Kombëtarja U-21 ka mbyllur sot përgatitjet në stadiumin “Air Albania” për sfidën kualifikuese e vlefshme për “Euro 2025”, ndaj Zvicrës U-21. Pasditen e sotme Shqipëria U-21 zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore, teksa nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe stafit teknik lojtarët u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin “Air Albania”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Zvicrës U-21 nuk do të jetë vetëm mbrojtësi i krahut, Geralb Smajli i cili është larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike. Pjesa tjetër e grupit është në…
Author: tirana
Tetë shqiptarë janë arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit më të madh të falsifikimit të parave në Europë, para me të cilat më pas realizohej trafik ndërkombëtar droge. Pandemia bëri që i gjithë investimi që shqiptarët bënë me të burgosurit e Picassent-it t’u kthehej atyre në formën e kartmonedhave false dhe jo reale. Dhe çfarë bënë ata? U përpoqën të blenin marijuanë me kartmonedhat false. Në fakt, Mossos besojnë se makina e Salou po ikte me shpejtësi të plotë sepse shitësit e drogës i kishin kapur duke u përpjekur t’i blinin me para false. Të gjitha për t’i çuar…
Bukurosh Maçi, kryetari i Bashkisë së Peqinit i cili është në mandatin e tij të parë, është i ftuari i rradhës në ”Vendin Im” nga gazetarja Edlira Prendi. Edhe pse një qytet i vogël, kryetari vë theksin tek vlerat që ka ky vend, duke nisur nga kulla e sahatit që është mbi 200-vjeçare, kalaja e qytetit dhe një segment i vijës Egnatia dhe aty ka një urë që sipas Maçit, tregon që Peqini është një qytet shumë i lashtë. ”Ne kemi produkte bujqësore të zonës, siç është ulliri, vaji i ullirit, kemi në njësinë administrative Gjocaj që atje është një…
Deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili merret më së shumti me problemet e bujqësisë, së fundmi ka ndarë pamjet e trafikut të krijuar në lagjen ku ai banon në Tiranë. Nën shoqërinë e një tjetër kolegu socialist, Braçe shprehet i indinjuar mbi trafikun e krijuar për të dalë në rrugën e Elbasanit, duke theksuar se arsyeja e vetme mbetet një tabelë e vendosur gabim. Deputeti i bëri thirrje ministrit përgjegjës për të ndërhyrë në këtë rast në mënyrë që të ketë një rregullim të qarkullimit dhe të mos krijohet trafik.
Një anije mallrash shembi urën e Baltimorës dhe ngjarja tragjike ndodhi në orën 1.28 të mëngjesit me orën lokale. Ura “Francis Scott Key” në Baltimore të Shteteve të Bashkuara u shembur pjesërisht pasi u godit nga një anije e madhe mallrash të martën në mëngjes. Ura u shemb në 20 sekonda, ndërsa pjesët e saj përfundojnë në ujë. Teksa dhjetëra makina përfunduan në ujë, ende nuk dihet nëse ka viktima apo jo, por nuk përjashtohet si mundësi. 20 punonjës të mirëmbajtjes së urës thuhet se kanë rënë në ujë, ndërkohë që po vijojnë kërkimet. Policia e Baltimores konfirmoi se ura…
Në mbledhjen e OKB-së, Rusia si aleate e ngushtë e Serbisë kishte kërkuar futjen në agjendë të pikës së emërtuar “kërcënimet ndaj paqes ndërkombëtare dhe sigurisë” më rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të aleancës, por SHBA, Franca dhe shtete të tjera abstenuan në votim, duke e parandaluar diçka të tillë. Ato argumentuan se agjenda e takimit duhet të miratohej nga të gjithë anëtarët, ndërsa akuzuan Rusinë se po shfrytëzonte ngjarjen për të nxitur përçarje dhe destabilitet në Ballkanin Perëndimor. “SHBA nuk ka asgjë për të fshehur lidhur me mbështetjen ndaj operacionit të NATO-s ne vitin 1999. Veprimet ishin të…
Presidenti Bajram Begaj, u bëri thirrje liderëve botërorë për një përgjigje të unifikuar ndaj sfidave globale dhe për bashkëpunim e dialog përballë konflikteve, sidomos në kontekstin e situatës së brishtë në rajon dhe luftës në Ukrainë. Gjatë një interviste për “Euronews”, në Forumin Botëror të mbajtur në Baku, Presidenti evidentoi shqetësimet dhe sfidat më të cilat po përballemi dhe paraqiti vizionin për kapërcimin e tyre. “Vërtet, jemi duke jetuar në kohëra të paprecedenta. Po ndodhin shumë gjëra. Ne përballemi me pasiguri politike, pabarazi ekonomike, ndryshime klimatike, sfidat shëndetësore dhe, sigurisht, probleme me arsimin. Po ashtu, përballemi me padrejtësi sociale. Megjithatë,…
”Arrest në burg” dha Gjykata e Lezhës për 24-vjeçarin e arrestua, pasi u kap me dy mina me telekomandë të fshehura në trup. Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave. Dyshohet se Selimi i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale kundrejt shumave të parave që variojnë nga 1500 deri në 2500 euro, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire në këtë veprimtari kriminale.
Qëndresa Qytetare depoziton në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kërkesën për verifikimin dhe hetimin e 22 kryetarëve të bashkive, pasi pretendohet se kanë kryer shkelje në zgjedhjet e 14 majit. Shkeljet lidhen me përdorimin e aseteve publike dhe mospërmbushjen e detyrimeve ligjore të parashikuara ne Kodin Zgjedhor. “Në analizën e QQ veprimet e kryetareve te bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal. 5 nga 22 Kryetarët…
Më herët gjatë marsit, Komisioni Evropian u dërgoi për miratim anëtarëve të Bashkimit Evropian të ashtuquajturën kornizë negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë. Dokumenti prej 19-faqeve, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, mbulon të dyja shtetet, rruga e të cilave e zgjerimit të BE-së është e lidhur dhe aty po ashtu janë vendosur parimet bazike për bisedimet e anëtarësimit të BE-së. Një zyrtar ukrainas tha për Radion Evropa e Lirë se dokumenti ishte “shumë i gjerë”, duke shtuar se “deri më tani, nuk shkakton asnjë shqetësim pas aty nuk ka diçka të mirë apo të keqe”. Ky duket të…
Një sherr mes adoleshentëve është shënuar në Berat, me sende të forta në lagjen “22 tetori”. Dy vëllezër të mitur, R.Q 16 vjeç dhe G.Q, 16 vjeç dhe një tjetër bashkëmoshatar i tyre janë përfshirë në një sherr me 17 vjeçarin B.D të cilin e kanë goditur me sende të forta. Pas sherrit për motive të dobëta, 3 adoleshentët agresorë janë shoqëruar për në komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre. 17 vjeçari i dhunuar fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime të shumta. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të…
Në duelin miqësor ndaj Suedisë ku kombëtarja humbi, tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë të mrekullueshme. Kuqezinjtë ishin më të zhurmshëm në tribuna, duke iu dhënë “leksion” suedezëve, të cilët e kanë pranuar dominimin e shqiptarëve, të cilët nuk reshtën së kënduari asnjë minutë Në lidhje me atmosferën elektrizuese foli pas ndeshjes edhe futbollisti suedez, Svanberg i cili në prononcimin e dhënë ndër të tjera deklaroi: “Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej…