Ditën e sotme shënohen 25 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër objektivave ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish- federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi…
Author: tirana
Roza Lati mes lotësh ka rrëfyer në “BBV”, historinë e fëmijërisë së saj. Moderatorja ka treguar se pas panoramës së bukur të suksesit të së ëmës si aktore, Rita Latit, në fëmijëri ka përjetuar edhe parë skena të vazhdueshme dhune nga babai. “Jam fëmija i Rita Latit, aktores në atë kohë të estradës së shtetit, estradës së Tiranës dhe i Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën, derisa njohu babin tim. Dhe ai e njohu Ritën time dhe e pa që ajo nuk ishte fare ashtu si paragjykohet dhe u martuan me dashuri. Një fëmijë…
Mes Rozës, Françeskës, dhe Ledionës, Vesa Smolica është banorja që u largua nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmë. Të treja vajzat e tjera arritën të kalonin me sukses edhe këtë nominim, por Vesa ndërpreu rrugëtimin e saj, pasi publiku vendosi. Pas daljes, ajo komentoi në studio edhe dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother. “Ishte reagimi nervoz. Me Romeon e kishim diskutuar. Në një moment të caktuar mendova se më kishin përdorur mua siç kishin përdorur Françeskën. Në momentin që Romeo ma konfirmoi që nuk ishte e vërtetë, drejtova gishtin nga Heidi. Heidi ka përdorur Julin? Absolutisht. Heidi po del…
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi sot pjesën jugore të arkipelagut indonezian, njoftoi Agjencia Meteorologjike dhe Gjeofizike e Indonezisë (BMKG). Epiqendra e tërmetit ndodhet 104 kilometra në juglindje të qytetit të Ede (në ishullin Flores) dhe thellësia fokale llogaritet në 47 kilometra. Në deklaratën e BMKG theksohet se nuk ka rrezik për cunami. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale nga tërmeti.
Një video-dokument nga sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës u publikua nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram. Videoja që zgjat 1 minutë e 31 sekonda, kap imazhe shumë të ashpra, si me të shtëna nga automatiku, ashtu edhe me thikë të një qytetari që ishte ende gjallë brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk. Videoja, konsiderohet autentike, pasi përtej zonës ku ndodhi masakra, tregon një nga automatikët e markës kallashnikov, me dorezë në pjesën e sipërme, e cila ka një ngjyrë fluoreshente karakteristike, që thuhet se është përdorur në sulm. Në të njëjtën kohë, siç…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në Portin e ri Turistik në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky port, do të pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së rilindur. Sipas Ramës, Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut. “Mirëmëngjes dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumëmunguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke…
Dashi Marsi do ju bëjë shumë më luftarakë gjatë kësaj dite. Do ecni përpara pa menduar për të nesërmen dhe do shfrytëzoni çdo moment në maksimum. Ju të dashuruarit do rizgjoheni nga gjumi letargjik dhe do mendoni të bëni gjëra të jashtëzakonshme vetëm që të përjetoni më tepër emocione. Ju beqarët do jeni shumë të pasigurt për hapat që duhet të hidhni, prandaj do druheni të pranoni ftesa. Në punë nuk duhet të jeni të stresuar kur të bëni diçka sepse kjo gjë do ju lodhë më shumë. Merrini gjërat sa më shtruar dhe keni për ta parë që do…
Sipas MeteoAlb, përgjatë orëve të paradites, territori Shqiptar, do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku herë pas here do të pësojnë zhvillim në zonat veriore duke gjeneruar reshje të pakta shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave në të gjithë vendim duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Të njëtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës. Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 3°C në zonat…
Këtë Prime në “Big Brother Albania Vip 3” Meritoni ka bërë një rrëfim tepër prekës, ku ka folur për djalin dhe ish-partneren e tij. Meritoni ka treguar për herë të parë se shkak për ndarjen nga nëna e të birit ka qenë konflikti se ku do të jetonin pas lindjes së djalit. Nga ana tjetër, Meritoni tha se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte sepse nuk kishte vizë. “Çdo ditë që kalon, e kuptojmë veten dhe gabimet që bëjmë. E kam kuptuar çfarë dua, çfarë bëj dhe…
“Sa herë që Meritoni ka sherr, ajo ha makarona dhe i kapërcejnë në fyt. A je krenare për atë që pe tek klipi? Se mirë tek rripi je në gjumë, po këtu në tavolinë?”- tha Ori Nebijaj. “Unë i thashë disa gjëra Meritonit tek shtrati. Kjo është një çështje që më takon mua. Se si e përcjell unë marrëdhënien e tij qoftë me Rozën, me Ledjonën apo me ish-partneren e tij është puna ime”- tha Ilnisa. “Është hera e parë që e pashë këtë, nuk e kam analizuar për shkak të dinamikës dhe emocionit, por do e diskutoj pas spektaklit…
Roza dhe Meritoni, të cilët kanë pasur debate të vazhdueshme duke përdorur informacione nga jashtë të jetës personale, janë përplasur sot gjatë spektaklit. Moderatorja pretendon se është lënduar që Meritoni i ka përmendur Sashën (qenin), prandaj e ka sulmuar duke e pyetur sesa kujdeset për djalin. Roza: Debatin e hapi Meritoni. Unë nuk dua të qasem me Meritonin por duke qenë se jetojmë në një çati duhet të flasim me njëri-tjetrin. Jemi takuar disa herë jashtë, jemi takuar te studioja e Meritonit, jemi takuar në plazh në jug. Kemi shoqëri të përbashkët, kam marrë informacione për secilin këtu. Unë e…
Sali Berisha iu drejtua simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës. Ai theksoi se PD do ta kthejë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, lirisë dhe begatisë. “Miqtë e mi, droga është një helm i tmerrshëm jo vetëm për shëndetin e njeriut, por është një helm i tmerrshëm për qytetarët, për shoqërinë. Do ju jap vetëm dy shembuj për pasojat e tmerrshme të drogës së Edi Ramës. Dje u njoftua se eksportet nga Shqipëria në muajin shkurt ishin 16 përqind më pak se sa një muaj më parë. A e dini se çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se sektori…