Një incident është shënuar ditën e sotme pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, ku një 30 vjeçar me inicialet A.B., ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por i riu ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat 30-vjeçarin, për sqarimin e mëtejshëm…
Author: tirana
Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions të SHBA prej 1.13 miliardë dollarësh (1.04 miliardë euro), duke thyer një seri pa fitore që nga dhjetori i vitit të kaluar. Bileta me fat u shit në Neë Jersey, sipas faqes së internetit Mega Millions. Goditja e fundit e Mega Millions ishte më 8 dhjetor. Që atëherë ka pasur 30 barazime radhazi pa një fitues të madh.Shanset për të fituar xhekpotin e Mega Millions janë një në 302.6 milionë. Fituesit kanë dy opsione, ose shumën e plotë me këste gjatë 30 viteve të ardhshme…
Këshilli i Ministrave ka kaluar gjatë ditës së sotme vendimin për projektin pilot të përdorimit të pagesave të shpejta elektronike. Kjo nismë që do të zbatohet fillimisht në tre qytete, synon që të rrisë konkurrencën dhe inovacionin në sektorin financiar, duke ofruar një shpërndarje të drejtë dhe të shpejtë të shërbimeve dhe produkteve financiare për qytetarët.Sipas Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, përzgjedhja e qytetarëve që do të përfshihen në këtë projekt do të bëhet në mënyrë transparente dhe rastësore, duke siguruar përfaqësim të drejtë të grupeve të ndryshme në bazë moshe dhe gjinie.Në vendim, përcaktohet…
Me Japoninë që po përballet me një problem akut të plakjes së popullsisë, Oji Holdings ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin e pelenave për fëmijë nga shtatori i ardhshëm për shkak të uljes së kërkesës pasi shitjet e tyre ranë nga rreth 700 milionë në 2001 në 400 milionë sot. Ndërkohë, pelenat për të moshuarit janë shumë të kërkuara në Japoni dhe kanë më shumë se një dekadë shitur më shumë se pelenat për fëmijë, me statistikat e fundit që sugjerojnë se ky trend do të vazhdojë. Numri i lindjeve në Japoni ra vitin e kaluar në një rekord…
Kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars. Akrepat lëvizin një orë para, për shkak të ndryshimit nga ora dimërore në orën verore. Prej dekadash, vendet e Bashkimit Europian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Sipas disa studiuesve, thuhet se koha verore sjell përfitime më të mëdha për shëndetin tonë, sepse është më në sinkron me orën tonë biologjike, e cila ka nevojë për errësirë gjatë orëve të mbrëmjes për…
Prej kohësh tashmë, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund janë në kërkim të një anësori cilësor për krahun e majtë të mbrojtjes dhe mesa duket e kanë gjetur një të tillë, teksa prej disa muajsh i janë vënë pas turkut, Ferdi Kadioglu. Anësori 24-vjeçar i mbrojtjur, i lindur në Viteshe, të Holandës është pjesë e Kombëtares së Turqisë, që prej vitit të shkuar dhe falë performancave të tij “magjike” në fushën e blertë është kthyer në një objektiv edhe për “gjigantët” e Italisë, Inter e Napoli. Për autorin e 3 golave dhe 4 asistimeve, në harkun kohor, të 41 paraqitjeve me fanellën…
Paolo Tramezzani e ndjek ende Kombëtaren edhe pse kanë kaluar gati 8 vite kur u largua nga kuqezinjtë. Krahu i djathtë i Gianni De Biasi që drejtuan Shqipërinë drejt pjesëmarrjes së parë në fazën finale të një turneu madhor, analizon veçoritë e skuadrës së drejtuar nga Sylvinho. “Sipas meje dy skuadra të ndryshme, me një rrugëtim të ndryshëm. Ne kishim më shumë lojtarë me përvojë. Kjo e sotmja është një Kombëtare që ka edhe perspektivë. Skuadra e Sylvinho ka edhe cilësi individuale, lojtarë të zotë. Dua të përgëzoj trajnerin, pasi dallohet puna e tij në nivel taktik dhe strategjinë”. Tramezzani…
Admirali Vladimir Beja i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se çfarë Flote Detare kishte Shqipëria në vitet ’70. Admirali thotë se Shqipëria kishte 4 nëndetëse, ndërkohë që Italia, Greqia kishin nga një ose dy. “U emërova oficer në 1974-ën, kur ka qenë kulmi i modernizimit të Flotës Detare Shqiptare. Nga 1955-ën Pashalimani u kthye në Bazë Shqiptare të traktatit të Varshavës, ashtu siç është sot Baza Shqiptare e NATO-s në Kuçovë. Duke pasur parasysh që Gjiri i Vlorës bllokonte Otranton, ishte përcaktues në mbrojtjen e Otrantos. Shqipëria kishte një pozicion të lakmueshëm për traktatin e…
Këtë të mërkurë në “Breaking” në Top News, i ftuar ishte deputeti i PS, Erion Braçe. Gjatë bisedës në studio me gazetarin Xhoi Malësia, Breçe u ndal në zhvillimet e fundit politike në vend. Lidhur me rikthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, ai u shpreh se nuk fshihet asgjë pas ndonjë marrëveshjeje, pasi Braçe thotë se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, por se sipas tij grupi që pengoi jetën parlamentare, vendosi që të heqë dorë nga kjo strategji. “E para nuk ka marrëveshje, dhe kjo u tha dhe u stërtha. Nuk ka çfarë të fshihet…
Flasim prej kohësh për kërcënimin Serbi, përmes influencës ruso-kineze në vendin tonë. Serbia ka nisur prej javësh të bëjë thirrje për mundësinë e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, përmes një iniciative që po diskutohet që prej muajit janar. Është parashikuar, që Shtabi i Përgjithshëm I Forcave të Armatosura të Serbisë, deri në 1 maj të këtij viti, bashkë me ministrinë e Mbrojtjes, ti dorëzojnë presidentit Aleksandër Vuçiç, të gjitha propozimet për modelin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Publikohen për herë të parë testet provë për provimet kombëtare të klasave të 9-ta në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. 🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuh%C3…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…
Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli. Kevin ka komentuar deklaratën e Meritonit, i cili tha se nëse Ilnisa do të largohej nga shtëpia e BBV, edhe ai do të shkonte pas saj. “Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet…