Author: tirana

Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet. Sipas njoftimit bëhet me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter dhe sipas raporteve fillestare, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra nga qyteti i Tolmezzo dhe u ndje edhe në vendet fqinje, duke përfshirë Slloveninë dhe një pjesë të Kroacisë. Bazuar në të dhënat e para, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda dh zjarrfikësit kanë marrë dhjetëra thirrje, por se ende nuk ka raportime…

Read More

Provokimet nga çifti Ilnisa-Meriton nga Egla Cenos e cila shihet si fituese, ka agravuar gati në sherr fizik. Aktorja fillimisht pati një debat të ashpër me Meriton Mjekiqin. Pas kësaj, ajo shkoi në kuzhinë ku ndodhej edhe gazetarja dhe po e pengonte në atë që ishte duke bërë. Egla kërkoi që t’ia lëshonte rrugën për të mbushur një çaj, gjë të cilën nuk e lejoi. Më pas në mes tyre hyri edhe Meritoni që tentoi të ulte gjakrat mes konkurrentëve, duke mos e lënë situatën të përshkallëzohet. Ilnisa: Kur të mbaroj unë, të më zhduket. Egla: Kam nevojë për ujin.…

Read More

Këtë të enjte është konstituar grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian. Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati rreth 1 orë, u ngrit grupi i punës pas dakordësisë së arritur mes palëve. Rithemelimi tha se Reforma Zgjedhore është prioritet i tyre. Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Rithemelimi anëtar është Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, ndërsa vendi që refuzoi Basha, i është lënë Erisa Xhixhos nga Partia e Lirisë. Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka…

Read More

Zv/kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Saide Dollani ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është dashur të përballet që në momentin që vendosi të bëhej gjyqtare. Në videon që e ka publikuar ambasada e SHBA-së në Tiranë, ajo shprehet se është kërcënuar bashkë me familjen nga eksponentë të krimit të organizuar gjatë punës së saj si gjyqtare. “Unë jam Saida Dollani, nënkryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në moshën 24-vjeçare vendosa të bëhesha gjyqtare për të kontribuar konkretisht në vendosjen e shtetit ligjor që po lindte…

Read More

Sot do të mblidhet për herë të parë grupi i dialogut për Reformat, pas paktit PS-Rithemelim. Grupi i dialogut ka 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 3 nga opozita. PD-ja e Bashës ka refuzuar që të përfaqësohet në këtë grup pune. Bardhi ka vendosur që në mbledhje të jetë Dhurata Çupi dhe në mbledhjen tjetër të jetë Fatmir Mediu. Kjo është një tryezë që kërkon konsensus, ndaj ka barazi të anëtarëve. Mjafton të bien dakord dy krerët e grupeve, nuk është e nevojshme të llogarisim shumicën. Ky është një grup që kërkon konsensus, grup ekspertësh. Sot puna nuk nis me reformën…

Read More

Një 36-vjeçar nga Fieri ka ngacmuar seksualisht një të re me probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, ai ka marrë 21-vjeçaren në makinën e tij dhe e ka ngacmuar seksualisht. 36-vjeçari, M.Xh., banues në Tiranë, është ndaluar nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç vendimin e Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, e quan të turpshëm dhe skandaloz. Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. “Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një…

Read More

Përtej sherreve, në një moment të mbrëmjes së djeshme, Ilnisa dhe Meritoni kanë qenë në dhomën e grimit, ku ky i fundit u ndje i provokuar nga të pasmet e Ilnisës. Ilnisa i thotë se nuk e provokon brenda BBV3, por kur të dalin jashtë. Meritoni: Ilnisa po ndihem i provokuar. Ilnisa: Mendo zemër, detyra të rëndësishme të presin. Meritoni: Obobo vdiqa krejt, po pse më provokon ashtu? Ilnisa: Tallesh ti? Meritoni: Ky është një lloj provokimi. Ilnisa: Po se nuk kam çfarë bëjë në këto momente dhe po të provokoj ty… Meritoni: Pse nuk më provokon ti? Ilnisa: Kurrë…

Read More

Vrasja e 12-vjeçares Asunta Basterra, tashmë do të jetë edhe në një serial televiziv në Netflix. Ky rast konkret ka ndodhur në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga më tronditëset e regjistruara në Spanjë. E lindur në Fang Yong në vitin 2000 në Kinë, Asunta u birësua në moshën nëntë muajshe nga Alfonso Basterra Camporro dhe Maria del Rosario Porto Ortega, një çift i pasur nga Spanja. E përshkruar si një fëmijë i talentuar. Mjeku ligjor përcaktoi se ajo vdiq nga asfiksia dhe i ishte dhënë të paktën 27 pilula Lorazepam. Prindërit birësues, Alfonso Basterra dhe Rosario Porto u…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mëngjesin e kësaj të enjte është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ai është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, ndërsa SPAK pritet të dorëzojë dosjen në GJKKO me kërkesën për nisjen e gjykimit. Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy…

Read More

Banorët e shtëpisë më të famshme, ”Big Brother Albania Vip 3” ditën e djeshme janë mbledhur në living ku kanë diskutuar rreth ankthit dhe depresionit. Ata kanë treguar historitë e tyre personale dhe se si ia kanë dalë që të hedhin mbrapa krahëve eksperiencat e tyre jo të mira. Romeo tregoi historinë e tij personale dhe si është ndjerë në momentet kur ka pasur ankth për herë të parë. “Unë kam patur një situatë në jetën time, kam qenë më i ri, tek 19-20 vjeç, kalova një periudhë të vështirë, le të themi familjare, s’dua ta them arsyen, dhe unë…

Read More

Dy kryeinspektorë dhe dy inspektorët e IKMT-së Bashkia Lushnje, punonjës të policisë dhe gjashtë të pandehur të tjerë, janë dënuar për lejimin e 37 ndërtimeve pa leje. ”Dymbëdhjetë persona, dy kryeinspektorë dhe inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), punonjës të policë dhe të pandehur të tjerë, u dënuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pasi lejuan 37 ndërtime të paligjshme për një periudhë 18 mujore në territorin e Bashkisë Lushnje. Ish Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në datën 28.04.2023 dërgoi në Gjykatë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 315,…

Read More