Author: tirana

ZVICER – Lajm i keq për Zvicrën. Kombëtarja zvicerane humbi portierin e saj Yann Sommer, i dëmtuar në kyçin e këmbës pas një përplasjeje me Rasmus Hojlund kundër Danimarkës, të shtunën në mbrëmje (0-0) në një miqësore. Federata njoftoi se Sommer do të largohej nga grumbullimi dhe do të rikthehej në klubin e tij të Interit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Është portieri Jonas Omlin, që luan me Borussia Mönchengladbach, që e zëvendëson Sommer numerikisht në grup. Zvicra duhet të përballet me Irlandën të martën në Dublin në një miqësore.

Read More

Pas rrëfimit emocionues dhe të trishtë që Roza Lati ndau me publikun gjatë spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP”, mëngjesin e sotëm ka qenë Rike ajo e cila ka hapur zemrën. Në një bisedë me Rozën, ajo ka treguar se edhe prindërit e saj kanë pasur konflikte të mëdha, për shkak se babai kishte nisur një jetë të dytë pas shumë vitesh vetëm në Itali. Ajo ka treguar mes lotësh për marrëdhënien problematike me partneren e re të babait të saj, aksidentin e të ëmës, e po ashtu se si ndërroi jetë i ati. “Kur pas shumë vitesh ne…

Read More

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në një familje në Durrës. Për arsye ende të paqarta një 53-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij. Kur ka parë që i ati po dhunonte nënën, djali i familjes 24-vjeç ka ndërhyrë duke dhunuar babanë. Policia bën me dije se babë e bir janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme proceduriale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë…

Read More

Imzot Angelo Massafra ka përfunduar misionin e tij si arqipeshkëv metropolit i Arqipeshkvisë Shkodër-Pult. Sipas raportimeve, Ati i Shenjtë, Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e paraqitur për shkak të limitit të moshës që imponon ky pozicion. Ka qenë Nunci Apostolik në Shqipëri imzot Luigi Bonazzi, ai që ka njoftuar imzot Massafran për pranimin e dorëheqjes, me një shkresë që mban datën 22 shkurt 2024. “Shkelqësi, Po Ju vë në dijeni se Ati i Shenjtë e ka pranuar dorëheqjen nga qeverisja baritore e Arqidioqezës së Shkodër- Pultit, të paraqitur nga Ju në përputhje me Kanunin 401/1 të Kodit të së Drejtës…

Read More

Cameron Diaz është bërë nënë për herë të dytë, në moshën 51-vjeçare, duke sjellë në jetë një djalë! Bashkë me bashkëshorit e saj, muzikanti Benji Madden njoftuan dje përmes një postimi në Instagram se janë bërë prindër për herë të dytë dhe emri që kanë zgjedhur për djalin e tyre është Cardinal Madden. “Jemi të bekuar dhe të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit tonë, Cardinal! Ai është i mrekullueshëm dhe ne të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto, por ai është vërtet i…

Read More

BERAT- Një zjarr në fshatin Moravë në Berat, ka shkrumbuar një sipërfaqe prej dy hektarësh me shkurre. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë vendngjarje. Ata kanë kanë bërë të mundur vënien në konroll të flakëve për të mos u afruar banesave të fshatit. Sipas policisë dyshohet se zjarri është ndezur qëllimisht, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Read More

ITALI – Një 33-vjeçar shqiptar ka përjetuar 16 orë torture pasi u rrëmbye nga 4 shqiptarë të tjerë, të cilët si qëllim kishin përfitimin e 60 mijë eurove nga kushëriri i të rrëmbyerit. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar. Rrëmbyesit i identifikuar si Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç, janë arrestuar nga autoritet italiane, ndërsa është në kërkim dhe një tjetër. 33-vjeçari u mor nga shtëpia e tij në Borgo Panigale nga një prej personave të arrestuar, të cilët i vodhën makinën…

Read More

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur këtëtë diel mbi arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në një deklaratë për gazetarët nga Korça, Dule u shpreh se kjo është një lëvizje politike e dirigjuar. Ai e ka cilësuar arrestimin e Goros si një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama, teksa shprehet se Goro është viktimë e lojës së kryeministrit. “Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të…

Read More

Dy shtetas (babë e bir) janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në pranga kanë rënë Klaos Haldeda dhe Ismet Haldeda, të moshave 21 dhe 42 vjeç, banues në Vaqarr. Policia sqaron se gjatë kontrollit në banesë këtyre shtetasve u është gjetur armë zjarri e municion luftarak.  “U bë arrestimi i shtetasve K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe…

Read More

ITALI- Ka dalë para trupës gjykuese Taulant Malajt, shqiptari që akuzohet për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjit të tij Massimo De Santis në Itali. Malaj gjithashtu akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së bashkëshortes Tefta, pasi dyshonte se ajo e tradhtone me De Santis. Gjykata e Assizes në Foggia hodhi poshtë kërkesën e shqiptarit për gjykim të shkurtuar si dhe mohoi vlerësimin psikiatrik të Malajt. Avokati i gruas Tefta Malaj, Roberto de Rossi tha se çështja do të hetohet me themel duke analizuar sjelljen e shqiptarit nga Vlora para dhe pas vrasjes, si dhe do të shqyrtohen pamjet filmike…

Read More

LUSHNJË – Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera. I riu me inicialet A.Ç. u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë. 21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar këtë të diel në takimin me demokratët e Dibrës se keqqeverisja është arsyeja pse është shpopulluar vendi. Gjekmarkaj theksoi ndër të tjera se do jenë shqiptarët ata që do të dëbojnë këtë qeveri. Ai u shpreh se Rama duhet të ikë që shqiptarët të rrinë. “Opozita ka qenë me e rrezikuar se kurrë. Asnjëherë asnjë opozitë nuk ka pasur kaq shumë armiq, por asnjëherë si kësaj herë PD ia ka dalë të emancipojë veten duke u bashkuar. Ne jemi partia e pluralizimit, por lideri i saj është burgosur, ne jemi partia e…

Read More