Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, përkatësisht drejtori i Kadastrës së Vlorës dhe juristi i Kadastrës, në akuzë për shpërdorim detyre, nuk kanë kryer asnjë verifikim ligjor dhe në terren në lidhje me privatizimin e sipërfaqes së tokës bujqësore 5512 m2 në favor të shtetasit Foto Mëhilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se privatizimi i kësaj tokë, buron nga dokumente tërësisht të falsifikuara. ‘Ndërsa shtetasit B.A. dhe V.GJ, përkatësisht Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes) dhe Jurist pranë kësaj drejtorie (në kohën e ngjarjes), me veprime dhe mosveprime në kundërshtim…
Author: tirana
Ka nisur ndryshe spektakli i kësaj të premteje në Big Brother Vip. Vëllai i Madh vendosi që në nisje të spektaklit të vendosej kënga më e re e Artës në bashkëpunim me Romeon, atmosferë e cila u përcoll edhe në shtëpi. Romeo u përlot nga kënga, ndërsa banorët e tjerë e përcollën me duartrokitje. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga e cila mbrëmjen e djeshme (22 mars) u bë pjesë e “Ferma Vip”, ka bërë një rrëfim të trishtë. Teksa ka qenë duke biseduar me këngëtaren tjetër, Elsa Lilën ajo ka treguar mami i saj vuan nga kanceri dhe aktualisht po ndjek seancat e kimioterapisë. Çili shton se këtë periudhë e ka me shumë merak nënën, për faktin se nuk e di se si ajo do ta përballë nga ana psikologjike dukeqenëse po i bien edhe flokët. “Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt.…
Mbase duket e largët koha e pandemisë, por jo për ata të cilëve ajo sëmundje u mori të afërmit e zemrës. E ftuar sot në “S’e Luan Topi”, mjekja Najada Çomo kujton mes lotësh sesi e niste mëngjesin duke lajmëruar familjarët për vdekjet e të afërmve të tyre. Më e rëndë kujton Najada, ishte ku duhej të lajmërohej nëna për vdekjen e fëmijës. “Ka qenë një nga momentet më të vështira. Ne kishim zgjedhur që informacionin për familjarët e vdekur ta jepnin në mëngjes herët jo natën. Puna ime fillonte me këtë proces, për të lajmëruar familjarët që nuk i…
25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për operacionin që ai udhëhoqi dhe se rrjedha e ngjarjeve që kulmoi me pavarësinë e Kosovës, u diktua nga brutaliteti i forcave serbe. Gjenerali Clark thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës me rastin e këtij përvjetori, se sot është e padrejtë që ka më shumë trysni ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë, por thekson se dy vendet duhet të gjejnë udhën për të bashkëjetuar. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, ai thotë se shumë nga qëndrimet e Perëndimit janë…
Në Vlorë ka nisur sezoni i plazhit. Fundjava me diell e me temperatura të rritura i tërhoqi ata drejt bregdetit për të marrë rreze dielli, e ndonjë prej tyre thotë se e provoi edhe notin. “Super, më pëlqen shumë këtu. Notova, uji është super”, thotë një turiste e huaj. Ende të pakët në numër, por pushuesit po e shijojnë Vlorën dhe atë çfarë ajo ofron. “Më pëlqen deti. Jam nga Holanda, keni një det shumë të bukur. Është hera e dytë që vij këtu”, thotë një turiste. “Unë jam nga Ukraina. Më pëlqen ky det. Shqipëria është një vend i…
Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP, premton edhe këtë të shtunë t’ju mbërthejë para ekranit të Top Channel. Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka zbuluar se çfarë pritet të ndodhë sot gjatë spektaklit. Gjatë mbrëmjes do të ketë një rrëfim ekskluziv nga Meritoni si dhe një surprizë emocionuese për Rozën. Heidi – Vesa – Romeo, kush po sulmon kë? Juli – Heidi, ç’po ndodh mes tyre? Kush do të largohet?
Mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota në adresë të princeshës Kate në Britaninë e Madhe, pasi ajo zbuloi se vuante nga kanceri dhe se po i nënshtrohej kimioterapisë. Mbreti Charles i 3 tha se ishte krenar për guximin e Katherine, në një deklaratë të publikuar nga Buckhingam Palace. Mbreti i diagnostikuar gjithashtu me kancer, thotë se është në kontakt të ngushtë me “nusen e tij të dashur”, siç e cilëson. Duka e Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan, i përcollën një mesazh kunatës së tyre. “Urojmë shëndet dhe shërim për Kate dhe familjen, duke shpresuar që do te jenë në…
Një autobus i linjës Fier-Patos rrezikoi të merrte digjej në afërsi të fshatit Portez. Shoferi sapo pa tymin, ndaloi autobusin dhe zbriti me shpejtësi pasagjerët. Në vendngjarje mbërritën 2 automjete me zjarrfikës që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Pasagjerët të cilët fatmirësisht nuk pësuan asnjë dënim, janë nisur drejt Patosur me një autobus tjetër.
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimine Jorgo Goros. GJKKO ka caktuar arrest shtëpie për 3 zyrtarë dhe për Stavri Mëhillin. Njoftim zyrtar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit…
Lulzim Basha ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre. Në një reagim të bërë në facebook, Basha akuzon kryeministrin Edi Rama për të cilin shprehet se nuk ka mundësi që të mos ketë ditur asgjë mbi shkeljet e Goros në krye të bashkisë. “Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo. Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm…
Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve të tij këtë pasdite rreth orës 16:00. I riu i identifikuar me inicialet K.Ç, mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, pasi raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij. 21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë…