Author: tirana

Inter ka vendosur të vazhdojë të punojë edhe më gjatë sesa qershori i vitit 2025 me trajnerin Simone Inzagi. Mediat italiane bëjnë me dije se palët po shkojnë drejt rinovimit të kontratës për herë të tretë. Natyrisht ndryshe nga dy herët e para, ky do të jetë rinovimi më i rëndësishëm i kontratës për teknikun e zikaltër, pasi vjen në një moment kur Inter po përgatitet të festojë titullin e 20 kampion në histori. Që nga finalja e Champions League e vitit të kaluar dhe dominimi absolut i këtij sezoni në Itali kanë ndryshuar shumë gjëra për Simone Inzagin. Nëse…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona, të cilët akuzohen për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”. Prokuroria pas hetimeve ka arritur në përfundimin se në zonen e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që ka rezultuar se dokumetacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë. Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova dhe dyshim të arsyeshëm për të proceduar me marjen si të pandehur,…

Read More

Punonjësit e administratës publike, duke përfshirë sektorin e shëndetësisë, arsimit, rendit dhe të pushtetit vendor, do të përfitojnë një tjetër rritje page në qershor. Vendimi i detajuar për rritjen e pagave do të jetë gati muajin tjetër, ndërsa ministri i Financave, Ervin Mete theksoi nevojën që edhe sektori privat të rishikojë rrogat për punonjësit. “Rritja e pagave që synojmë të bëjmë në qershor shkon pikërisht në këtë logjikë që theksova të pasjes së mundësisë që këtë moment të mirë ekonomik ta përkthejmë në më tepër mirëqenie dhe mbështetje dhe besojmë se rritja e pagave në sektorin publik do të jetë…

Read More

Nuk ishte Giorgia Meloni por asistentja e saj Patrizia Scurti, gruaja të cilën kryeministri libanez Najib Mikati e priti ngrohtësisht në aeroportin e Bejrutit. Kryeministri po priste që të vinte homologia e tij italiane për një vizitë, e cila përfshinte edhe një darkë shumë të ngushtë për të diskutuar situatën delikate të Lindjes së Mesme. Mikati u shfaq në këmbët e avionit shtetëror që solli Melonin nga Roma, por e para që zbriti ishte Patrizia Scurti, besnike e Melonit dhe bashkëpunëtorja historike e liderit të FDI. Gjithashtu bionde, ajo u ngatërrua me kryeministren dhe u mirëprit nga Mikati dhe stafi…

Read More

Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një konflikt me një polic jashtë detyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ampelokipit. Sipas asaj që është bërë e ditur, shqiptarët që lëviznin me motoçikletë, për arsye të panjohura deri më tani, janë grindur me një polic dhe e kanë rrahur. Disa orë pas ngjarjes ata janë kapur në flagrancë dhe së bashku me policin janë dërguar në komisariatin e Patisionit. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në orët e mbrëmjes në komisariat u paraqit babai i njërit prej shqiptarëve dhe u krijua një situatë e tensionuar. Pas qetësimit të situatës,…

Read More

“Universiteti i Mjekësisë ka reduktuar me rreth 20% kuotat e specializimeve në fushën e mjëkësisë, por rënien më të ndjeshme të kuotave e kanë ata që janë të mbuluara nga Ministria e Shëndetësisë e cila këtë vit nga 140 kuota që kishte vitin e kaluar këtë vit ka kërkuar vetëm 100 kuota” Senati akademik i universitetit të Mjekësisë ka miratuar në total 272 kuota për specializimet afatgjata në fushën e Mjekësisë duke pësuar një ulje me 18% në krahasim me vitin e shkuar, që ishin 330 kuota pranimi. Por uljen më të ndjeshme të pranimeve e kanë kuotat e mbuluara…

Read More

Tatimpaguesit kanë afat deri më datën 2 Prill 2024 për të bërë dorëzimin e pasqyrave financiare, deklarimin dhe pagesën e deklaratës së Tatim Fitimit. Administrata Tatimore ka konstatuar se deri në datën 25 Mars pasqyrat financiare dhe deklaratat e Tatim Fitimit për vitin 2023 i kanë dorëzuar vetëm 16,636 tatimpagues nga 31,524, që kanë detyrim dorëzimin e tyre. Por, nga ana tjetër administrata Tatimore i konsideron me risk të lartë tatimpaguesit që vetëm për të respektuar afatin ligjor të deklarimit, i dorëzojnë deklaratat e Tatim Fitimit dhe Pasqyrat Financiare me të dhëna jo të sakta apo fiktive, për ti korrigjuar…

Read More

Edhe ish-kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa është paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet çështja për të cilën Çipa i cili ka qenë më herët edhe deputet i PS, është thirrur në SPAK. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me arsyen e paraqitjes së ish-deputetit.

Read More

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të “Rrugës së Agallarëve” në Farkë, e cila i shërben jo vetëm kësaj lagjeje, por edhe 3 fshatrave të Lundrës, Farkës së Vogël dhe Farkës së Madhe, duke i lidhur ato me Unazën e Madhe dhe Tregun e ri Agroushqimor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Frida Krifca, inspektuan përfundimin e punimeve të rrugës, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe rrjetet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza. Veliaj tha se rruga e re krijon një lidhje të jashtëzakonshme të komunitetit me zonat përreth.…

Read More

Modelja Oriola Marashi di si të ”çmend” rrjetin, këtë herë me fotot provokuese në pishinë. E veshur me një fustan transparent të shkurtër dhe pa reçipeta, modelja ka pozuar brenda një pishine duke treguar linjat e saj perfekte. Kjo nuk është hera e parë që Orjola poston në profilin e saj në Instagram foto provokuese dhe tepër joshëse.

Read More

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte është pjesë e mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku ndër të tjera në fjalën e tij tha se procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja. Po ashtu kreu i qeverisë, shtoi se ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi, e certifikuar së fundmi edhe nga Standard&Poor’s, që e ngriti Shqipërinë në një nivel të ri me vlerësimin për aftësinë financiare të vendit “Për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar, vizioni shkon përtej të dhënave të aktualitetit, kemi një potencial për rritje të investimeve të huaja, synimi…

Read More

Një fermer shqiptar kanabisi është këshilluar nga një gjykatës që t’i thotë çdo bashkatdhetari që mendon të hyjë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar se ka të ngjarë të përfundojnë në borxh dhe të shfrytëzuar nga bandat kriminale. Mahmut Selimaj emigroi në Britani në mënyrë të paligjshme duke menduar se do të mund të punonte shumë dhe të merrte një pagë të mirë. Por ai përfundoi në borxh ndaj atyre që e trafikuan në mënyrë klandestine në Britani. Gjykata dëgjoi se 26-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai bëri një kërkesë për azil në vitin 2022,…

Read More