Duke nisur nga 27 marsi, do të ketë devijim të trafikut në rrugën që lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG-ut. Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën që vjen nga Sauku për në rrethrrotullimin e TEG-ut, duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës. “Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke filluar nga data 27.03.2024 do të kryejë punimet në rrugën qe lidh Unazën Lindore me rrethrrotullimin e TEG ku do të bëjë devijimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të…
Author: tirana
Vetëdorezohet në polici autori, i cili ka ushtruar dhunë ndaj efektivit të policisë në Shkodër. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar Ormir Gucia është vetëdorezuar në komisariatin e policisë së Shkodrës. Ai dyshohet se ka dhunuar me sende të forta punonjësin e policisë Admir Okaj 49 vjeç. Gjatë përplasjes mes agresorit dhe policit ka pasur shkrepje të armës së efektivit, e cila dyshohet aksidentale. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Mirlind Daku, Arbnor Muja dhe Klaus Gjasula mbetën jashtë grumbullimit të fundit të Kombëtares. Trajneri Sylvinho grumbulloi 26 lojtarë për miqësoret e marsit, teksa reagimet kanë qenë të ndryshme për këto lëvizje. Me kufizimin nga UEFA për 26 emra, trajneri brazilian i dha mundësinë Muçollit, Mersinajt dhe Hoxhës që të ishin këtë herë në grumbullim, me efektin domino që la jashtë tre lojtarët me përvojë. Për “Shenja Tv” në Maqedoninë e Veriut, sulmuesi i Rubin Kazan, Mirlind Daku ka thënë se e priste një ftesë nga trajneri, por tani do duhuet të punojë më shumë për një rikthim. “Normal edhe…
Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nisi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u takua me Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher. Ministri Hasani theksoi se marrëdhëniet e Shqipërisë me Vatikanin shkojnë përtej marrëdhënieve institucionale, pasi ato janë shpirtërore dhe frymëzim për shqiptarët. Dy ministrat diskutuan edhe për zhvillimet në rajon, duke u ndalur posaçërisht në nevojën e normalizimit të dialogut dhe stabilitetit, në funksion të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Ministri Hasani mori pjesë në konferencën…
Është publikuar formacioni i Shqipërisë ndaj Suedisë, ndeshje që do të luhet në orën 19:00 . Sylvinho i ka besuar portën Strakoshës. Ndërkohë në mbrojtje ka vetëm një ndryshim nga formacioni me Kilin me Balliun që do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Në të majtë do të jetë Mitaj ndërsa qendra plotësohet me Gjimshitin dhe Mihajn. Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi. Në sulm, në krahun e majtë do të jetë Nedim Bajrami, të cilin në sfidat e mëparshme e kemi parë pas sulmuesit qendror. Asani do të jetë në krahun e djathtë ndërsa qendra…
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur për projektet e mëdha infrastrukturore që pritet të marrin jetë në këtë mandat të tretë të tij si dhe për shumë nga punët e tjera që tashmë kanë marrë formë. Përmes një interviste për Klan Neës, ai tha se fokusi është te përfundimi i 5 unazave që do bëjnë të mundur një qarkullim më të lehtë të automjeteve në kryeqytet. “Sigurisht kanë mbetur dhe 3 vite e gjysmë për ta mbyllur këtë mandat, megjithatë çdo ditë ka vlerë. Para se të dilja këtu në ballkon, kishim një mbledhje teknike për 3…
Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime. Shërbimet e…
Teksa sezonit turistik veror po afron, strukturat akomoduese si dhe subjektet turistike po përgatiten për infrastrukturën në sektorin e shërbimeve. Qeveria shqiptare ka lobuar për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj, për të arritur shifrën e 15 milion turistëve që të vizitojnë Shqipërinë, por nga ana tjetër strukturat akomoduese duket se nuk janë të forcuar përsa i përket strukturave të shërbimit. Referuar publikimeve në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në dy javët e fundit, qytetet bregdetare kanë shtuar kërkesën për stafet e shërbimit, e ku kryesojnë kamerierët. Sipas renditjes në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, qytetet…
Efektivi i policisë në Shkodër, Admir Okaj i cili u godit me sende të forta në kokë, e për pasojë përfundoi në spital, ku mori mjekim, ishte jashtë orarit të shërbimit. Bëhet me dije se efektivi është konfliktuar me fqinjin e tij, e për pasojë është ndaluar nga autoritetet edhe ky i fundit. Shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit.
Është hedhur për konsultim publik projektudhëzimi “Për zbatimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit fiskal”. Referuar këtij projektudhëzimi theksohet se marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë, lejojnë eliminimin e tatimit të dyfishtë duke përcaktuar se cili nga shtetet ka të drejtë të tatojë disa të ardhura të një entiteti apo personi fizik, ose duke e ndarë këtë të drejtë midis dy shteteve, por pa rënduar tatimpaguesit me tatim të dyfishtë. Marrëveshje të tilla kanë si synim shmangien e evazionit fiskal nëpërmjet shkëmbimit të informacionit për të gjithë personat fizikë apo entitetet që ushtrojnë…
Kur Aliu e Jelica u martuan në vitin 1960, marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë ishin të pazakonta. Por pasi filloi lufta dhe bombardimet e NATO-s, para 25 vjetëve, atyre iu desh të merreshin me paragjykimet dhe frikën. Kur në Kosovë ranë bombat e para të NATO-s, më 24 mars 1999, Ali Zeqaj iu tha anëtarëve të familjes të bëheshin gati për të ikur nga shtëpia. Aliu dhe gruaja e tij, Jelica Kerezoviç, janë një çift etnikisht i përzier, shqiptar dhe serb. Por të pasurit një grua serbe nuk do t’i shërbente atij si mburojë ndaj keqtrajtimeve gjatë luftës.…
Mushkëritë luajnë një rol kyç për organizmin e njeriut. Këto organe bëjnë frymë- shkëmbimin, duke mundësuar lirimin e dioksidit të karbonit dhe pranimin e oksigjenit. Aktualisht, bota është duke u përballur me një pandemi te shkaktuar nga një virus, që sulmon mushkëritë. Koronavirusi është një rrezik për njerëzit sidomos për ata me një imunitet të dobët, dhe ata të cilët kanë ndonjë sëmundje tjetër ekzistuese. Ekspertët kanë listuara disa shenja të hershme të sëmundjeve të mushkërive, të cilat është shumë e rëndësishme që çdo njeri t’i dijë. Dy nga shenjat e para të shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë pikërisht vështirësitë…