Që prej 13 janarit, banorët e “Big Brother” kanë mbajtur gjallë interesin e publikut. Por, teksa loja dhe dinamikat e saj ndryshojnë shpesh, e gjitha kjo ka impakt te ndjekësit që shkojnë e vijnë në rrjetet e tyre sociale. Si çdo javë, janë renditur edhe personazhet që më së shumti kanë pasur trafik në “Instagram”-in e tyre. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar nga 446 në 447 mijë. Si një prej konkurrentëve më të fortë në lojë, Juli…
Author: tirana
Një efektiv është arrestuar pasi dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës pas oferacionit të antidrogës mbrëmjen e së enjtes (21 mars) në kryeqytet ku mbeti i plagosur Enea Sulejmani. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raporton se është ndaluar efektivi Ervis Shkurta, i cili mësohet se ka lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar. Dyshohet se polici 38 vjeçar ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, që u gjet brenda në mjet, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do…
Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane. Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim. Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare. Ligjvënësve amerikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes…
Agron Doçaj dhe Liridon Gjoka janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Pas kontrolleve në automjetin që drejtonte 32-vjeçari Liridon Gjoka dhe ku ishte pasagjer shtetasi Agron Doçaj, 34 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.
Është zbardhur ngjarja e rëndë në Durrës ku gjatë përplasjes me armë mes dy personave dhe pronarit të një dyqani për pjesë këmbimi u plagos një 36-vjeçar që ndodhej në biznes. Dy të rinjtë me iniciale A. H., 30 vjeç dhe Xh. P., 33 vjeç, fillimisht janë konfliktuar fizikisht me 27-vjeçarin Albano Domi dhe më pas kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Gjithashtu edhe Albano Domi, i cili është pronari i dyqanit, iu është kundërpërgjigjur me armë zjarri pistoletë. Si pasojë e të shtënave është plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën, 36-vjeçari me iniciale E. D., që…
Prej 30 dhjetorit të kaluar në arrest shtëpie, ish-kryeministri Sali Berisha depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë. Kërkon heqjen e masës që e ka izoluar prej 3 muajsh në banesë. Nëpërmjet avokatëve Berisha kundërshton ashpërsimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit në arrest në shtëpi, të lëna në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe Apeli i GJKKO. Rekursi është regjistruar 3 ditë më parë me 20/03/2024 ku gjyqtari RELATOR pritet të jetë Sokol Binaj, por ende nuk është caktuar një datë dhe orë për shqyrtimin e rekursit.
Moderatorja Erla Mëhilli në një intervistë me Arian Çanin ka treguar detaje nga karriera e saj, që nga vitet e punës me Sali Berishën në PD dhe deri tani që drejton një emision. Mëhilli është shprehur se me Berishën ka punuar 12 vite dhe sigurisht kanë qenë shumë të rëndësishme për karrierën e saj. Pas mbarimit të studimeve në Itali, ajo ka punuar fillimisht në një ministri, më pas zëdhënëse në PD dhe më pas kaloi në Kryeministri. “Me Berishën kam punuar 12 vjet. Nga ministria më mori dhe më bëri zëdhënëse të Partisë Demokratike. Më pas nga PD-ja në…
Moderatorja e njohur Erla Mëhilli, në një intervistë me Arian Çanin, u ngacmua me pyetje disa herë nga ky i fundit për situatën aktuale brenda Partisë Demokratike. Çani e pyeti se kush mund t’i fusë “thikën” pas shpine Gazment Bardhit brenda PD-së, tani që ky i fundit ka marrë të gjithë vëmendjen. Mëhilli tha se brenda PD-së sigurisht që ka xhelozi dhe ajo sheh Jorida Tabakun, si një grua, e cila mund të “godasë” Bardhin. “Gjekmarkaj jo, nuk besoj. Mund ta godasë Flamur Noka. Nuk besoj se Gjekmarkaj ndihet keq tani se të dy nënkryetarë partie janë. Nuk e shoh…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.255, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit”, parashikuar nga neni 230/a i Kodit Penal. Nga aktet hetimore ka rezultuar se i pandehuri Muhamet Manollari është djali i shtetasit Mehdi Manollari. Ky i fundit, në datën 05.05.2013 është larguar nga Shqipëria për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e…
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Julian Deda u shpreh mbrëmë se ‘gjërat që lindin në Big Brother VIP, vdesin aty’. Sipas aktorit të njohur, në jetë i zgjedhim vetë kë duam të takojmë, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri jo. Por banorët e tjerë e sidomos Romeo Veshaj nuk ishte aspak dakord me këtë. Aktori i humorit u shpreh se njeh raste që njerëzit i vazhdojnë edhe jashtë inatet. Nga ana tjetër, Juli u shpreh se të ndodh që të mos flasësh edhe me miqtë për një kohë dhe më pas të rregullosh marrëdhëniet. Madje ai…
Jahti luksoz me Flamur maltez u ankorua mëngjesin e sotëm në portin e Vlorës. M/Y AIR me flamur Malta, gjatësi rreth 80m dhe me helicopter në bord u ankorua në orën 07:00. Mësohet se Jahti me një ekuipazh prej 20 personash por pa pasagjerë është nisur nga La Ciotat (FRLCT)France për tu furnizuar me naftë në brigjet shqiptare.
Ledjona dhe Ilnisa janë përfshirë në një sherr në orët e vona të natës, kur ishin gati të flinin gjumë. Ato ndodheshin në krevatet e tyre në dhomën e tyre, ku filluan të thumbonin dhe të ofendonin njëra- tjetrën. Ledjona e akuzon Ilnisën se di të bëjë vetëm “puçi-puçi” me Meritonin poshtë krevatit dhe iu drejtua me fjalë ofenduese si “injorante dhe ordinere”. Ilnisa e ka ftuar Ledjonën që t’i bashkohet në shtrat me Meritonin dhe kjo gjë e ka agravuar më keq situatën, ku Ledjona nuk ndalon ofendimet. Ledjona: Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën atë bëj! Trego për veten.…