Një 68-vjeçar është mbajtur peng në Elbasanm, me qëllim për t’i grabitur paratë. Në pranga kanë rënë shtetasit R.K, 57 vjeç, banues në Peqin dhe P.S, 47 vjeçe, banuese në Belsh. Sekuestrohen automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë. Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç,se për motive të dobëta 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta kundër vullnetit të tij në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2…
Author: tirana
Vendi ynë është mbuluar nga një përzierje toksike pluhuri afrikan, ku sipas parashikimeve meteorologjike, do të qëndrojë edhe në dy ditët në vijim, duke krijuar kushte të një atmosfere mbytëse. Grimcat e pluhurit mund të integrohen me polen, baktere dhe kërpudha, duke rezultuar në krijimin e një përzierjeje shumë toksike dhe të rrezikshme për trupin e njeriut dhe veçanërisht për sistemin e frymëmarrjes. Ky pluhur i veçantë, për shkak të madhësisë së grimcave të thithura, mund të arrijë në rrugët më të vogla të frymëmarrjes të mushkërive dhe të shkaktojë acarim intensiv dhe inflamacion rajonal në bronkiola. Në rast të…
“Njerëzit fizikisht aktivë kanë një rrezik më të ulët të simptomave të pagjumësisë dhe kohëzgjatjes ekstreme të gjumit, të gjatë dhe të shkurtër”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Erla Bjornsdottir, eksperte e gjumit dhe mësuese dhe studiuese me kohë të pjesshme në Universitetin e Reykjavik. Studimi i publikuar në revistën BMJ Open analizon të dhënat nga më shumë se 4 300 njerëz të moshave 39 deri në 67 vjeç, gjatë një periudhe 10-vjeçare. Pjesëmarrësit në nëntë vende evropiane u anketuan në lidhje me shpeshtësinë, intensitetin dhe kohëzgjatjen e aktivitetit fizik, si dhe simptomat e pagjumësisë, sasinë e gjumit çdo…
Një krim makabër ka ndodhur në Sao Paulo, ku një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm. 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar. Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor. Wellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e…
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një video magjike, të asaj që e quan si një copëz pranvere që ka çelur mes malesh në Bogë. ”MIRËMËNGJES dhe nga një copëz pranvere që ka çelur mes malesh në Bogë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë. Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit. Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.
4 persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona në Rockford të shtetit Illinois në SHBA. Viktimat e moshave nga 15 deri në 63 vjeç u sulmuan më thikë nga një 22 vjeçar i cili aktualisht po mbahet në paraburgim policor. Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme (27 mars) ka tronditur gjithë banorët e zonës. Shtatë të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin trajtim mjekësor për plagosje të rënda të shkaktuara si pasojë e goditjeve me thikë. “Ne kemi skena të shumta në këtë pikë, dhe ne ende po…
Edhe këtë të enjte vendi do vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, kryesisht për pjesën e parë të ditës. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24orëshit deri në orët e para të ditës. Vendi do të jetë sërish i mbuluar nga pluhuri afrikan. Temperatura pritet të rritet me mbi 20 gradë deri të enjten. Jo vetëm Shqipëria por e gjithë pjesa jugore e Europës është e mbuluar nga pluhuri, ndërsa zonat…
Dashi Të enjten hëna hyn në shenjën tuaj në fund të muajit së bashku me shumë planetë të tjerë që do të kthejnë jetën tuaj. Situata në punë po përmirësohet si dhe në atë të dashurisë ku do të vijnë lajme interesante. Demi Të enjten është dita e përsosur për t’i hapur zemrën të dashurit tuaj. Planetët aktivë kthehen në punë dhe sjellin kënaqësi dhe projekte të reja. Binjakët Të enjten mëngjesi i ditët që vjen do të jetë më i mirë se pasditja, por prisni gjëra të shkëlqyera nga prilli i cili fillon me diellin në favorin tuaj. Në…
Ministria e Drejtësisë ka nisur punen për hartimin e strategjise ndërsektoriale te drejtësisë per vitin 2024-2030. Ministri Ulsi Manja theksoi synimet në një tryezë me përfaqësues të BE dhe institucioneve të pavarura. ‘’Draft strategjia e re synon të fokusohet në disa drejtime prioritare për të adresuar një nga sfidat më të mëdha të sistemit gjyqësor dhe për të rritur efikasitetin e trajtimit të çështjeve duke ju siguruar qytetarëve drejtësi pa vonesa, në kohë të shpejtë. Digjitalizimi i sistemit gjyqësor dhe plotësimi i vakancave të magjistratëve me qëllim përmirësimin e qasjes në drejtësi’’, tha Manja. Andre Rizzo si përfaqësues i BE,…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis tha të mërkurën se rasti i Fredi Belerit duhet të shikohet si një shqetësim europian dhe jo si çështje dypalëshe mes dy vendeve në Ballkan. “Kjo nuk është (çështje) bilaterale. Nuk është dypalëshe nëse një vend kandidat që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian respekton parimet e shtetit ligjor dhe të drejtat politike të qytetarëve të vet. Është një çështje europiane dhe duhet ta perceptojmë si të tillë që ta theksojmë në çdo forum”, tha ai për radion Skai. Ministri grek kritikoi ndër të tjera mandatin e tejzgjatur të Jorgo Goros në krye të bashkisë gati…
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për dëmshpërblimin e familjarëve të Gërdecit. Me vendimin e datës 7 nëntor 2023, Gjykata e Strasburgut urdhëroi dëmshpërblim financiar për 17 persona, të plagosur dhe familjarë të viktimave me shumën prej prej 170 mijë eurosh. “Shteti shqiptar duhet t’u paguajë kërkuesve: bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt, 12 000 euro (dymbëdhjetë mijë euro), aplikantëve të mbetur, 10,000 (dhjetë mijë euro) secili, ku përfshihen 15 persona me një total prej 150 mijë euro; dhe bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro,…