Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjedhjet në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mes tensionesh Blerina Bala u komandua për marrjen e drejtimit të Himarës. Sa i takon tensioneve nga mbështetësit e Fredi Belerit, kreu i qeverisë e quan një përpjekje të dështuar për të penguar votimin sipas ligjit. Postimi i plotë Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta…

Read More

Ambasadori rumun në Shqipëri në një deklaratë nga Korça tha se reforma në drejtësi është tepër e rëndësishme për vendin tonë. Ai tha se reforma duhet t’ju shërbejë qytetarëve. Pyetje:-Në 6 qershor janë zgjedhjet për parlamentin europian, për shkak të këtyre zgjedhjeve a do të lihet mënjanë procesi i zgjerimit për këtë vit dhe Shqipëria a do të ketë një mundësi tjetër për të hapur negociata për grup kapitujt themelor? Ambasadori rumun: Zgjedhjet europarlamentare janë një proçes natyral dhe kjo nuk duhet të ngatërrohet me ecurinë europiane të vendeve kandidate sepse këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele dhe…

Read More

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Sinoptikanja nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak, Elvi Jahaj u shpreh se gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme temeperaturat do të jenë 8 gradë mbi mesataren e zakonshme duke prekur vlerat deri në 27 apo 28 gradë celcius. “Moti sjell me vete masa ajrore të ngrohta nga afrika e veriut që do të bëjë që temperaturat të jenë 28 apo 27 gradë, të larta me mbi 8 gradë krahasuar me mesataren”,-u shpreh Jahaj.

Read More

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” çeli edhe këtë vit siparin e tij në kryeqytet, në edicionin e 20-të, në datat 27-28-29 mars, duke bashkuar zërat e rinj operistikë nga e gjithë bota, në festivalin më të madh shqiptar, kushtuar muzikës klasike. Në prag të natës finale të këtij konkurrimi, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti anëtarët e jurisë së festivalit, personalitete të rëndësishme të Operas Botërore, dhe e cilësoi festivalin si një traditë që tashmë është kthyer në trashëgimi të qytetit. “Është një traditë shumë e bukur e qytetit tonë, një traditë që spikat talente nga…

Read More

Deputeti i Rithemelimit, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të seancës së 7 marsit, vendimin që u mor në Sekretariatin e Etikës, pas kërkes nga Gazment Bardhi për ta shpallur të pavlefshme atë seancë dhe ligjet që u votuan. ”Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime. Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar”. Një nga projektligjet në këtë votim të datës 7 mars ishte zgjatja e afatit për…

Read More

Mes tensioneve të shumta, Këshilli Bashkiak i Himarës arriti dhe ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro. Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, tha se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë. “U zgjodh Blerina Balaj, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët…

Read More

Pas marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për refugjatët, këtë të premte në Gjadër kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit. Punimet janë në fazën e parë, ku po punohet fillimisht me shtrimin e rrugës nga Kakarriqi drejt Gjadrit. Po ashtu po punohet dhe brenda kampit ku do të stresohen dhe refugjatët. Zbarkimi i tyre do të bëhet fillimisht në portin e Shëngjinit ku do të krijohet një qendër pritëse për ta dhe më pas do të dërgohen në Gjadër aty ku do të stresohen. Po ndërtohet dhe një mur rrethues disa metra i lartë dhe këto punime pritet të përfundojnë…

Read More

Mbledhja e këshillit bashkiak në Vlorë pritet të mblidhet ndërkohë para bashkisë kanë mbërritur dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Mbështetësit e Fredi Belerit penguan mbledhjen e Këshillit Bashkiak nisur në orën 10:00 dhe që u pezullua për një moment të dytë pas tensioneve të krijuara brenda godinës. Mbledhja pritet të mbahet me dyer të mbyllura. Këshilli Bashkiak duhet të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, dhe Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar…

Read More

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Sara Gjordeni e cila vijon që të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë është revoltuar me komentuesit që e kanë sulmuar për lidhjet e saj. “T’ju vijë turp për termat kurvë, baxhellë, psiqike, e sëmurë, autoshkollë, doganë etj etj. Jeni të ligj, të pisët në shpirt, dhe përveç kësaj jeni akoma injorantë dhe shpirtkalbur. Jam thjesht një vajzë me temperament më të fortë se sa qullashet që hasni në rrugë. Që kam bytë të pranoj kush jam, jo si ato që e kanë listën sa tuneli i Kalimashit dhe ju i ngrini…

Read More

Policia e Fierit ka vënë në pranga një person dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas zbulimit të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në 2 lokale të fshatrave Varibop dhe Drizë. Në pranga ra F.L, 43 vjeç, banues në Varibop dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Kallm i madh, bashkëpronarë të lokalit. Gjithashtu u shpall në kërkim D. R., 36 vjeç, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen B. R., 35 vjeçe, të dy banues në fshatin Zhupan. Gjatë kontrolleve në këto…

Read More

Arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia, sipas ekspertizës balistike është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. Në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës TT Mod-54, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi. Dy djemtë e Pëllumb Metës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë. Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit…

Read More

Beyoncé ka publikuar albumin e saj të tetë, “Cowboy Country”, i cili ka prurje të muzikës country. Albumi sjell bashkëpunime fantastike me këngëtarë si Dolly Parton, Willie Nelson, Miley Cyrus dhe Post Malone, si dhe risjelljen e këngëve të famshme “Jolene” Dolly Parton dhe “Blackbird” – The Beatles. Albumi ka një numër të madh këngësh, 27 dhe pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm. Bey theu rekorde me këngën “Texas Hold’ Em”, pjesë e këtij albumi, duke u renditur si gruaja e parë me ngjyrë që dominoi listën e Billboard. View this post on Instagram A post shared by Beyoncé…

Read More