Author: tirana

Gjykata e Durrësit lë në paraburgim pronarin 27-vjeçar të biznesit në Shijak, ku të premten ndodhi një shkëmbim zjarri, gjatë të cilit u plagos një 36-vjeçar. Alban Domi u arrestua nga policia nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, ndërsa autori i dyshuar i plagosjes dhe një person tjetër që ndodhej me të janë ende në kërkim nga policia. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së Enidor Dedjas në Xhafzotaj të Shijakut çuan në zbardhjen e konfliktit që u shndërrua në breshëri plumbash. Përplasja me armë erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Alban Domi dhe 33-vjeccarit Xhejms…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u prit në Selinë e Shenjtë në një audiencë private nga Papa Françesku. Ministri në emër të qeverisë dhe shtetit shqiptar vlerësoi përpjekjet e Atit të Shenjtë dhe të Kishës Katolike për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe harmoninë midis komuniteteve fetare, kombeve dhe popujve në botë. “Vlerësimi i thellë i Shenjtërisë së Tij për shembullin që Shqipëria i jep botës për solidaritetin njerëzor dhe vëllazërinë fetare, vazhdon të jetë një frymëzim dhe dritë udhërrëfyese për përpjekjen e vazhdueshme të vendit tonë për të qenë në anën e duhur të të historisë”,…

Read More

Me kryetarin fitues dhe me kryetarin në detyrë, që të dy në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës pritet të mblidhet më 29 mars dhe të vendosë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja. Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës dhe burime bëjnë me dije po ashtu se Blerina Bala është pretendentja kryesore për të drejtuar bashkinë deri në zgjidhjen përfundimtare të ngërçit.

Read More

Mes alarmit për një përshkallëzim të mundshëm me Rusinë, NATO merr masa për të blinduar kahun lindor. Aleanca përshpejton zbatimin e planeve të parashtruara në samitin e Vilniusit në 2023 për të përballuar një sulm të mundshëm nga Moska. 100 mijë ushtarë të NATO-s janë pozicionuar në Poloni, janë të trajnuar dhe gati për veprim. Ata janë pjesë e të ashtuquajturës “forca e reagimit të shpejtë”, e cila për vite ka qëndruar inaktive, por që pas luftës ruse në Ukrainë është shndërruar në shtyllën më të rëndësishme të strategjisë së mbrojtjes. Të hënën në Bruksel u zhvillua një takim për…

Read More

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me çdo ekip që do të luajë 8 ndeshje me kundërshtarë të ndryshëm, të përcaktuar me short. Për të përcaktuar renditjen finale, UEFA ka dokumentuar edhe rregulloren për rastet kur një apo më shumë skuadra do të kenë grumbulluar të njëjtin numër pikësh. Kriteri i parë që do të merret parasysh, është golaverazhi, element ky që do t’i bëjë skuadrat që të synojnë jo vetëm fitoren, por edhe të shënojnë sa më shumë. GolaverazhiNumri i golave të…

Read More

Policia në Lezhë ka arrestuar një 19-vjeçar, që me një motomjet pa targa shpërndante lëndë narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi Eraldo Ndreca. ”Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””,-informon Policia e Shtetit. Njoftimi i policisë Lezhë/Vijon zbatimi i masave në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar…

Read More

Pas një konfrontimi që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, ka ndërhyrë edhe Ilnisa. Gjatë debatit, Meritoni i ka sugjeruar Ilnisës të qëndrojë mënjanë nga konfliktet e tilla, duke i përmendur se këto situata mund të përdoren kundër saj në të ardhmen, një koment që duket se e ka prekur Ilnisën. Por ata janë parë pranë njëri-tjetrit, pasi janë të dënuar që të mos rrinë bashkë, pasi do të dalin në nominim kokë më kokë. Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove. Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete. Meritoni: Por jo sa u vrava unë.…

Read More

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro njihet sot me masën e sigurisë. Ai ra në prangat e policisë me urdhër të SPAK më 23 mars, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona. Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”. Goro është transferuar në bllokun e sigurisë në Tiranë, nga ku u shoqërua për t’u dërguar në gjykatë. Ndërkohë në GJKKO u paraqit ish kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Kryebashkiaku në detyrë, Goro u prangos pasi po…

Read More

Prestigjiozja italiane “Vanity Fair” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke renditur 10 arsye pse duhet t’i kaloni pushimet në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin, ku thekson se vendi ynë është ideal për të kaluar pushimet për shkak të klimës mesdhetare, muzeve origjinalë, përzierjes unike të arkitekturës dhe një nga kuzhinat më të mira në Europën Jugore. Artikulli i plotë i “Vanity Fair”

Read More

Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj thotë se PD-ja e bashkuar në diversitet është një garanci e pasuruar sesa PS tanimë e atrofizuar dhe për të parësore është ringritja e partisë. Në një intervistë për ”Koha Jonë”, për Bashën ai tha se duhet ta ndërpresë këtë sagë antiopozitare. ”Kur të humbë këtë vulë do i bëjë Tao një tjetër me dru lisi nga ato të pyjeve të Librazhdit dhe pastaj mund të vulosë sa ti dojë zemra e lodhet dora. Mirë është ta nderpresë vetë këtë sagë antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes”. Ju…

Read More

Mont-Saint-Michel, qyteti bregdetar veriperëndimor midis Normandisë dhe Brittany është pa diskutim ndër pamjet më mahnitëse të Francës. Për shekuj Mont-Saint-Michel ka qenë një nga destinacionet kryesore të pelegrinazhit të Evropës. Tani ishulli i shenjtë dhe gjiri i tij mahnitës janë shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet është i rrethuar nga një mur guri që mbyll plotësisht ndërtesat brenda, të cilat shtrihen në një sipërfaqe prej 4 km/m2. Në pikën e tij më të lartë, abacia qendrore ngrihet deri në 80 m. Në 2019, vetëm 29 persona jetonin atje. Gjatë gjithë historisë së saj, pozicioni e bëri…

Read More

Policia ka goditur një grup që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë dhe 5 persona janë arrestuar, mes tyre në edhe një vajzë. Grupi prej 5 personave i kishte siguruar armët në Shkodër dhe mbrëmjen e kaluar kanë qenë duke kryer trafikun. 4 automatikë dhe 5 pushkë i kishin fshehur brenda një valixheje në bagazhin e makinës. Më ndërhyrjen e policisë, ata janë kapur në një parking në rrugën e Rinasit. Trafiqet e Tiranës kishin marrë informacion për grupin kriminal që do të vinte nga Shkodra për të shitur armët në Tiranë. Fill pas kësaj organizuan operacionin për kapjen e…

Read More