Author: tirana

Gëzim Kajno është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi rezulton i dënuar për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016. 39-vjeçari është dënuar me 10 vjet burgim, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet. Pasi kishte kryer 6 vite dënim është lënë i lirë me vendim gjykate, por tani çështja është rimarrë në shqyrtim me prova të reja. Gëzim Kajno me datë 1 mars të vitit 2016 në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, Asllan Kërtushën. Viktima ishte i ulur në lokalin e njërit prej autorëve dhe në gjendje të dehur…

Read More

Mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj pritet të largohet nga Lazio në fund të këtij sezoni. Me ndryshimin e trajnerit dhe dorëheqjes së Maurizio Sarrit i cili e mori nga Napoli, futbollisti shkodran duket se nuk ka më vend tek kryeqytetasit e Italisë. Sipas Corriere Dello Sport, trajneri i ri i skuadrës, Igor Tudo pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadër, ndryshime që prekin edhe Hysajn. Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë me Lazion deri në verën e vitit të ardhshëm. 30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha…

Read More

Një grup opozitar në Serbi ka nisur mbledhjen e firmave për një peticion kundër një projekti ndërtimi që do të financohej nga kompania e dhëndërit të ish-presidentit amerikan Trump, pra nga Jared Kushner. Në qendër të projektit është selia e shtabit të ushtrisë serbe, e cila u shkatërrua në fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Në peticionin e nisur të hënën, grupi opozitar “Lëviz dhe ndrysho” i kërkoi qeverisë të respektojë ligjin, i cili thotë se ndërtesa mund t’i kthehet vetëm funksionit të saj fillestar. Organizatorët pretendojnë se aty duhet të ngrihet Muzeu i Historisë Serbe. Në më…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu tha se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit, janë marrë formalisht. Për mediat Mediu u shpreh edhe se dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë të dëshmojnë, çka tregon se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë. “Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar. Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe…

Read More

Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj e arrestuar me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në Tiranët ka mohuar të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë. Grupi i djemëve i kishin thënë se do shkonin në Tiranë për të shoqëruar disa persona dhe asnjëherë nuk i është përmendur se do të shiteshin arsenal armësh. Në deklarimet e 22-vjeçares, ka pohuar lidhjen me automjetin tjetër dhe si sipas saj përgjatë gjithë itinerarit ka kryer rolin e vëzhgueses dhe hapjes së rrugës, me qëllim…

Read More

Këtë të mërkurë në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”, u paraqit si i thirrur nga SPAK Mihal Delijorgji, ish-administrator i kompanisë “Alba Demil”. Ai refuzoi të dëshmojë në gjyq duke shfrytëzuar të drejtën që i jep ligji. Më pas avokatët dhe prokuria kërkuan që të administrohen në dosjen gjyqësore dëshmitë e dhëna më herët prej tij si person nën hetim dhe i pandehur. Edhe në këtë seancë, nuk u paraqit Anjola Agolli, ish sekretare e ministrisë së Drejtësisë, Denis Hajdar dhe Luan Hoxha. Për Denis Hajdarin prokuroria kërkoi shoqërimin e detyrueshëm pasi ka marrë dijeni dhe nuk është…

Read More

Arabia Saudite do të jetë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për kombin islamik. Dhe është modelja Rumy Alqahtani e cila do të bëjë histori duke marrë pjesë në konkursin “Miss Universe 2024”, duke shënuar herën e parë për këtë komb që merr pjesë në një spektakël të tillë. Sipas raportimeve nga mediat arabe, Alqahtani është mësuar tashmë të jetë në vëmendjen e publikut. Ajo ka marrë pjesë në disa konkurse ndërkombëtare të bukurisë, së fundmi në konkursin “Miss dhe Mrs Global Asian” që u mbajt në Malajzi pak javë më parë.

Read More

Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur, pritet që të rindërtojnë për herë të dytë skenën e krimit të ndodhur në Elbasan, ku u vra biznesmeni Pjerin Xhuvani. Mësohet se ekspertiza do të kryhet në orën 10:00, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë. Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekaj. Ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me PS-në, i cili ishte i…

Read More

Lufta mes bandave shqiptare që nisin për trafikun e drogës në Britani dhe më pas përfundojnë në ngjarje fatale në Shqipëri, janë treguar në një shkrim nga media britanike ”The Sun”. Për të folur rreth krimit të organizuar, ”The Sun” zhvilloi një intervistë me prokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazin i cili foli për rreziku8n me të cilin përballet teksa heton krerë të grupeve kriminale më të fuqishme. Prokurori ka rrëfyer se shumë nga sulmet me të cilat ai meret, vijnë si pasojë e përplasjeve të përgjakshme që nisin në Britani. “Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja…

Read More

Moderatorja Bora Zemani do të rikthehet në ekran me një emision të ri, të quajtur “Cherry on Top”. Siç mund ta mendoni edhe nga vetë emri, do të transmetohet në Top Channel dhe bëhet fjalë për një program ku do të diskutohen mbi tematika të shumta dhe do të ketë të ftuar të ndryshëm. “Për një të premte ideale…shumë histori interesante, pak histori, një i ftuar special, shumë rrëfime personale, një pikë gossip (thashetheme), pak muzikë, shumë qejf”,-shkruhet në llogarinë e emisionit në Instagram, në videon prezantuese. View this post on Instagram A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Read More

Roja Bregdetare përfundoi kërkimin e saj të martën vonë për gjashtë punëtorë të ekuipazhit të mirëmbajtjes së rrugës që ndodheshin në Urën Francis Scott Key në Baltimore, pasi ajo u shemb kur u përplas nga një anije mallrash. “Në këtë pikë, bazuar në sasinë e kohës që nga rënia e urës dhe temperaturat e ujit, ne nuk mendojmë se do të gjejmë ndonjë nga këta njerëz ende gjallë”,- tha adm Shannon Gilreath në një konferencë shtypi. Të paktën gjashtë persona supozohen të vdekur, raporton The Baltimore Sun. Të martën vonë, ekipet e shpëtimit gjetën një trup në ujërat e lumit…

Read More

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nën akuzën e ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll në një lokal në Kamëz, në të cilin, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe…

Read More