Kryeministri Edi Rama këtë të enjte është pjesë e mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku ndër të tjera në fjalën e tij tha se procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja. Po ashtu kreu i qeverisë, shtoi se ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi, e certifikuar së fundmi edhe nga Standard&Poor’s, që e ngriti Shqipërinë në një nivel të ri me vlerësimin për aftësinë financiare të vendit “Për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar, vizioni shkon përtej të dhënave të aktualitetit, kemi një potencial për rritje të investimeve të huaja, synimi…
Author: tirana
Një fermer shqiptar kanabisi është këshilluar nga një gjykatës që t’i thotë çdo bashkatdhetari që mendon të hyjë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar se ka të ngjarë të përfundojnë në borxh dhe të shfrytëzuar nga bandat kriminale. Mahmut Selimaj emigroi në Britani në mënyrë të paligjshme duke menduar se do të mund të punonte shumë dhe të merrte një pagë të mirë. Por ai përfundoi në borxh ndaj atyre që e trafikuan në mënyrë klandestine në Britani. Gjykata dëgjoi se 26-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai bëri një kërkesë për azil në vitin 2022,…
Gazetari belg Marc Roche ka bërë një zbulim bombë për Kate Middleton. Në një intervistë për Gala ai iu referua formës së kancerit nga e cila vuan Princesha e Uellsit, duke cituar një burim të mirëinformuar. “Gjithçka tregon se ajo ka një histerektomi dhe kancer të zorrës së trashë. Princesha e Uellsit po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese, e cila mund të bëhet në shtëpi, pa pasur nevojë të shkojë në spital”, tha ai. I pyetur se kur do të kthehej në detyrat e saj mbretërore, ai tha se skenari më i mundshëm do të ishte në qershor ose korrik. “Duke…
Nga Redjon Shtylla Jemi në ditën e 77 të ”Big Brother Albania Vip 3” dhe loja e këtij viti e cila është e ndërtuar me sherre më së shumti ordinere, gjuhë banale dhe provokime të pafundme, do të kenë një fitues. 2024 është viti ku në këto 3 muaj, gratë janë vrarë dhe i kanë dhënë fund jetës nga kërcënimet e burrave, por do të jetë edhe viti ku gratë do të triumfojnë. Nuk ka diskutime që ky edicion i Big Brother është i banoreve gra dhe vajza. Dhe njëra prej tyre do të jetë edhe ajo që do të…
Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi, do të jetë sërish përballë drejtësisë, pasi GJKKO kërkon që SPAK ta hetojë. Gjykata e Durrësit kishte pushuar hetimet ndaj Roshit, pas një kallëzimi të KLSH për shpërdorim detyre, por me vendim të GJKKO çështja i kalon SPAK për hetim. Nga një auditim që KLSh kishte kryer gjatë janarit 2013-2014, kur bashkia e Kavajës drejtohej nga Elvis Roshi, u konstatuan një sërë parregullsish në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën e 33 milion lekëve. Në shtator 2015 KLSH kallëzoi në prokurori kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi…
Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i dënuar me shpërdorim detyre ka dalë nga burgu. Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm. Sipas organit të akuzës, Fran Tuci ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë…
Indrit Sefa, përfaqësuesi i PD-së së Lulzim Bashës, ka depozituar në Gjykatën e Apelit një kërkesë për nxitjen e shqyrtimit të çështjes që lidhet me vulën e kësaj partie. Ai tha se gjykata duhet të marrë një vendim i pa ndikuar nga asnjë faktor. Një thirrje e pati edhe për Rithemelimin, që të dalë publikisht dhe të deklarojë se vendimin e gjykatës do ta pranojë. “I bëjmë thirrje nënkryetarit të Parlamentit që ligjshmëria përcaktohet nga rregullat. Drejtësia popullore proletare me numra e shifra ka në Kinë e Korenë e Veriut, janë politika putineske. I bëj thirrje palëve të ndjekin rrugën…
Roja i sigurisë së Dua Lipës është në qendër të vëmendjes, pasi u konfrontua me një fanse, ku si pasojë ia gjuajti edhe telefonin. Këngëtarja shqiptare ishte në Paris këtë javë me të dashurin e saj, Callum Turner. Pasi dolën nga mjeti, një fanse iu afrua me nxitim teksa mbante telefonin e saj. Teksa momenti u kap në kamera që roja i hedh telefonin dhe vetë Dua as që e kthen kokën, shumica e fansave kanë kërkuar mbrojtësin e Duas, por disa kanë sugjeruar se veprimet e tij ishin shumë të forta. View this post on Instagram A post shared…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Ai po njihet me dosjen në ambientet e SPAK, pasi refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes. Beqaj ndodhet që prej orës 9:00 në ambientet e SPAK, ku prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme. Avokati i tij tha se aktualisht janë tek fashikulli numër 2 dhe se do të lexojnë sa të munden, ndërsa e konsideron qesharake shumën që u vendos për t’u paguar. “Na u dha një…
Policia e Shtetit ka nisur planin e masave kombëtare për parandalimin e kultivimit të kanabis sativa. Grupet e punës janë informuar me direktivat e megaoperacionit, ku përfshihen efektivë të drejtorive vendore, Forcat e Sigurisë Kombëtare, etj. Pjesë e operacionit anti-kanabis nga muaji maj do të jetë edhe Guardia di Finanza me monitorim nga ajri. Kontrollet do të kryhen në të gjithë territorin e vendit, në veçanti në zonat e konsideruara me riskun më të lartë të kultivimit.
Kategoria Superiore rikthehet këtë të premte më takime mjaft interesante që mund të vendosin shumë për fatin e disa skuadrave. Egnatia kryesuese prej 7 ndeshjes pa fitore në kampionat, kërkon të rikthehet sa më parë tek Kukësi, një kundërshtar që lufton për mbijetesë dhe detyrim ka 3 pikë. Sfidë e bukur është ajo në kryeqytet, ku Teuta pas eliminimit në Kupë, kërkon të hakmerret me Tiranën. Detyra për durrsaket e Edi Martinit nuk do të jetë e lehet pasi dhe bardheblutë kërkojnë një vend mes 4 ekipeve më të mira dhe për këtë do të luajnë vetëm për fitore. Sfida…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka njoftuar se do të dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës 13:00, ndërkohë që ende nuk dihet se cila do të jetë tema rreth së cilës ai do të flasë. Konferenca e jashtëzakonshme ka për qëllim denoncimin e një familjari të kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë se javët e fundit politika ka qenë dinamike, ndërkohë që pas më shumë se pesë muajsh kaos në Kuvend, jeta parlamentare iu kthye normalitetit pas një marrëveshjeje mazhorancë- opozitë për krijimin e…