treg ka shumë lloje sheqeri, por sheqeri kaf dhe sheqeri i bardhë janë ende dy më të njohurit dhe të përdorur shpesh në gatim dhe përgatitje. Pra, cili është ndryshimi midis këtyre dy sheqernave? Origjina e sheqerit kaf dhe sheqerit të bardhë Sheqeri është një përbërës i njohur në dietën e njeriut mijëra vjet më parë. Në jetën e sotme njerëzit e përdorin shpesh sheqerin në shumë forma si: sheqer të bardhë, sheqer të grimcuar, sheqer pluhur, sheqer kafe të hapur, sheqer kafe të errët, sheqer të papërpunuar, melasa, mjaltë,… Pavarësisht nga lloji, përbërësi kryesor i sheqernave të…

Read More

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës, drejtuesi Politik i Qarkut, Erion Veliaj, falenderoi strukturën e PS-së në kryeqytet për punën e mirë dhe realizimin me sukses të procesit të anëtarësimit të sa më shumë të rinjve të talentuar në familjen socialiste. Veliaj tha se pa përkushtimin e anëtarëve të vjetër të Partisë Socialiste, suksesi nuk do kishte qenë kaq i madh. “Jam i gëzuar jo vetëm për anëtarësimet e reja dhe cilësinë e tyre, por edhe për faktin se sfida ka qenë e vështirë dhe kryetarët tanë, sidomos koleget vajza, arritën ta mbyllin sukses këtë detyrë, madje…

Read More

Me siguri nuk keni menduar se pse gjenden disa pika të vogla të zeza në skajet e dritareve të makinave dhe autobusëve. Sigurisht, ata duken të lezetshëm, por a kryejnë ndonjë funksion? Ato pika të zeza te xhamat, dritaret dhe skajet që i rrethojnë, ekzistojnë për një arsye. Në vitet 1950, prodhuesit e automjeteve filluan të përdornin ngjitësin për të mbajtur xhamat e automobilave në vend të mbulesave metalike. Ngjitësi e bëri punën mirë, por nuk ishte shumë i këndshëm estetikisht. Kufiri i zi që shihni rreth xhamit të makines quhet “frite”. Këto të fundit (dhe pikat që i rrethojnë)…

Read More