Djali i një ish-oficeri të policisë shqiptare është dënuar me burg në Angli, pasi u arrestua në një ‘shtëpi bari’. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai u kap duke u kujdesur për 1,339 bimë kanabisi, se bashku me një tjetër shqiptar. Ata janë identifikuar si Klajd Toli (i riu në foto), 27 vjeç dhe Fabian Xhika, 26 vjeç, ndërsa pritet që të ekstradohen drejt vendit tonë, pasi kanë kryer një pjesë të dënimit në Angli.
Author: tirana
Bota po përballet gjithnjë e më shumë me një rezistencë të organizmave ndaj insulinës dhë luftimit të sëmundjeve si diabeti. Përhapja e shpejtë e paradiabetit dhe e tipeve të diabetit bën që të lindi nevoja për kura dhe këshilla të përditëshme. Diabeti njihet në masë si një sëmundje që përgjithësisht vjen nga kequshqyerja dhe abuzimi me stilin e jetesës. Ndaj edhe parandalimi dhe kura më e mirë fillon pikërisht nga tryeza juaj dhe ajo çfarë zgjidhni të konsumoni çdo ditë. Sipas ekspertëve ajo çfarë këshillohet është që të merrni të gjitha vitaminat edhe mineralet e nevojshme pa përjashtuar asnjë. Një…
Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të enjte në Tiranë. Apartamenti ndodhet në bulevardin “Zogu i Parë” . Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, e as nëse ka të lënduar. Për më shumë detaje pritet informacion zyrtar nga policia.
Sulmi ndaj një oficeri Policie që u njoftua si një konflikt banal me fqinjin, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë kriminal që kishte si qëllim vrasjen e tij. Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull. Ngjarja ndodhi të hënën në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori, Ormir Gucia u arrit të arrestohej. Janë siguruar pamjet e një kamera sigurie që ka fiksuar momentin e sulmit.
Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj. Beqaj shtoi se kanë bërë kërkesë për veprime shtesë hetimore në lidhje me çështjen dhe po ashtu ka kërkuar që të japë deklarimet e tij dhe të merret sërish në pyetje nga hetuesit. “Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë…
Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur të pavlefshëm votimet e kryera në seancën plenare të 7 marsit. Grupi i PD pretendoi se të gjitha ligjet e votuara në seancën e 7 marsit duhet të shpalleshin të pavlefshme, për shkak se nuk ishte plotësuar kuorumi i nevojshëm në Kuvend. Mesazhi i drejtuar anëtarëve të sekretariatit: Të nderuar anëtare te Sekretariatit për Procedurat, Votimit dhe Etiken, Bej me dije se diten e premte date, 29.3.2024, ora 11.30 Sekretariati për Procedurat e Votimit zhvillon mbledhje…
Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtuar pasi dy kryetarë bashkie ndodhen në burg. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave deri në një vendim të formës së prerë për akuzën e shitblerjes së votave. Ndërsa ai në detyrë Jorgo Goro dha dorëheqjen një ditë më parë pas një hetimi dhe akuzë zyrtare nga SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në tjetërsimin e disa pronave në bregdetin të Dhërmiut. Në këtë situatë këshillit bashkiak i duhet të caktojë një drejtues të ri të përkohshëm. Sipas ligjit detyra i…
Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar më parë për kundërvajtje dhe nuk përbën kërcënim për publikun. Është e paqartë se ku është aktualisht refugjati kosovar. Policia po heton. Ai mund të mos jetë më në Zvicër, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale. Policia thotë se kosovari nuk e ka pasur të vështirë. Ai ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur. Burri kosovar ishte i dënuar për kundërvajtje. Ai nuk paraqet asnjë rrezik. “I…
Mungojnë edhe 80 ditë nga ndeshja e parë që Shqipëria do të zhvillojë me Italinë në fazën finale të Europianit të Gjermanisë, ku shorti na ka vendosur edhe me Spanjën dhe Kroacinë në grup. Padyshim që është ende herët, por në miqësoret e këtij muaji, trajnerët kanë provuar lojtarë dhe module loje të ndryshme. “Panorama Sport” do të sjellë formacionet e mundshme ose disa projeksione të kombëtareve që kuqezinjtë do të përballen në grup gjatë muajit qershor. ITALIA Një mbrojtje me katër apo me tre, kjo është dilema e Spaletit që me shumë mundësi do të zgjedhë një 3-4-2-1. Në…
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Genta ka shprehur mendimin e saj rreth nominimit të kësaj jave dhe cilët janë finalistët e këtij edicioni sipas saj. Ndërkaq, a ka grupime brenda shtëpisë së “BBV”? Ka grupime, si në jetën jashtë që ti qëndron me njerëzit që të ecën muhabeti. Një gjë që më pëlqen tek Juli është që kur ofendon kurrë nuk përmend familjet e banorëve që ka debat dhe kërkon gjithashtu edhe falje. Egla sado që ofendon nuk kërkon kurrë falje. Juli nuk e tepron, më pëlqen shumë qetësia…
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mesditën e kësaj të enjte në Patos. Uniformat blu në Fier bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit. Zjarri ka shpërthyer në një apartament që ndodhet në katin e katërt të një pallati në Patos. Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve. Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë Vizion Plus ka siguruar pamje nga apartamenti që u përfshi nga flakët.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha sot se Serbinë e presin ditë të vështira dhe se këtë e ka diskutuar me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuel Gioffre, dhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar se për çfarë bëhet fjalë, duke thënë se për gjithçka do të flasë më shumë në ditët në vijim. Ai hodhi poshtë vlerësimet se Serbia po e braktis “rrugën evropiane” pas paralajmërimeve për largimin e mundshëm të saj nga Këshilli i Evropës, nëse kjo organizatë e pranon Kosovën. “Nuk kam dëgjuar të flitet për këtë. Po flisja…