6 persona janë arrestuar, pasi mbanin armë zjarri (kallashnikov) pa leje dhe kryenin qitje gjatë natës, me qëllim postimin e videove në TikTok. Në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi në banesë iu gjet një tjetër armë zjarri (pushkë). Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, 2 krehra, rreth 500 fishekë luftarak, 8 celularë dhe 2 automjete. Në kuadër të zbatimit të planit të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore, si dhe pas monitorimit të vazhdueshëm të rrjeteve sociale, ku disa të rinj postonin video në të cilat shfaqeshin…
Author: tirana
Rike Roçi e cila vijon garën në ”Big Brother Albania Vip 3”, në një bisedë me Roza Latin, rrëfeu problemet në familje që e kanë lënduar kur ka qenë e vogël. Sipas saj, kur familja u bashkua me të atin në Itali, babai kishte krijuar një jetë tjetër. “Ajo ishte shumë e keqe, na e ka nxirë jetën. Vinte te shkolla kur unë dilja, donte të na bëhej si një nënë e dytë, por ajo nuk ishte nëna jonë. Pastaj, mami bëri aksidentin dhe përfundoi në koma u shtrua në spital, babi i ndenji afër. Por, pastaj, për pak kohë,…
Këtë të hënë nisi nga puna Komisioni i parë për Shëndetësinë pas paktit PS-Rithemelim. Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca teksa mori fjalën në komisionin hetimor për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up-it, kritikoi kryetaren Albana Vokshi për qasjen e saj dhe akuzat, ende pa nisur punimet ky komision. Ai tha se nuk duhet të paragjykohet kjo çështje, e cila do të merret nën shqyrtim nga ky komision. “Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë komisioni, duke iu referuar këtyre deklaratave që bëtë, keni paragjykuar këtë komision. Nëse konkludoni këtë gjë, fyeni këtë çështje, për të cilën ne…
Pas paktit PS-Rithemelimit dhe rikthimit të normalitetit në Parlament, sot është mbledhur për herë të parë Komisioni Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi. Komisioni drejtohet nga deputetja e Rithemelimit, Albana ndërsa nënkryetar do të jetë Plarent Ndreca. Në fillim të mbledhjes kryetarja Vokshi sqaroi arsyet pse opozita kërkoi hetim parlamentar për koncesionet në shëndetësi. “Pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë nuk mund të marrin shërbim shëndetësor për shkak të 4 koncesioneve që janë kthyer në incenerator të fondeve publike. Këto koncesione që ne do të shqyrtojmë arrijnë në vlerën prej 200 milionë euro”,-deklaroi në fillim të mbledhjes së komisionit. Por…
4 personat të dyshuar si autorët e sulmit në koncertin në Moskë, ku mbetën të vdekur 137 persona, janë lënë në paraburgim. Grupi Shteti Islamik tha se kreu sulmin e së premtes në Sallën e qytetit Crocus dhe postoi si prova disa video. Zyrtarët rusë pretendojnë edhe ps pa prova se Ukraina është e përfshirë në këtë masakër, ndërsa Kievi e konsideron këtë pretendim si absurd. Të katër u emëruan nga autoritetet ruse si Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Murodali Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Muhammadsobir Fayzov. Në një video të publikuar, tre prej tyre shihen duke ecur në gjykatë të shoqëruar nga…
Vesa Smolica u eleminua nga ”Big Brother Albania Vip 3” të shtunën dhe sot ka qenë e ftuar në Wake Up”. Ajo foli rreth eksperiencës së saj në këtë shtëpi, por nuk kurseu as disa fjalë për Heidin. Vesa shpjegon se dikur besonte tek dashuria e Heidit ndaj Romeos, por kohët e fundit, nga shumë situata të ndodhura, mendon që Heidi thjesht po luan me ndjenjat e tij. “Jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë në nomimin. Unë i rrija pranë në ato…
Për marrëveshjen Rama-Meloni për strehimin e refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër, Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e ambienteve të pritjes së emigrantëve. Sipas medias italiane, qeveria italiane dëshiron të hapë kampet më 20 maj dhe kompanitë që janë të interesuara u kërkohet të paraqesin një ofertë deri më 28 mars. Të tre strukturat do të mund të strehojnë pak më shumë se një mijë persona në të njëjtën kohë dhe mes tyre nuk mund të ketë të mitur, gra shtatzëna dhe persona të tjerë të konsideruar të pambrojtur. Një nga tre strukturat do të…
Erjon Bani zgjidhet si Zëvendëskryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Më datë 24.03.2021 rezulton se znj.Irena Gjoka është zgjedhur si Zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Sipas akteve ligjore dhe nënligjore mandati i Zëvendëskryetarit është tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Prandaj, znj.Irena Gjoka i mbaroi mandati më datë 24.03.2024. Për këto arsye, Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar zhvilloi sot më datë 25.03.2024 procedurën për zgjedhjen…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje nga Shtegu i Ngjyrave. Rama theksoi se nga ky shteg nis rrugëtimi në Parkun Natyror Korab-Koritnik duke ofruar një itinerar mes peizazheve të mrekullueshme. Të apasionuarit pas ngjitjeve dhe turizmit malor nuk duhet të humbasin gjatë pranverës kalimin Shishtavec-Çajë, që njihet edhe si “Shtegu i Ngjyrave”. Ky shteg vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj. Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e…
Albana Fico nuk do të jetë më drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, Tiranë. Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës. Nuk dihet ende arsyeja e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh. Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin. Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Ilir Pashaj. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” si dhe “Pastrimi…
Rithemelimi në PD, së fundmi ka zhvilluar zgjedhjet për kryetar në 10 degë, ndërsa ka publikuar edhe emrat e kandidatëve fitues në garë. Sipas Rithemelimi kandidatët fitues janë: PD dega Mallakastër, Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave PD dega Devoll, Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave PD dega Poliçan, Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave PD dega Peqin, Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave PD dega Shijak, Denis Lutfi Duka me 53% të votave PD dega Bulqizë, Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave PD dega Tropojë, Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave PD dega…