Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, Europol. Sipas Politico, janë zhdukur disa dosje, të cilat përmbanin të dhëna personale të drejtuesve të lartë të institucionit. Besohet se zhdukja e dosjeve ka të bëjë me proceset hetimore brenda vetë institucionit. Politico raporton se disa nga dosjet e munguara përfshijnë ato të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe. “Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të…
Author: tirana
Mesdita e sotme në “Big Brother Vip” ka sjellë sërish debate të forta. Por një përplasje mes Ilnisës dhe Erjolës ka kaluar sërish limitet me ofendimet teksa debatonin në ambientin e “grimit”. Gazetarja i thotë Erjolës se po “përdoret si xhol” dhe nuk di të luajë. Debati mes vajzave ka agravuar deri në ofendime. Erjola: Luaj “Big Brother”, jo murlan Ilnisa: Shko përdoru pak. Ja ku është krahu do vish të ma kapësh Hajde ma kap krahun, të lutem se nuk dua të flas me ty. Bëj ndonjë skemë tjetër që të dalësh e nderuar para publikut. Me mua mos u merr…
Shtatë universitete publike kanë hapur dyert për mësuesit që kanë nisur të trajnohen nga pedagogët në fushat përkatëse, mbi cilësinë dhe metodat e reja të mësimdhënies. Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 arsimtare nga e gjithë Shqipëria deri në fund të këtij viti. “Edhe pse kam 38 vite në profesion, e shikoj shumë të nevojshme që të përditësoj dijet dhe ky trajnim është shumë i rëndësishëm.” “Unë si mësuese e re patjetër që më duhet të kaloj në disa faza kualifikimesh…
Sekretari i Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari ka deklaruar në një studio televizive, se nuk do të ketë një luftë të ftohtë me Gazmed Bardhin. Ai ka thënë se janë pjesë e një aksioni të përbashkët opozitar dhe Partia e Lirisë është koherente me qendrimet e saj. Sakaq, ai ka theksuar se nuk janë kundër bashkimit opozitar dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, por nuk ka marrë ende një vendim Opozita ka humbur shumë për sa i përket problemeve të brendshme. Investimi i Edi Rama ka qartasi për ta futur opozitën për një përccarje të brendshme. Opozita…
Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur pajisur me urdhër mbrojtje për 6 muaj Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, pasi dhunë në Pallatin Mbretëror. Çifti duhet të mbajë distancë nga njëri tjetri 5 metra, ndërsa kur Princ Leka të takojë vajzën, do duhet që e mitura të jetë nën shoqërinë e Dados. Të dy palët u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës, ndërsa sollën prova dhe akt ekspertizë për sa i përket pretendimeve për dhunë. Elia Zaharia do vijojë të qëndrojë në pallatin mbretëtor deri në përfundim të procedurave të divorcit.
Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj ka dërguar një letër ndaj Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, sa i takon vulës dhe logos së PD-së. Në letrën e dërguar, Gjekmarkaj i cili shprehet se fati i opozitës lidhet drejtpërdrejt me fatin e vendit, i kërkon gjykatës që mos të zvarrisë më çështjen dhe të dalë me një vendim që sipas tij duhet të jetë pro grupimit të Rithemelimit, duke theksuar se ka anëtarësinë, delegatët e Kuvendit kombëtar dhe deputetët e grupit parlamentar. “Fati i opozitës lidhet drejtperdrejt me fatin e Shqipërisë, me jetën demokratike në vend, me zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit,…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, tha se qeveria ka vendosur të thellojë reformën e ndërmarrë për sa i përket sistemit të Gjendjes Civile në Shqipëri. ”Të gjitha shërbimet që kalojnë online, lidhen me njohjen qoftë me vulën digjitale apo vlefshmërinë e këtyre dokumenteve, gjatë dy viteve të fundit nga Gjendja civile 11.3 mln certifikata digjitale. E përkthyer kjo në vlerë financiare të kursyer nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, është 13.2 mln euro. Këtu nuk llogaritët as koha e humbur nga këta qytetarë. Biem dakord që ky revolucion digjital jo vetëm ka kursyer kohë, por…
“Koha për t’u shkundur”,-shkruan Ilir Meta, i cili javët e fundit po dhuron stërvitje që nuk janë të zakonshme për një politikan. Me sa duket ka gjetur menyrën për “tu shkundur”, siç edhe vetë shkruan.
Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë. Tirana është mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius. Këto grimca të pluhurit saharian kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht. Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.
Dy raste dhune janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë. Në pranga ra G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur. Ndërsa 21-vjeçari A. Gj., 21 vjeç ra në pranga pasi në rrugën “Jordan Misja” goditi me grusht një punonjës të OSHEE-së. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: G. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre të mitur; A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi…
Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu është shprehur sërish kundër marrëveshjes së Rithemelimit ku bën pjesë me Partinë Socialiste, ku kaosi në Parlament u shua dhe janë dy Komisione Hetimore. Shehu shkruan në facebook, se asgjë tjetër nuk është e rëndësishme ndërkohë që Berisha është në ”arrest shtëpie”. Postimi i plotë Burgosja politike e liderit dhe nxjerrja jashtë ligjit e partisë, janë dy masat ekstreme, që regjimet mund të marrin ndaj opozitës! Sot në Shqipëri jemi ne nivelin e burgosjes politike të Liderit. Njëlloj si ndodhte në Rusi me Navalnin! Ky është elementi kryesor represiv, që duhet vendosur përballë institucioneve europiane.…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehet i lumtur pas kualifikimit të kombëtares së Ukrainës në “Euro 2024”. “Faleminderit djema! Faleminderit ekip për emocionet e rëndësishme që i dhatë të gjithëvendit, për fitoren e rëndësishme dhe për kualifikimin në Euro 2024. Ju dëshmuat sërish, sa herë që ukrainasit përballen me vështirësi, nuk dorëzohen dhe vazhdojnë të luftojnë, ata fitojnë patjetër. Në momentet kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, ne demonstrojmë çdo ditë se ukrainasit ekzistojnë dhe do të jetë atje. Ukraina është dhe do të jetë ! Faleminderit për fitoren ! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Zelensky.