Pas sfidës me Kilin, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore paraditen e të shtunës në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndërsa pasdreke janë nisur drejt Suedisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin për sfidën ndaj Suedisë. Pas dëmtimit të pësuar, gjendja e portierit kuqezi është më e mirë dhe do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor. Në seancën e sotme lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa…
Author: tirana
Arta Kabashi krijoi një këngë gjatë kohës sa ishte brenda Big Brother VIP Albania 3. Ajo së bashku me banorin tjetër të shtëpisë, Romeo Veshajn, realizuan një projekt brenda, i cili sot u publikua i plotë.
Me urdhër të SPAK është arrestuar kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës Jorgo Goro. Emisioni “Në Shënjestër” pak kohë më parë ka zbardhur mekanizmin si u tjetërsua prona prej 5512m2 e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe rolin e kreut Jogo Goros në këtë çështje. Prona u regjistrua në bazë të një kërkese të veçantë të bërë nga kryetari në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Emisioni zbardhi dhe kontratën e shitjes së pronës mes Stavri Mëhillit dhe Artan Gaçit, ku prona është blerë me çmim të ulët në raport me çmimet e zonës, ku ndër të tjera…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demorkatike pas bashkimit të grupit parlamentar. Ai u shpreh se çështja e vulës së PD duhet të ishte zgjidhur tashmë nga drejtësia e re, pasi është një çështjes e cila ka shumë interes për demokratët, aq më tepër që sipas tij gjithçka tashmë është e qartë se kujt i takon shumica. Bardhi tha se vetëm të bashkuar dhe me shumë punë mund të bëhet PD fituese. Pjesë nga diskutimi në studio: Gazment Bardhi: Sa i përket Reformës Zgjedhore,…
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar. Së bashku me të, janë arrestur edhe 4 persona të tjerë. Prangosja e Goros vjen për llogari të një hetimi të nisur pas një kallëzimi të Alfred Belerit ndaj Goros për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Në një reagim të menjëhershëm Gazmend Bardhi thotë se Rama duhet ta shkarkojë menjëherë. Bardhi e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera. ”’Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që…
Bashkia e Matit ka ndërmarrë një nisëm të rëndësishme e cila ju shërben jo vetëm banorëve, por edhe vizitorëve që kanë dëshirë të njohin dhe vizitojë zonën. Projekti përfshinë ndërtimin e tre aplikacioneve, dy prej të civilëve tashmë janë funksionalë. Në prani të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj prezantoi dy aplikacionet e ndërtuara, Bashkia Mat dhe Infopoint Bashkia Mat. “Bashkia e Matit ka bërë dhe një inovacion tjetër. Në bazë të një projekti të mirë studiuar dhe duke u kthyer kështu në një nga bashkitë ku po pilotohet, ata kanë ngritur një sistem të dizhitalizuar nga ku…
SPAK ka nisur hetim për kreun e bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla për pastrim parash, ka ardhur reagimi i këtij të fundit. Në një reagim në rrjetet sociale, Memolla i konsideron akuzat ndaj tij si shpifje, ndërsa thotë se po baltosin familjarët e tij me akuza tepër të rënda dhe të pafalshme. Memolla shton se do t’i përgjigjet drejtësisë. Reagim!!! Deri më sot jam përballur me çdo akuzë, shpifje, të pavërtetë apo lajm të rremë që prej kohesh kanë dalë për të ulur në sytë e gjithkujt imazhin tim. Të qenurit pjesë e politikës padyshim që të bën të jesh…
Një varg i gjatë kamionësh me ndihma humanitare për në Gaza, që është bllokuar në anën e Egjiptit, ndërkohë njerëzit përballen me urinë është një fyerje morale, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjatë një vizite në vendkalimin Rafah gjatë ditës së sotme. Është koha që Izraeli të tregojë një “angazhim të hekurt” për akses të papenguar të mallrave humanitare në të gjithë Gazën, tha Guterres, i cili gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza. Ai shtoi se OKB-ja do të vazhdojë të punojë me Egjiptin për të…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku një fugon pasagjerësh është përplasur “kokë më kokë” me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti, aksi është bllokuar dhe trafiku ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahe. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendngjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo.
Vila “Fidani” në Voskopojë ka hapur dyert prej një viti, si një pikë agroturistike që mirëpret vizitorë në çdo stinë të vitit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kjo pikë agroturistike që është konceptuar për mikpritje të ngrohtë familjare dhe me vizionin për t’u zgjeruar me një kinema verore dhe aktivitete të tjera “outdoor”, ky investim është shembulli i mirë që nxit rritjen e netëqëndrimeve të turistëve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bashkë me kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo vizituan nga afër këtë sipërmarrje familjare, që është shndërruar në një model të sektorit agroturistik në vendin…
Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3. Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar. Ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve. Kjo do ishte një mundësi…
Pas arrestimit të tre të rinjve të cilët rrezikuan jetën e agjenteve të antidrogës në Rrugën e Kavajës policia prangosi dhe një koleg te tyrin. Bëhet fjalë për Ervis Shkurtën, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Shkurta dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin prej 3 personash të cilët u kapën në momentin kur do të bënin shkëmbimin e 1 kg kokaine pranë Lidhjes së Shkrimtarëve. Me lidhje të ngushtë me njërin prej tyre, sipas AMP, inspektori i arrestuar ka qenë…