Author: tirana

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Mireille Clapot, nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Në një reragim në rrjetet sociale pas takimit me nënkryetaren e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez, Basha shprehet se ka kërkuar mbështetjen e Francës për anëtarësimin sa më parë të Kosovës në Këshillin e Europës. “Kënaqësi e veçantë të takohesha me Mireille Clapot, nënkryetarja e Komisionit për Punët e Jashtme të parlamentit francez. Diskutuam mbi situatën e sigurisë dhe zhvillmet në rajon. Shpreha shqetësimin për gjuhën kërcënuese të Beogradit ndaj paqes dhe sigurisë ne Kosovë…

Read More

Është padyshim sfida që do të shihet më shumë. Spanjë-Brazil nuk është një klasike futbolli, edhe pse dueli i madh i Botërorit meksikan në 1986 nuk është harruar. Dy skuadrat e shquara do të jenë përballë në një arenë “mitike” siç është edhe “Santiago Bernabeu” i Madridit, në atë që është miqësorja kryesore e luksit. Spanjollët, në ndeshjen e orës 21:30, do të kërkojnë të reagojnë pas humbjes së papritur në miqësoren ndaj Kolumbisë. Trajneri De La Fuentes ka fatin e keq që grumbullimi është goditur nga dëmtimet, por tifozët kërkojnë autokritikë dhe nuk i pëlqejnë humbjet. Brazili ndërkaq vjen…

Read More

Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Ministri i Financave Ervin Mete, i pranishëm në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit, u shpreh se rritja për herë të parë e vlerësimit nga “Standard&Poor’s” për Shqipërinë, nga B+ në BB- është një vlerësim i përpjekjeve për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e financave publike. Ministri Mete tha se ky vlerësim do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit. “Ekonomia…

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në SHBA në fillim të muajit maj. Mediat vendase në Turqi raportojnë se Erdogan do të takohet me homologun e vet, Joe Biden në SHBA më datë 9 maj. Kjo do të jetë vizita e parë e Erdoganit në Uashington nën presidencën e Joe Biden, pas vitesh me tensione në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Vizita e Erdoganitn ë SHBA vjen pas marrvëvehsjes që Ankaraja arriti duke siguruar avionët ushtarakë F-16 në këmbim të dritës jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Read More

Modelja amerikane, Emily Ratajkowski, jo vetëm që u divorcua, por ajo po e feston me stil dhe me humor këtë ngjarje. Supermodelja, e cila u nda nga producenti Sebastian Bear-McClard në shtator 2022, kohët e fundit, u shfaq në mediat sociale, për të treguar aksesorët e saj të rinj mahnitës. Në një seri selfiesh seksi topless nga shtrati i saj, Ratajkowski shfaqi unazat verbuese, të cilat ishin punuar nga diamantet e unazës së saj origjinale të martesës. Bizhuteritë e reja morën emrin “unazat e divorcit”, të cilat ishin ndarë në dy pjesë. Zgjedhja për të vënë unazën e saj të…

Read More

Sipas hulumtuesve ka një cilësi të rrallë te ‘njerëzit e natës’. Nëse ju zë gjumi vonë, do të thotë se jeni inteligjentë. Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç’besohet, njerëzit “e natës” janë më krijues dhe më origjinalë se ata “të mëngjesit”. Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjohen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre. Ata nuk e ndjejnë të…

Read More

Ministrja e Bujqësisë ka prezantuar në Lushnje skemen e mbështetjes kombëtare për vitin 2024. Gjatë një takimi me fermeret, Denaj tha se janë 8 kategori, ku përfshihet blegtoria, bujqësia dhe bletaria, ndërsa nuk do të shpërndahet më nafte falas, por ndihmë financiare në llogaritë bankare të fermereve përfitues. “Subvencioni është për të gjithë, si për fermeret që bashkohen si për ata që nuk bashkohen në nje shoqëri, diskutimi i sotëm është kush merr më shumë? Ne po sqarojmë se për një sipërfaqe 1 hektarë nëse bashkohen 3-4 anëtarë do të marrin maksimumin. Nëse nuk arrijmë dot të formojmë shoqëri, do…

Read More

Albano dhe Rigelsa e kanë kaluar pasditen në shoqërinë e njëri-tjetrit në verandë. Albano ka përfituar nga privatësia e tyre dhe ka ndarë me të disa detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencen e tij në punën e tij të parë. Aktori ka rrëfyer se si ka mashtruar pronarin në punën e tij të parë në Greqi, duke u hequr sikur ishte trajnuar si punonjë sigurie, por edhe duke mos treguar të vërtetën për moshën. “Në 2004- 2005 kam ikur në Greqi, dhe kam punuar për 8 muaj atje, në një club si security. Për të marrë punën i thashë…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot Oleksii Danilovin nga posti i tij si shef i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të vendit. Dekreti për shkarkimin e Danilovit u publikua nga presidenca ukrainase, e cila më vonë postoi një dekret tjetër që emëroi Oleksandr Lytvynenkon si zëvendësues të tij. Lytvynenko u shkarkua si shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës në një dekret të mëparshëm. Asnjë arsye nuk u dha për shkarkimin e Danilovit, i cili mori postin në tetor 2019, por kjo ndodh në vitin e tretë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, dhe kur forcat ukrainase…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka vijuar hetimet e thelluara mbi personat e përfshirë në ngjarjen e datës 21.03.2024, ku u ndalua një punonjës policie dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të tjerë dhe pas këqyrjes së detajuar të komunikimeve telefonike mes tyre dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike të administruara, është bërë e mundur gjetja dhe kontrolli i një ambienti të përshtatur si Call Center, në pronësi të shtetasve M.H. (i shpallur në kërkim) dhe SH. O., i ndodhur në rrugën “Idriz Guri” Tiranë,…

Read More

1622 matës inteligjentë të energjisë elektrike do të instalohen në 4 rajone të vendit. Pas tenderit me fond limit 120 mln lekë të zhvilluar në fund të vitit që shkoi, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka lidhur kontratën që i hap rrugë investimit, ndërkohë që sipas OSHEE-së përfitimet do të jenë të dyanshme, si për kompaninë ashtu edhe për abonentët. Kjo duke qenë se matësi inteligjent realizon faturim korrekt dhe cilësor të konsumit, si edhe ndjek në kohë reale fluksin e kilovatëve në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, konsumatorët mund të kontrollojnë në kohë reale ecurinë e konsumit dhe faturimin, si…

Read More

Për ditën e nesërme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu, me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë, reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale kryesisht në relievet malore. Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar…

Read More