Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

1 vit nga sulmi ndaj Top Media, Policia: Kemi informacione për autorët, por ende nuk dihen porositësit

12:48 / March 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Top Channel 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si sot një vit më parë media dhe fjala e lirë u cenua rëndë nga një akt terrorist që goditi televizionin Top Channel në orët e para të mëngjesit. Breshëritë e plumbave të kallashnikovit që u zbrazën mbi godinën e medias më të madhe në vend dhe i morën jetën një punonjësi të sigurisë, 60-vjeçarit Pal Kola shënuan dhe sulmin më të rëndë në historinë meditike në Shqipëri. Një vit pas sulmit, ngjarja e rëndë është ende e pazbardhur.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se po kryhen hetime me një grup të posaçëm në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe se kanë informacione për persona konkretë të përfshirë. Ndërkohë, sipas Vocajt, një provë e rëndësishme nga ngjarja është ADN-ja në një gëzhojë, por që nuk është identifikuar ende se kujt i përket. Ai theksoi se i janë drejtuar databazave të Interpol dhe policive fqinje por ende nuk është gjendur se kujt i përket.

“Policia ka një vlerësim të posaçëm për këtë ngjarje dhe ka një grup të posaçëm hetimor me oficer të dedikuar dhe kryesuesi i prokurorisë Tiranë. Policia disponon informacione për persona konkret të përfshirë. Po vijon puna me metoda speciale hetimi. Kjo ngjarje po hetohet edhe në raport me ngjarje të tjera kriminale të ndodhura jo vetëm në Tiranë. Po hetohen tabulate telefonike që i kanë hapur një prespektivë të re hetimit. Është analizuar makina me të gjitha elementet dhe parametrat teknikë. Kjo analizë i ka shërbyer hetimit. Ndërkohë një provë e rëndësishme është një mbetje biologjike në një gëzhojë ku është përftuar një ADN por që nuk është identifikuar ende se kujt i përket. I jemi drejtuar databazave të Interpol dhe policive fqinje por ende nuk është gjendur”, tha për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Policia Top Media
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.