Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç. Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjellë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypaleshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.
Author: tirana
Në bashkinë e Matit është ngritur qendra e Inovacionit ICT, një hapësirë e dedikuar teknologjisë, duke ju ofruar mundësi fëmijëve të kësaj bashkie që të zhvillojnë trajnime dhe marrin njohuri në tre profile, desing, kodim dhe robotikë. 80 nxënës të bashkisë së Matit janë regjistruar në fazën e parë të kësaj shkolle, duke shfaqur kështu një interes të lartë për të qenë pjesë e kësaj qendre. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj vizituan nga afër qendrën e inovacionit, ku nxënësit prezantuan edhe disa prej punimeve të realizuara prej tyre. Kryebashkiaku Malaj tha se bashkia ka…
Dy shtetas janë shoqëruar në komisariat në qytetin e Durrësit, pasi kanë dhunuar punëtorin e një karburanti. Dyshohet se shtetasit 42 dhe 46-vjeçar, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin 62-vjeçar për motive banale. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H.…
Kombëtarja humbi dje 0-3 në Parma kundër Kilit, në ndeshjen e parë për këtë vit që ishte një miqësore. Kuqezinjtë u dukën pa motivim në fushë, teksa statistikat tregojnë se përsë erdhi një disfatë e tillë. Tanët megjithëse tentuan në disa raste t’i afroheshin portës së Bravos, nuk mundën të godisnin portën asnjëherë. Diçka e tillë nuk kishte ndodhur në epokën Sylvinho, me trajnerin që merr humbjen e dytë pas asaj me Poloninë më 27 marsin e 2023. Përpara është miqësorja me Suedinë, një rival i denjë për autokritikë dhe të hënë në 19:00 të gjithë sytë e tifozëve do…
Të paktën 143 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një koncert rock në periferi të Moskës. Një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë pranë teatrit, por tani thuhet se është shuar kryesisht. Grupi i Shtetit Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe tha se përgjegjësit u arratisën.
Një video është publikuar në telegram nga drejtoresha e Russia Today, Margarita Simonyan. Aty duket që po merret në pyetje një prej sulmuesve terroristë në Moskë, ku u vranë 145 persona dhe mbetën qindra të plagosur. Pas arrestimit është i shtrirë diku, i lidhur me duart pas shpine dhe një oficer që po mban kokën e tij nga flokët teksa i bën pyetje. Terroristi i dyshuar thotë se ka ardhur në Rusi nga Turqia, më datë 4 mars dhe i është premtuar se do ti jepnin gjysëm milioni rubla për sulmin.
Prezantuesja Megi Pojani denoncoi një rast të ngacmimit seksual me një pronar televizioni në Shqipëri. Në episodin e saj, ‘MeKast’, nga Megi Pojani dhe dy motrat e saj teksa po trajtonin temën e ngacmimit seksual ndau me publikun një rast personal, kur një pronar televizioni thotë se e kishte ngacmuar dhe i kishte kërkuar në mënyrë intensive që të takoheshin për darkë, pas një interviste pune që ajo kishte dhënë në televizionin e tij. Para pak kohësh kam bërë një intervistë në një televizion tjetër dhe më shkruan në IG pronari i televizionit, emër shumë i njohur. Unë akoma e…
Vera e ardhshme do të jetë speciale për Real Madridin pasi do të përforcohet me një yll si Kilian Mbape. Presidenti Florentino Perez është përpjekur shumë që të arrijë këtë transferim të madh, për një nga sulmuesit më të mirë të botës. Nga ana e tij, kapiteni i Francës ia ka bërë të qartë PSG që do të largohet dhe në Madrid vetëm po presin kohën e duhur për të bërë shpalljen e madhe. Sipas Defensa Central, Florentino Perez luajti një rol thelbësor në sjelljen e Mbappe në “Santiago Bernabeu”. Presidenti i “Los Blankos” i premtoi sulmuesit se në çdo…
Gjatë vitit 2023 shqiptarët kanë tërhequr më shumë para se një vit më parë në pikat e ATM-ve, tregojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Shifrat flasin kështu për rreth 334 mld lekë të tërhequra cash, nga rreth 280 mld lekë që u tërhoqën në vitin 2022. Pra u tërhoqën 19% më shumë para ose në vlerë absolute 54 mld lekë më shumë. Përsa i përket numrit të transaksioneve, të dhënat tregojnë se brenda vitit janë kryer në total 444 mld transaksione ose 21.9% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. Por rritja e transaksioneve është më…
Valët e sulmit terrorist në Moskë duket se kanë tronditur edhe Serbinë. Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë u zhvillua në orët e para të së shtunës, mes shqetësimeve për atë që kishte ndodhur në shtetin mik të Beogradit. Pas takimit, presidenti Aleksandar Vuçiç tha se siguria e qytetarëve serbë ishte prioritet dhe se do të mbronin vendin e tyre në ato që i quajti rrethana shumë komplekse gjeopolitike. Detyrat janë ndarë dhe do të krehën, tha Vuçiç pas seancës. Sakaq ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se nuk kanë informacione se një Serbia është e…
Presidenti rus ka reaguar për herë të parë pas sulmit me armë në sallën e koncerteve në perfieri të Mosksë, ku kanë mbetur të vdekur të paktën 143 persona. Putin thotë se është një akt barbar. Ai bëri me dije se agresorët janë kapur, duke shtuar se po përpiqeshin t’ja mbathnin drejt Ukrainës. Sipas tij të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigje.
Efektivi i “Operacionales” Ervis Shkurta i cili u ndalua sot nga AMP, ka pasur dijeni për kokainën e kapur dy ditë më parë në mjetin e tre të rinjve në Tiranë, Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni. Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije se ai është zbuluar nga policia, pas komunikimit që kishte pasur me njërin prej të arrestuar në WhatsApp, Shkëlqim Ostreni, ku e pyeste: Hë mbaruat? Po atë ditë, janë gjetur dhe 7 thirrje të humbura nga Shkurta në telefonin e një prej të arrestuarve në aksionin e policisë në Tiranë. Kujtojmë se tre personat dyshohet…