Me një letër nga qelia e paraburgimit, Jorgo Goro dha dorëheqjen, ndërsa pozicioni i kryetarit të bashkisë së Himarës ka mbetur vakant. Zgjidhja më e mirë do të ishte ajo e zgjedhjeve të parakohshme, por për këtë do të duhet të pritur një vendim i formës së prerë nga Apeli i GJKKO për Fredi Belerin. Më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill,…
Author: tirana
Si sot një vit më parë media dhe fjala e lirë u cenua rëndë nga një akt terrorist që goditi televizionin Top Channel në orët e para të mëngjesit. Breshëritë e plumbave të kallashnikovit që u zbrazën mbi godinën e medias më të madhe në vend dhe i morën jetën një punonjësi të sigurisë, 60-vjeçarit Pal Kola shënuan dhe sulmin më të rëndë në historinë meditike në Shqipëri. Një vit pas sulmit, ngjarja e rëndë është ende e pazbardhur. Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se po kryhen hetime me një grup të posaçëm në lidhje me ngjarjen e…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi. Shkak për shkarkimin e tij ishin problematikat në kriterin financiar. Vendimin për shkarkimin nga detyra të Gripshit e mori trupa gjykuese e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Roland Ilian. Gripshi gjatë seancës dëgjimore dha sqarime për burimet e pasurisë, duke dhënë dhe provat përkatëse që sipas tij sqaronin pozicionin financiar. Por, trupa gjykuese pasi shqyrtoi dokumentacionin vulosi shkarkimin e tij. Gripshi gjatë seancës së zhvilluar sot, pas komunikimit të vendimit reagoi, duke theksuar se provat e dorëzuara prej tij…
”Eurovision Song Contest 2024” këtë vit do të zhvillohet në Suedi. Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan” dhe do të ngjitet në skenë më 9 maj. Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten edhe 15 shtete të tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro jep dorëheqjen dhe këtë vendim e ka marrë nga burgu aty ku është pas arrestimit me urdhër të SPAK. Ai ka drejtuar një letër këshillit bashkiak të Himarës dhe prefektit të qarkut. ”Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më…
Veniten shpresat për gjetjen e të mbijetuarve pas shembjes së urës në Baltimore të Shteteve të Bashkuara. Ekipet e shpëtimit dhe rojet bregdetare kanë vijuar këtë të mërkurë përpjekjet për gjetjen e personave që përfunduan në ujë, por, sipas tyre, gjasat janë të pakta. “Ne nuk besojmë se do të gjejmë ndonjë nga këta individë të gjallë. Nuk ka asnjë shpresë për ta. Situatën e bën më të rëndë kohëzgjatja e tyre në ujë të ftohtë. Sonte në mbrëmje jemi të detyruar t’i ndërpresim kërkimet”, tha Shannon Gilreath, kundëradmirali i Rojes Bregdetare. Rojet bregdetare nxorën të gjallë dy persona nga…
Politikani austriak Gunther Fehlinger jep deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan. Ai thotë se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës. Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb. “25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç. Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, këtë të mërkurë zhvilloi një takim me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos. “Diskutuam për avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe domosdoshmërinë e ngritjes së rolit të Kuvendit në një nivel tjetër mbikëqyrës të negociatave. E informova për platformën e re të dialogut politik me opozitën brenda Komisionit të Ligjeve si një mekanizëm për të diskutuar për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar”, shprehet Çuçi. Gjatë takimit ai vlerësoi edhe rikthimin e opozitës në normalitet duke i dhënë fund kaosit 4 mujor nëpër komisione dhe…
Rrjetet sociale vijojnë të mbeten problem sa i takon rasteve të shumta që raportohen në polici për shkeljen e privatësisë së personave të ndryshëm. Këtë herë në Pogradec, policia ka nisur hetimin për një 16 vjeçar i cili dyshohet se ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok” fotografinë e një 14 vjeçareje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kanë zhvilluar takime me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos. Bardhi zbulon edhe foksin e diskutimeve. Ai shkruan se e ka informuar eurodeputeten për zhvillimet në Kuvend, ecurinë e reformave dhe problematikat që ka Shqipëria në rrugëtimin europian. Bardhi thotë se mazhoranca ka dy vite që ka bllokuar reformën zgjedhore dhe se nuk po zbaton vendimet e gjykatës kushtetuese, për herësin dhe votën e emigrantëve. “Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional,…
Fill pas Prime të së martës, në mesnatë Françeska u përfshi në një debat me Ilnisën dhe Meritonin, ku është zhgënjyer shumë nga ky i fundit, të cilin e konsideronte si një njeri shumë të afërt. Ajo bëri gati valixhet dhe shprehu dëshirën për të dalë nga BBV3. Ajo shprehet se “unë më mirë iki sonte nga shtëpia dhe nuk rri në një shtëpi me ju”. Ka qenë Romeo, Rike dhe Jetmiri që e kanë ndaluar, ku ky i fundit shprehet se “çdo situatë që krijon në këtë shtëpi është veç për Françeskën, kështu që nuk mund të largohet nga…
Një skandal ka prekur Europol-in. Dosje të cilat përmbanin informacione personale të drejtuesve të lartë të institucionit, janë zhdukur. Sipas disa burimeve të Politico, disa nga dosjet e zhdukura përfshijnë atë të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe. “Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosje të humbura. Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve…