Author: tirana

Turpërimi i “pancerave” në Botërorin “Katar 2022” solli lumë kritikash te Federata Gjermane e Futbollit. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme, ish-drejtori sportiv i Gjermanisë, Oliver Bierhof, mbeti “viktimë” sepse u shkarkua nga posti. Ka kaluar më pak sesa një vit nga kjo ngjarje dhe pas disa muajsh ish-menaxheri i kampionëve të 4-fishtë në rangun e Botërorëve ka marrë guximin të flas në lidhje me ecurinë e përfaqësueses, e cila është në “timonin” e trajnerit Julian Nagelsman: “Jam shumë i kënaqur të shikoj kombëtaren të fitojë me lojë bindëse dhe dominuese kundër rivalëve të kalibrit botëror, kundër Francës dhe Holandës. Ata nuk…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar “për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri”. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, përmes një postimi në “X”, shprehet se “Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të…

Read More

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e punës. 52-vjeçari Nazmi Morina humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton. Incidenti ndodhe teksa ai punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë. Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias me…

Read More

Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vite. Albano është shprehur edhe se brenda në fermë i mungon seksi dhe filmat, seritë që shihnte në orët e mbremjes. Albano me batuta ka krijuar momente gazmore në bisedën me Baby G, por gjithashtu ka rrëfyer se në jetën e tij ka pasur 3 lidhje serioze. Albano shprehet se lidhja e tij e parë ka qenë në moshën 19 vjeçare, ku e dashura e tij ishte 28 vjeçe, pra kanë pasur 9 vite diferencë moshe. Fermeri tregon se ndarja e…

Read More

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit. Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve nga dhe drejtë Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit. Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit. Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë,stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë.Gjatë një kontakti të Top Channel me doganën e Kakavijës dhe atë të…

Read More

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të grupit të famshëm ‘West Side Family’. Sheshi që do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë ndodhet pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet. “Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh tek rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij…

Read More

Ka vijuar ditët e fundit në Belgjikë megaprocesi “SKY ECC” me 128 të pandehur, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine. Avokati i një të pandehure nga Shqipëria, të gjykuar në gjyqin “SKY ECC”, kërkoi të mërkurën ulje dënimi në gjykatën penale të Brukselit. Klientja e tij dyshohet se ka pastruar para për llogari të ish-bashkëshortit të saj, një prej krerëve të organizatës, vlonjarit Eridan Munoz Guerrero. “Ajo tashmë ka humbur gjithçka”, thotë avokati i ish-bashkëshortes së Guerrero. “Ata u takuan në Shqipëri, ishte dashuri me shikim të parë”, shpjegon avokati. “Në atë kohë ai punonte si investitor në ndërtim, nuk…

Read More

Një debat i ashpër është zhvilluar mes Meriton Mjekiqit dhe Jul Dedës në Big Brother VIP 3. Ka qenë Juli ai që është acaruar me Meritonin, i cili gjatë një loje, nuk po ndiqte udhëzimet e Vëllait të Madh. Juli i është drejtuar me fjalë ofenduese duke e quajtur ‘gomar’ dhe ‘injorant’, dhe nga ana tjetër, Meritoni ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Pjesë nga debati: Juli: A e kishe në zarf nga vëllai i madh të lexosh kartëmonedhat? Kartëmonedhat janë ato? Meritoni: Ti nuk respekton as lojën Juli: Unë s’e respektoj? A e di çfarë është kartëmonedha mo…

Read More

Romeo dhe Heidi, çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, duket se ka sheshuar mosmarrëveshjet. Ata janë parë gjatë mbrëmjes dhe ditën e sotme nëpër shtëpi shumë të afërt me njëri-tjetrin e së fundmi të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Djali i një ish-oficeri të policisë shqiptare është dënuar me burg në Angli, pasi u arrestua në një ‘shtëpi bari’. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar. Ata janë identifikuar si Klajd Toli (i riu në foto), 27 vjeç dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, ndërsa pritet që të ekstradohen drejt vendit tonë, pasi kanë kryer një pjesë të dënimit në Angli.

Read More

Bota po përballet gjithnjë e më shumë me një rezistencë të organizmave ndaj insulinës dhë luftimit të sëmundjeve si diabeti. Përhapja e shpejtë e paradiabetit dhe e tipeve të diabetit bën që të lindi nevoja për kura dhe këshilla të përditëshme. Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës. Ndaj edhe parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga tryeza juaj dhe ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë. Sipas ekspertëve ajo çfarë këshillohet është që të merrni të gjitha vitaminat edhe mineralet e nevojshme pa përjashtuar asnjë. Një…

Read More