Një pensionist që merr aktualisht 9.600 lekë pension mujor, me shtesën 5 për qind që do të aplikohet do të marrë 500 më tepër. Dy ekspertë të njohur si Teuta Nunaj dhe Igli Tole kanë folur për të rejat më të fundit për problematikat e pensioneve, rritjen e tyre, propozimet nga opozita dhe për rritjen e pagave. Tole, si fillim komentoi propozimin nga opozita për pensionet. “Problemi duhet parë shumë më gjerë, nevoja është madhe sepse jemi në kushtet kur një pension mesatar në qytet ose në vendet rurale nuk e kalon vlerën 180 euro që është larg minimumit jetik.…
Author: tirana
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar sot në “Breaking”, ka analizuar edhe lojën e banorëve të Big Brother VIP. Ngjela tha se Juli është i saktë në artikulim, ndërsa Romeon sipas tij e ndjek hija e vëllait. Rike Roçin, Ngjela e sheh si fituese. “Ata që vijnë nga aktrimi, janë më mirë se të tjerët. Jul Deda është mirë në artikulim, Romeo nuk i ka të qarta idetë. Ka dhe një defekt, ka një hije që e përndjek. Ka qenë vëllai dikur atje. Këta nuk e njohin kritikën e skenës. Nëse një aktor imiton një aktor tjetër të madh, ka hijen…
Situatat me tension dhe sherre nuk kanë të sosur në ”Big Brother Albania Vip 3”. Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes Elgës dhe Meritonit. Meritoni e ka quajtur Eglën “teta”, ndërsa Elga e quan “bebush” dhe i kap fytyrën me dorë, kjo gjë mesa duket e ka acaruar tepër Meritonin dhe i kërkon t’i heqë duart nga fytyra e tij. Egla: Ti je bebush për mua. Meritoni: Mos ma prek fytyrën mua. Egla: Ti je bebush dhe kështu i bëj fëmijëve. Meritoni: Hiqe dorën, mos më prek fytyrën teta Egla. Egla: Mos më thirr teta.…
Partia Demokratike Popullore në pushtet në Mal të Zi e ka mbështetur deputeten e vet, Maja Vukiçeviq, si kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për të votuar kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë. “Përkrahja e plotë i është shprehur nënkryetares së partisë, Maja Vukiçeviq, kryetare e delegacionit malazez në APKE, që të votojë kundër pranimit të të ashtuquajturës Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në deklaratën e partisë të publikuar më 24 mars. PDP-ja është njëra nga anëtaret e Frontit Demokratik (FD) të shpërbërë prorus dhe proserb dhe përbën shumicën parlamentare…
Pas humbjes me Kilin, kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në Stokholm, aty ku sot në mbrëmje do të përballet me Suedinë në stadiumin “Friends Arena”. Grupi është i plotë. Skuadra është në formë të mirë fizike të mirë dhe trajneri Silvinjo do të ketë të gjithë grupin në dispozicion. Nën drejtimin e brazilianit, kuqezinjtë u stërvitën për më shumë se një orë. Ata punuan më shumë me topin dhe pa ngarkesa fizike. Duke lënë pas disfatën 3-0 me Kilin, tani e gjithë vëmendja është te testi i dytë miqësor përballë Suedisë. Një test i vështirë që mund të ndikojë disi dhe…
Besa Kokëdhima e cila përfaqëson Shqipërinë në ”Eurovision 2024”, e ftuar në “E diela jonë” tregoi disa detaje mbi përfaqësimin e saj me këngën “Titan”. “E di që kam një përgjegjësi shumë të madhe dhe jemi përpjekur që ngarkesën dhe presionin e kësaj përgjegjësie ta përkthejmë në punë, për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz që njerëzit të mbetën të lumtur nga ky përfaqësim”,. Ajo tha se është shumë e emocionuar për të gjithë mbështetjen që ka marrë pas fitores së Festivalit të Këngës dhe sqaroi se pse kënga e saj do të konkurrojë në gjuhën angleze. “Nuk është…
Alma Cami mësohet se do të jetë drejtoresha e re e QSUT-së, kjo pas largimit nga detyra të Albana Ficos. Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”. Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin. Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.
Kryetari i grupit Parlamentar të PD-së dhe nënkryetar i Rithemelimit, Gazment Bardhi i është drejtuar sot zyrtarisht Kuvendit që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muaj. Sipas Bardhit pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. “Ky rast merr përmasat e…
Edhe pse jemi zyrtarisht në pranverë, zonat malore të Kukësit dhe Tropojës u zbadhën nga bora. Anira Gjoni, specialiste e IGJEUM, tregon se e hëna solli ndërprerje të borës, ndërsa nesër i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu të cilat në disa qarqe do të shoqërohet dhe me shtrëngata. E hëna solli ndërprerje të dëborës të martën do të kemi reshje me intesitet të shtuar. Reshje shiu të shoqëruar me shtrëngata do të ketë në qarqet Vlorë, Gjirokastër. Në Shkodër, Lezhë, Kukës reshjet e shiut do të jenë mesatare. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të…
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi tha se mes dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve, do jetë edhe kryeministri Edi Rama. Pyetja e dëshmitarëve sipas planit të veprimit të komisionit do jetë deri më datë 10 qershor. Kush do thirret për të dëshmuar? Edi Rama Ilir Beqaj Ogerta Manastirliu Shkëlqim Cani Anila Denaj Albana Koçiu Klodian Rjepaj Geraldina Prodani Ortakët dhe administratorët e dy koncesionarëve Nisma Thurje: Endri Tafani, Pano Soko Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve Kryetarët dhe anëtarët e…
Në Prime e së shtunës në ”Big Brother Albania Vip 3”, Roza Lati rrëfeu për traumat dhe vështirësitë që ka kaluar që nga fëmijëria. Ajo preku gjithë publikun dhe banorët e tjerë me historinë e saj, dhe shumë prej tyre e përgëzuan për guximin që të fliste hapur për këtë temë. Njëra nga banoret e cila e bëri këtë ishte Egla, e cila edhe pse ka debatuar vazhdimit me rozën, kësaj here bashkëndjeu me të, duke i thënë fjalët më të përzemërta dhe më inkurajuese. Egla: Historia jote më preku shumë. Ik nga ajo gjëja. Ti e ke gjetur forcën.…
Deputetja e Rithemelimit, Ina Zhupa ka kërkuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, që t’i drejtohen me një kërkesë SPAK, për të pyetur nëse nënkryetari i PS, Plarent Ndreca ka qenë avokat i personave të akuzuar për koncesionin e sterilizimit. Sipas Zhupës, ai është në konflikt interesi sepse ka qenë avokat i Arben Gjatës. Ndreca iu përgjigj duke pranuar se ka qenë avokat, por ai theksoi se kjo s’ka lidhje me komisionin. Zhupa: Pranuat që keni qenë vetë avokat i një prej të akuzuarve, pranuat që jeni në konflikt interesi. Kam një kërkesë procedurale për të zgjidhur konfliktin e interesit. Le…