Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të pritjes së emigrantëve që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare në nëntor të vitit 2023. Sipas medias italiane, qeveria italiane dëshiron të hapë kampet më 20 maj dhe kompanitë që janë të interesuara u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars. Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të…
Author: tirana
Për herë të parë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushim në Gaza. Shtetet e Bashkuara, aleate të Izraelit, që më herët kishin vendosur veto ndaj rezolutave të prezantuara, abstenuan gjatë votimit të 25 marsit. Rezoluta, që kërkon kërkon“armëpushim të menjëhershëm” gjatë Muajit të Ramazanit që do të çonte në një armëpushim “të qëndrueshëm”, u miratua pasi të gjithë 14 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan pro saj. Një ndryshim qëndrimi ndaj aleatit në Lindjen e Mesme u pa të premten, kur SHBA-ja prezantoi një rezolutë që kërkonte një “armëpushim të menjëhershëm…
Pas humbjes me Kilin në Parma të Italisë, padyshim që kuotat e Shqipërisë në baste janë rritur. Në takimin e sotëm miqësor, kompanitë e basteve shohin favorit absolut kombëtaren suedeze duke i caktuar një koeficient 1.60 për një fitore të mundshme. Ndërkohë për një sukses të kuqezinjve kuota është caktuar 4.50. Barazimi mes dy skuadrave ka koeficientin 3.90. Duke nisur nga ora 19:00, në Stokholm Shqipëria do të sfidojë Suedinë, në një takim që do të gjykohet nga një treshe rumune. Kryesori i kësaj sfide do të jetë Marsel Birsan, i cili do të gjykojë takimin e dytë ndërkombëtar në…
Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Fillimisht gjykata e shkalles së parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie. Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për ti ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi që përfaqësonte familjet e…
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ka marrë kartën e re të anëtarësisë në Partinë Socialiste. Përmes një postimi në rrjete sociale, Balluku shprehet se kartën e re e ka marrë prej një nga socialistëve të vjetër në PS, që për shumë vite ka kontribuar në këtë forcë politike. “Kartën e re të anëtarësisë e mora nga Gëzimi.Nuk ka socialist që nuk e njeh në Partinë Socialiste për besnikërinë dhe profesionalizmin tij, që nuk e respekton për kontributin prej disa dekadash, por unë personalisht kam 18 vite që e njoh e punoj me të, ndaj e kisha këtë privilegj sot”, shkruan Balluku.…
Belgjika do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike të disponueshme, të njohura edhe si ‘vapes’, nga 1 janari 2025, pasi mori miratimin nga Komisioni Evropian, njoftoi Ministri Federal i Shëndetësisë. “Cigarja elektronike shkakton shumë dëme për shoqërinë dhe mjedisin. Ky produkt i dëmshëm kryesisht synon të rinjtë tanë. Prandaj jam i kënaqur që më në fund do të mund ta heqim nga tregu”, tha ministri belg i shëndetësisë Frank Vandenbroucke. Sipas tij, marketingu për këto ‘vape’ është i orientuar drejt të rinjve, duke i tërhequr ata në duhanpirje. Edhe pse shitja e cigareve elektronike për të miturit aktualisht është e…
Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qendër të qytetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Shtetasi me iniciale Sh. K., banues në fshatin Frakull e Vogël, është identifikuar si autor i grabitjes së pak…
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sapo ka mbërritur në QSUT, ku po prezanton para shefave të shërbimit drejtoren e re, Alma Canin. “Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim”-tha ministrja për mediat. “Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme”-shtoi ajo.
Avokati i efektiv i operacionales Ervis Shkurta, të arrestuar më 21 mars ka hedhur poshtë pretendimet se klienti i tij është pjesë e trafikut të narkotikëve. Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, avokati u shpreh se klientit të tij i është bërë presion nga policia për të rrëfyer emrin që ata donin. Më tej, avokati sqaron se edhe nga kqyrja e telefonave të të arrestuarve , klientit të tij dhe familjarëve të këtij të fundit, nuk janë gjetur lidhje që Ervis Shkurta të ketë pasur me pretendimet e policisë. “Deklarimi i tij u hodh poshtë. Nuk ka numër telefoni…
Një 21-vjeçar, është proceduar në gjendje të lirë në Pogradec, pasi bëhet me dije se nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin. Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr 1, Pogradec, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit, për të ndaluar…
Policia e Korçës ka nisur hetimet për zhdukjen e një 24-vjeçareje. Ka qenë burri i saj, shtetasi me inicialet E.N., ai që ka bërë denoncimin për zhdukjen e bashkëshortes së tij. “Më datë 25.03.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi E. N., 38 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij shtetasja S. A., 24 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftim.
Pozicioni i Jim Ratcliffe si drejtues i operacioneve të merkatos te Manchester United mund të ketë pasoja të rënda nëse klubi kualifikohet në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Pas muajsh spekulimesh, miliarderi 71-vjeçar mori në muajin dhjetor drejtimin e “Djajve të kuq”. Ratcliffe dhe Grupi i tij INEOS paguan më shumë se 1 miliard paunbd për një 27.7 për qind të aksioneve në klub, e cila do të rritet në afër 30 për qind pas një injeksioni të mëtejshëm prej 238 milionë paundësh. Pavarësisht se nuk është zotërues i shumicës, që kur marrëveshja u përfundua në Shkurt, Ratcliffe ka marrë…