Shpesh ne e përdorim termin “bipolar” për të tjerët, madje edhe për veten në situata të caktuara. Por jo të gjithë e dinë shumë mirë kuptimin dhe specifikën e këtij çrregullimi. Psikiatrja Denisa Hoxha, thotë se bipolariteti mund të jetë i trashëgueshëm nga prindërit. “Është një çrregullim që më tepër vjen si pasojë e një trashëgimie ose çrregullimi biologjik. Faktikisht është një çrregullim që trashëgohet nga prindërit te fëmijët. Gjatë punës sonë shohim shumë pacientë që e kanë trashëguar nga prindërit ose gjyshërit. Ka një gjenetikë shumë të fortë si çrregullim”, tha psikiatrja.
Author: tirana
Policia e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me kërcënimin që iu bë mbrëmjen e djeshme avokatit Andrea Zotaj dhe nipit të tij në Memaliaj. Fatos Lamaj është autori dhe fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të mjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj. Njoftimi i plotë Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën…
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të sekuestrojë pasuritë e dy trafikantëve shqiptarë, Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, si dhe personave të lidhur me ta. Princ Dobroshi, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili njihet si bosi shqiptar i drogës në Evropë dhe kunati i tij Olsi Syziu aktualisht po hetohen nga autoritetet gjermane. Gjatë vitit 2020 ai së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kishin planifikuar dhe kanë transportuar sasi të konsiderueshme kokaine, nëpërmjet rrugës detare nga Amerika e Jugut për në Gjermani. Sipas SPAK, nga burime të hapura, siç janë mediat online, si dhe informacioneve të partnerëve, rezultonte se Princ…
Gjykata e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të mundësojë rrjedhjen e papenguar të ndihmave në Gaza për të shmangur zinë e bukës. Në një vendim unanim, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha se Izraeli duhet të veprojë “pa vonesë” për të lejuar “sigurimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjentisht dhe ndihmës humanitare”. Kjo pason paralajmërimet se uria mund të godasë Gazën brenda javësh, ndërsa Izraeli i ka quajtur “krejtësisht të pabaza” akuzat se po bllokon ndihmën. Duke dhënë përgjigjen e saj ndaj urdhrit të gjykatës, ministria e jashtme izraelite tha se po vazhdonte të promovonte iniciativa të reja…
Italia është një prej kundërshtareve të Shqipërisë në “grupin e ferrit” të “Euro 2024”. Shefi i delegacionit të përfaqësueses italiane, Gianluigi Buffon u shpreh i bindur se Italia nuk do të zhgënjejë në kampionatin evropian. “Jemi një kombëtare me shumë djem serioz, të përulur dhe të lumtur që do të luajnë në Europian. Është një grup i fortë ai që kemi, por jam i sigurt se si do të shkojnë gjërat, figurë të shëmtuar nuk do të bëjmë”, tha Buffon, duke bërë më pas edhe një koment rreth rolit të tij në përfaqësuese: “Roli im në kombëtare është shef i…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje, e ka nisur me pamje të veçanta nga ishulli i pelikanëve në lagunën e Divjakë-Karavastasë, oazi i pelikanit kaçurrel në vendin tonë. Që prej muajit janar të këtij viti ka nisur procesi i folezimit të kolonisë së Pelikanit Kaçurrel (Pelecanus crispus) në Ishullin e Pelikanit. “Pamje të veçanta nga ishulli i Pelikanit, shtëpia e shpendit simbol të lagunës së Karavastasë siç është Pelikani Kaçurrel i cili sipas monitorimeve të specialistëve të Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është në një vit të mbarë të shumimit”, shkruan Rama. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve…
Disa qytete të Shqipërisë u mbuluan nga pluhuri saharian, duke shkaktuar një ndotje të madhe të ajrit. Meteorologia Lajda Porja ka shpjeguar shkaqet e kësaj dukurie dhe theksoi se tashmë ajri është pastruar. ”Ndodhi për shkak se ka pasur stuhi të forta ere si pasojë e një cikloni të zhvilluar prej shumë ditësh në gadishullin iberik, duke sjellë stuhi ere deri në pjesën veriore të Afrikës, që morën me vete masivitet të rërës së Saharasë dhe janë shpërndarë në pellgun e Mesdheut. Pothuajse gjithë Mesdheu, përfshirë dhe brigjet e Greqisë dhe Turqisë kanë patur një qiell me ngjyrë kafe. Ishte…
Reperi shqiptar Sin Boy, i cili jeton në Greqi, është dhunuar fizikisht nga persona të maskuar, teksa ai performonte live në rrjetin social TikTok nga një sallon flokësh. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur në Athinë, ku Sin Boy jeton. Në video, të paktën dy burra të veshur me të zeza dhe të maskuar shihen duke grushtuar dhe goditur me stol Sin Boy, i cili bie në tokë dhe tenton të mbrohet. Video është bërë virale në rrjet, por komentuesit mendojnë se ajo është false dhe sulmi është krijuar nga vetë reperi për famë.
Një deklaratë nga jashtë është bërë e mundur të shihet nga banorët brenda shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”. Bëhet fjalë për deklaratën e Ledjonës, e cila e pyetur pasi u eliminua nga shtëpia se cili prej banorëve mendon se do të jetë fituesi, ajo u shpreh se Egla Ceno. Pasi kjo u transmetua në shtëpi, shumica e banorëve mbetën të habitur, për shkak edhe të zënkave të shumta mes Ledjonës dhe Eglës. Deklarata e Ledjonës ndezi shumë debate mes banorëve, të cilët tashmë e quajnë me ironi Eglën, fituesja e ”Big Brother Albania Vip 3”.
Dy tërmete kanë tronditur vendin fqinj, Greqinë mëngjesin e sotëm. Tërmetet me magnitudë 5.6 dhe 5.7 të shkallës Rihter, me epiqendër në Ilias pranë Peleponezit, janë ndjerë edhe në Kretë. Mësohet se tërmetet kanë pasur një distancë kohore rreth 1 minutë nga njëri-tjetri.
Avokati Andrea Zotaj i ka shpëtuar mrekullisht një atentati në orët e mbrëmjes të së enjtes në Memaliaj. Ndërsa u kishte zënë pritë Fatos Lamaj dhe fati ka qenë me avokatin i cili përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej goditjeve të plumbave të shkrehura nga ana e agresorit Lamaj. Avokati Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak te detyrës pasi dy netë më parë agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur në paraburgim 1 ditë, për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij. Pasi kishte dalë nga paraburgimi,…
Spekulimet rreth izolimit të plotë të banorëve të “Big Brother VIP 3” janë duke u intensifikuar me kalimin e çdo dite. Edhe pse pritet që konkurrentët të jenë të shkëputur nga jashtëqitja gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, duket se kjo mund të mos jetë plotësisht e vërtetë. Javë më parë një video virale që u përhap në rrjetet sociale hedh dyshime mbi nivelin e izolimit brenda shtëpisë. Në videon e shpërndarë, Ilnisa mund të dëgjohet duke i thënë Meritonit se nuk kishte qenë në shtëpi gjatë natës, një deklaratë që ka nxitur pyetje mbi rrjedhën e informacionit brenda dhe…