Author: tirana

Ura Key në Baltimore në qytetin më të populluar amerikan Maryland u shemb pasi u godit nga një anije mallrash. Pamjet tregojnë urën e gjatë duke rënë në ujë pas përplasjes nga anija duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë. Aktualisht është e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. “Të gjitha korsitë janë të mbyllura në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urë” shkroi Autoriteti i Transportit në Maryland në X.

Read More

Shkolla 9-vjeçare ”Demokracia” në Valias të Kamzës është ndërtuar nga e para. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga ambientet e shkollës. Tashmë nxënësit do të zhvillojnë mësim në kushte me standarde moderne. “MIRËMËNGJESI dhe nga Valiasi në Kamëz, ku është ngritur nga themelet shkolla 9-vjeçare “Demokracia”, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Këtë të martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpashershme kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Era pritet të fryjë me drejtim jug- juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të jetë…

Read More

Besi dhe Xhensila janë ndarë dhe dramat e lajmeve dhe emisioneve që janë bërë për këtë temë, tashmë merr fund. Kësaj radhe ka qenë vetë artisti i cili konfirmoi një gjë të tillë në programin ”Ferma VIP”. Ai tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me këngëtaren e famshme shqiptare. “Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Gocën e shoh më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jeton me ish-bashkëshorten. Po mërzitem ndonjëherë, njeriut i ndodhin ca gjëra, ca situata në jetë që nuk i…

Read More

Dashi Të martën mund të ndiheni pak të zhytur në mendime. Ka diçka ose ndoshta dikush që ju shpërqendron dhe nuk ju bën të qëndroni të fokusuar në gjërat vërtet të rëndësishme, duke filluar nga marrëdhënia juaj. Ose ndoshta ju vjen nga një zhgënjim i hidhur. Edhe në punë na mungon përqendrimi dhe vendosmëria e nevojshme, por fatmirësisht rezultatet do të vijnë gjithsesi. Demi Të martën mund të ketë një ndjenjë të mirë dhe tërheqjen e duhur me personat e lindur në shenjën e Peshores. Në punë, mbani një sy për diskutime të mundshme me kolegët dhe eprorët. Mundohuni të…

Read More

Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. A2CNN mësoi se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme. Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Ditea dhe Roberti. Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para. Ditea po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet. “E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo.…

Read More

Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Read More

Atmosferë emocionuse ne Stokholm, teksa kuqezinjtë tanë kënduan himnin.  Vërtet rrënqethëse të shikosh futbollistët dhe mbi 5000 tifozët në stadiumin “Friends Arena” teksa këndojnë himnin tonë. Ky lloj karikimi na duhet përpara fillimit të takimit kundër kombëtares Suedeze, me shpresën e marrjes së një rezultati pozitiv përballë nodikëve. Kendimi i himnit (VIDEO)

Read More

Ardit Kraja, partneri i moderatores Ilda Bejleri u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Kosovës, pasi akuzohet për organizimin e lojrave të fatit. Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e moderatores. Sot, ajo ka bërë postimin e parë në rrjetet sociale, e shoqëruar nga e bija, Sienna. “Sienna ka vënë qeleshen. Gati për Euro2024,”-shkruan moderatorja e njohur e sportit. Duke zgjedhur kështu që të mos e komentojë ngjarjen e ndodhur me bashkëshortin e saj.

Read More

Më 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional. Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin. E gjithë faza thuhet se ka nisur me Hënën e plotë në 25 shkurt dhe purifikimi vazhdon ende deri në 25 mars kur kemi Hënën e plotë të radhës. Kjo Hënë e plotë do të të ndihmojë t’i japësh fund disa raporteve, apo të shohësh qartë të tjera. Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do të ndihmojë të ndryshosh për mos…

Read More

Luiz Ejlli ka treguar se ka përjetuar momente paniku një natë më parë, pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave. Ai thotë se avioni u detyrua që të bënte ulje nën Shkup. “Mbrëmë kam parë hata me sy, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin, o Zot faleminderit. Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup”, tregon Luzi përmes një videoje në rrjetet sociale. @shkodranja.here.for.luiz 🙏🏻❤ #luizejlli #meluizin ♬ original sound – Lui👑❤

Read More