Author: tirana

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkesës për përfshirjen e diskutimit të mandatit të Olta Xhaçkës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Letra e Nikollës: I nderuar zoti Bardhi, Në përgjigje të shkresës suaj, nr.1090 prot, datë 25.3.2024, me anë të së cilës kërkohet thirrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve me rend dite: “Përfshirjen për shqyrtim në seancën më të afërt plenare të zbatimit të vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, duke urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ju…

Read More

Ish-bashkëshortja e ish-ministrit Ahmetaj, Albina Mançka paraqitet në SPAK. Mançka u pyet nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit. Mançka gjatë marrjes në pyetje ka thënë se vilën që i është sekuestruar ia ka lënë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Kujtojmë që Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili u konfliktua me një 23-vjeçare nga Barcelona më 6 mars 2024. Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike. Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja. Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak. Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka folur për udhëtimet e tij nëpër zona malore, e sidomos për videon e tij të fundit që bëri xhiron e rrjetit pasi shfaqej mbi një hekur dhe teksa përpiqej të mbajë ekuilibrin për të mos u rrëzuar uronte një të diel plot aventura. “Asgjë nuk ka ndryshuar. Ju e dini që pata disa probleme shëndetësore që vinin si rezultat i moskujdesit për veten. Ndonjëherë kujdesi i tepruar për tjerët dhe moskudesi për veten të krijon probleme që të kujdesesh edhe më tepër për të tjerët. Dhe siç e…

Read More

Nga viti i ardhshëm, Florida do të ndalojë fëmijët nën moshën 14 vjeç që të përdorin rrjete sociale. Ligji i firmosur nga guvernatori Ron DeSantis udhëzon platformat e rrjeteve sociale që të fshijnë llogaritë e të miturve nën moshën 14 vjeç. Fëmijët në moshën 14 dhe 15 vjeç duhet të marrin leje nga prindërit përpara se të regjistrohen në platforma si Instagram dhe Snapchat. Kompanitë që nuk kryejnë fshirjen e llogarive do të paditen. I mituri do të dëmshpërblehet deri në 10.000 dollarë dhe kompania mund të gjobitet deri në 50.000 dollarë për shkelje të ligjit. Pritet që ligji të…

Read More

Të gjithë përdoruesit e iPhone nuk duhet të injorojnë dy simbole të celularit të tyre. Nënvlerësimi ndaj këtyre shenjave mund të dëmtojë baterinë e iPhone ose ta shkatërrojë tërësisht celularin. Bëhet fjalë për 2 simbole të trekëndëshit të verdhë brenda të cilit ka një shenjë uji. Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, do të thotë që iPhone ka rënë në ujë. Celularët e fundit të Apple janë rezistentë ndaj ujit nëse zhyten për 30 minuta. Mirëpo duhet treguar edhe kujdes. Kështu, trekëndëshi i parë i verdhë shkruan që “karikimi është i pamundur”. Më tej do të shfaqet sërish i njëjti paralajmërim…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, tha se vendi ynë nuk ka mungesë njerëzish por mungesë të kualifikimit. Ai thotë se duhet punuar së bashku me sipërmarrjen për të siguruar kushte dhe paga sa më dinjitoze për të mbajtur fuqinë punëtore në vend. “Arsimi profesional dhe nevoja për krahë të kualifikuar pune e ka bërë 2024 dhe patjetër ka shenjuar këtë dekadë si dekadën e një lufte, e cila ka nisur dhe intensiteti i së cilës po rritet progresivisht në Evropë. Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demografike të Evropës, e…

Read More

Bes Kallaku ka konfirmuar mbrëmjen e djeshme ndarjen nga Xhensila Myrtezaji. Aktori rrëfeu i prekur se fëmijët e tyre qëndrojnë me ish-bashkëshorten, dhe se takimet me vajzën janë më të shpeshta. “Gocën e takoj më shpesh, djalin e shoh pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten“, tha ai. Ndërkohë, pak minuta më parë Xhensila ka publikuar një video ku ushtrohet në palestër, shoqëruar me këngën “Survivor” (i mbijetuar). Ky reagim vjen i papritur për fansat të cilët presin të dëgjojnë edhe versionin e saj. View this post on Instagram A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Read More

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin kërkimor mbi ekonominë globale të mirëqenies (The Global Wellness Economy, 2019-2022). Ky raport vlerëson dhe rendit ekonominë e mirëqenies në 218-të vende të botës. Disa nga fushat kryesore ku bazohet ky raport janë kujdesi personal dhe bukuria; ushqimi i shëndetshëm, ushqyerja dhe humbja e peshës; aktiviteti fizik; mjeksia tradicionale dhe plotësuese; shëndëti publik; mirëqenia mendore; mirëqenia në vendin e punës si dhe fusha të tjera të cilat lidhen më shëndëtin dhe mirëqenien në tërësi. Mes 218-të…

Read More

SPAK-u i komunikoi avokatit të Arben Ahmetajt akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” e “fshehjes së pasurisë”. Po ashtu, avokatëve të Mirel Mertirit e Klodian Zotos, në kërkim nga drejtësia, akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit te parave”. Ahmetaj dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare. Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. SPAK në dosjen dorëzuar parlamentit në korrik të vitit të kaluar kur i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij – vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje…

Read More

Juli dhe Egla janë kundërshtarë në ”Big Brother Albania Vip 3”, ku shpesh herë i shohim të përfshirë në debate me njëri-tjetrin. Por këtë herë kanë bërë një muhabet mjaft të shtruar me njëri-tjetrin, ku Juli shpreh pakënaqësitë që ka ndaj sjelles së Rikes. Ai mendon se Rikes i ngel hatri shumë shpejt dhe kur ai shpreh një mendim të tij, Rikja mund të distancohet. Egla ndan të njëjtin mendim me Julin, ku shprehet se Rikja ka mentalitetin e një 12-vjeçareje dhe se një nuk bën sjellje të një njeriu të rritur. Egla: Është mentalitet 12-vjeçareje. Një i rritur nuk…

Read More

Në një kohë që PD duhet të bashkohet, kreu i Rithemelimit në Korçë, Devis Osmani, i cili ishte zgjedhur nga grupi i Berishës ka dhënë dorëheqjen. Përmes një njoftimi drejtuar strukturës ai ka sqaruar se dorëheqja lidhet me arsye personale. “Të dashur miq! Dëshiroj t’iu informoj se nga sot, kam vendosur të largohem nga detyra e kryetarit të degës. Kjo thjesht dhe vetëm për arsye personale, duke gjetur gjithashtu edhe mirëkuptimin e plotë të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, të cilin, gjej rastin ta falenderoj. Gjithashtu, dëshiroj t’iu falenderoj dhe ju të gjithëve për bashkëpunimin tuaj. Jam i sigurt se…

Read More