Author: tirana

Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë e ceremonisë përkujtimit të 80-vjetorit të betejës së Margëlliçit në Patos. Në fjalën e tij Balla deklaroi se çdo nderim që bëhet për familjet e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, është një vlerë, që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm. “Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e vendosi Shqipërinë tonë të vogël si një aleate të madhe të koalicionit global antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi populli shqiptar dhe sakrificat e panumërta njerëzore. Në këto 30 vite e më shumë, nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar,…

Read More

Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani. E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV. Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.” Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë. Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.” Arbana Osmani: Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë…

Read More

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë.Një mjet tip “Benz”, që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradln ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Drejtuesi i mjetit K.H është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Ndërkohë priten ekspertët për të kryer procedurat dhe për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Nga të dhënat…

Read More

Ministri italian i Arsimit Giuseppe Valditara tha sot në klasat e shkollave të vendit, shumica e studentëve duhet të jenë italianë. “Parimet e Kushtetutës mund të kuptohen më mirë nëse studentët e huaj mësojnë italisht në mënyrë të përforcuar – ata që nuk e njohin mirë atë – dhe nëse në shkolla u mësohet në thellësi Historia, letërsia, arti, Muzika italiane, dhe nëse prindërit e tyre marrin pjesë në mësimin e gjuhës italiane dhe të kulturës së vendit, sepse në të kundërt do të jetojnë në komunitete të veçanta”, thotë ministri. Kjo deklaratë vjen pas deklaratës së sekretarit të Lidhjes…

Read More

Çdo individ, i ri, student, shtetas shqiptar, i huaj apo edhe dixhital nomad që ka një ide innovative, mund ta vërë atë në jetë përmes granteve të dhëna nga Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen. Afati i fundit për aplikim është data 31 Mars 2024 dhe grantet që do të shpërndahen kapin një vlerë prej 3 milionë eurosh. Të interesuarit për të përfituar nga këto grante duhet të plotësojnë disa kritere ndër të cilayt, të kenë përfunduar vetëdeklarimin në regjistrin elektronik të start up-eve dhe të jenë pajisur me pasaportën e start up-it përpara aplikimit. Stratup-et që do të mbështeten ndahen…

Read More

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit krahasuan faktorët e rrezikut për demencën, e cila karakterizohet nga dëmtimi i kujtesës, të menduarit dhe arsyetimit dhe studiuan se si këta faktorë duket se ndikojnë në disa zona të trurit që tashmë janë veçanërisht të prekshme ndaj sëmundjes së Alzheimerit dhe skizofrenisë. Hulumtimi, i bazuar në skanimet e trurit të gati 40,000 të rriturve, midis moshës 44 dhe 82 vjeç, në Britani u botua të mërkurën në Nature Communications. Këto zona të pambrojtura të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kryer një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, në të cilin denoncon se persona të paidentifikuar kanë vjedhur një hard disc me materiale në zyrën e PL. Në kallëzimin e Metës, thuhet se disa persona janë futur natën në zyrën e partisë që ai drejton dhe kënë vjedhur hard disc dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër. Kështu, sipas kallëzimit janë vjedhur të gjitha komunikimet elektronike. “Siç do të konstatoni nga hetimi i faktit penal, objekt i këtij kallëzimi, në pajisjen DVR (hard disk) të Partisë së Lirisë më datën 06.03.2024 në…

Read More

Will Smith foli për marrëdhënien e tij me paratë në një intervistë për Complex. Gjatë bisedës me Speedy Morman, ylli i “Emancipation” qeshi me një pyetje rreth vlerës së tij neto të raportuar prej 350 milionë dollarësh. “As nuk e di. Unë nuk diskutoj gjëra të tilla”, tha ai. Ai shtoi se është në “fazën e rënies” financiarisht, ndërsa pranoi se është dikush që “kishte para, humbi para, pastaj i kishte përsëri dhe më shumë seç e kishit imagjinuar”. “Për gjysmën e parë të jetës sime kam mbledhur, mbledhur, mbledhur. Pjesa e dytë do të jetë jep, jep, jep” ,…

Read More

Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër për ngjarjen e ndodhur gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen dhe në një rast njëri prej të pranishmëve pështyu prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo. Ai kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të veprojnë dhe t’i dalin për Zot shtetit shqiptar duke nënvizuar se Himara është bashki shqiptare dhe se Tavo ishte i pranishëm në mbledhje si zyrtar i shtetit. “Vangjel Tavo ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje…

Read More

Mes kaosit dhe me 15 vota pro, nënkryetarja Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën deri në zgjedhjet e ardhshme. Në reagimin e parë, ajo bën thirrje për bashkëpunim për të mirë të Himarës në prag të këtij sezoni veror. “Së pari më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do të jetë i përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh…

Read More

Arbana Osmani ka thyer heshtjen disa mujore, dhe sot flet për të gjitha. Që nga Big Brother, raporti që ka me drejtuesit e Top Medias, për biznesin e saj, për të ardhmen dhe për lajmet për konkurentë, më saktë për Luzi Ejllin. Në podcastin me Mira Kazhanin, moderatorja shumë e dashur nga publiku Arbana Osmani flet për të gjitha dhe pa arra në gojë. Sepse siç thotë ajo, nuk i pëlqen të bëjë asgjë përgjysmë në jetën e saj. Mira Kazhani: Top Channel është një media e madhe, e rëndësishme. Njerëzit gjithmonë mendojnë që Arbana Osmani ishte figura më e…

Read More

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për të drejtuar institucionin tani që pas hekurave ndodhen ish-kryebashkiaku Jorgo Goro dhe i zgjedhuri me votë i 14 majit, Fredi Beleri. “Duke lënë mënjanë keqkuptimet dhe konfliktet e nxitura nga politika për interesa të vogla që kanë marrë peng të gjithë interesat e komunitetit himarjot. Është një stuhi në gotë dhe nuk mund të zgjasë pafund. Na presin punë të mëdha në Himarë duke filluar me zgjidhjen e problematikës kryesore, që të tre njësitë administrative të…

Read More