Kosova U21 merr pikë në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga Afrim Toverlani e mbylli në barazim pa gola duelin e luajtur në “Stadion an der Gellertstrase”, takim i vlefshëm për eliminatoret e Europianit U21. Performancë fantastike e Kosovës dhe një pikë me vlera përballë një kundërshtari të fortë. Me këta të fundit u aktivizua Brajan Gruda për 84 minuta.
Author: tirana
Ka shkuar në 60 numri i personave që kanë humbur jetën pas sulmit terrorist në Rusi. Persona të armatosur hapën zjarr dhe shpërthyen eksploziv në një sallë të madhe ku edhe po zhvilloheshin koncerte në periferi të Moskës. Ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria duke cituar një zëdhënës të Komitetit Hetues të Rusisë deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti për ditën e Shtunë parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura të cilat kryesisht në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Për ditën e Diel mot kryesisht i vranët e intervale afatshkurtra me diell. Në zonën e veriperëndimit reshje shiu për pjesën më të madhe të ditës dhe të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër…
DashiEkziston mundësia të përballeni me probleme financiare, por me mirëkuptimin dhe mençurinë tuaj, mund ta shndërroni humbjen në fitim. Progresi i ngadaltë i planeve në jetën e dashurisë mund t’ju shkaktojë zhgënjime të vogla. DemiMos lejoni që paqëndrueshmëria të jetë një arsye për mosmarrëveshje në jetën tuaj martesore. Bëni më të mirën për të shmangur pakënaqësinë e panevojshme, pasi mund të pendoheni më vonë. Nëse keni investuar para në një pronë jashtë shtetit, ka gjasa të keni përfitime mjaft të mira. BinjaketDikush mund t’ju shqetësojë, por mos lejoni që kjo t’ju mbingarkojnë. Shqetësimet dhe ankthet e panevojshme mund të jenë…
Princesha e Wales është diagnostikuar me kancer. Kate Middleton njoftoi të premten se ndodhet në fazat e para të trajtimit me kemioterapi. Në një video-mesazh të publikuar, Middleton thotë se lajmi për të ishte shokues në fillim, por shtoi se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po bëhet më e fortë, çdo ditë. Pallati Kensington nuk ka dhënë detaje se për çfarë kanceri bëhet fjalë, por e siguron publikun se Princesha do të shërohet tërësisht. Deklarata e bërë sot nga Middleton shpjegon se përse ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në abdomen në janar. “Testet e bëra…
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi ka publikuar pamje të tankeve të ushtrisë serbe në Luginë të Preshevës. Ai ka thënë se skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës. Për arsyen e publikimit të pamjeve, Mustafi ka thënë se e ka bërë jo për të përhapur frikë e zemërim por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Të shtëna në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk, një qytet afër Moskës. Sipas informacioneve fillestare, të paktën tre persona të maskuar kanë hapur zjarr. Kështu raporton Ria Novosti, sipas së cilës në ndërtesë ka rënë zjarr. Të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën sipas vlerësimeve fillestare.
Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Francesko Foda. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve përpara fillimit të ndeshjes ka qenë fakti se në fanellat e lojtarëve të skuadrës së Armenisë, ku si në çdo fanellë për ndeshje ndërkombëtare vendosen dy flamujt e shtateve respektiv, ai i Kosovës është vendosur mbrapsht. Një imazh që duket në momentin kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit, një gabim, me qëllim apo jo, për momentin po bëhet hit në rrjetet sociale.
Qyteti amerikan i Baltimores ka nxjerrë në shitje 200 shtëpi për vetëm 1 dollarë secilën. Qëllimi është që blerësit privatë të investojnë dhe t’i rikonstruktojnë këto banesa, duke shpresuar në rigjallërimin e lagjeve të rrënuara nga krimi dhe degardimi Baltimore planifikon të shesë shtëpi për 1 dollarë secilën në një përpjekje për të rigjallëruar lagjet e rrënuara nga krimi dhe degradimi. Programi i mbështetur nga kryebashkiaku Brandon Scott – dhe i miratuar nga këshilli i qytetit – do të ofrojë më shumë se 200 prona të lira në pronësi të qytetit për banorët që angazhohen t’i rregullojnë dhe të jetojnë…
Janë zbuluar emrat e 16 personazheve të “Ferma VIP”, reality show i cili do të nisë në televizionin Vizion Plus. Pjesë e “Ferma Vip” do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo. Spektakli do të moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku. 16 personazhet do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë…
Situata në Kosovë, për momentin, është e qetë, por mbetet e brishtë, vlerësoi misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Radio Evropa e Lirë kërkoi koment prej tij, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha një ditë më herët se “njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën” dhe publikoi, siç pretendoi, pamje të tyre. “KFOR-i ka një prani fleksibël dhe të dukshme në mbarë Kosovën – gjë që i mundëson misionit tonë të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’iu përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në…
Duke nisur nga data 1 prill në Gjerman përdorimi i kanabisit deri në 25 gr nga moshat bi 18-vjeç do të jetë i lejuar me ligj, si dhe do të lejohet edhe rritja në banesë për përdorim vetjak. Këshilli Federal miratoi këtë të premte vendimin e Bundestagut për legalizimin e pjesshëm të kanabisit, duke lejuar kështu konsumimin, posedimin dhe kultivimin e tij me kusht nga të rriturit. “Politika e mëparshme e kanabisit kishte dështuar,” tha Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach , duke iu referuar dyfishimit të përdoruesve të drogës tek fëmijët dhe të rinjtë dhe dyfishimin e vdekjeve nga përdorimi. “Nuk mund…