Author: tirana

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Xhafzotaj të Shijakut. Autor i dyshuar është identifikuar si Arbër Hoxha, 30 vjeç. Në mes të ditës, dy persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraprakisht, kanë qëlluar me armë para një dyqani që tregton aksesorë për automjete në anë të rrugës Durrës- Shijak. Në konflikt kanë qenë të pranishëm dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe i plagosuri. Gjurmët e plumbave të shumtë janë të dukshme në vendin e ngjarjes, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36-vjeç nga Shijaku, shok i…

Read More

Në qendrën e kryeqytetit po realizohen disa teste për reagimin e stafit të emergjencave kombëtare në rast të një sulmi nuklear. Pas izolimit të zonës dhe të personit të prekur janë marrë masat për ndihmën e parë dhe për shmangien e rrezikutKreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se këto stimulime janë të rëndësishme në çdo rast. Madje ai bën të ditur edhe mbështetjen e dhënë për Shqipërinë. Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, thekson pajisjet që janë në dispozicion dhe gatishmërinë. Stimulimi i reagimit në një rast të sulmi me rëndë radioaktive vjen në kohën kur kërcënimet e Rusisë…

Read More

Në Kuvend është depozituar një nismë e re për aplikimin e një sistemi adresash, ku çdo godinë e rrugë të ketë një kod unik dhe emërtimin përkatës. Por sa ndërtesa dhe apartamente ka në Shqipëri? Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen 471 mijë e 945 apartamente. Po ashtu, numërohen 774 mijë e 431 ndërtesa. Deri më tani, rezulton se procesi i emërtimit ka përfunduar për 150 mijë segmente rrugore në të gjithë vendin si dhe për 115 mijë e 11 ndërtesa që janë të lidhura me segmentet rrugore ku pozicionohen, sipas të…

Read More

egjistron së fundmi një përmbysje në turizëm. Prenotimet në Airbnb janë shumë më të larta se në hotele përgjatë gjithë vitit në mbarë vendin. Në vitin 2023 pati një rritje të vazhdueshme të ofertës së akomodimit që reflekton zhvillimin dinamik të sektorit të qirave afatshkurtra ‘Furnizimi’ me shtretër nga akomodimet me qira afatshkurtër ushtron presion mbi hotelet gjatë gjithë vitit në Greqi. Shtretërit e ofruar në akomodimin me qira afatshkurtër i tejkalonin hotelet e vendit me afro 60.000 njësi, pasi arritën në 939.000 mijë në muajin korrik 2023 krahasuar me 887.748 shtretër hotelesh në mbarë vendin. Edhe pse shtretërit e…

Read More

Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt nuk do t’i duhet më të bashkëndajnë tryezën e komisionit për reformën zgjedhore pasi ajo u mbyll ashtu siç ishte parashkruar, zero produkt politik. Propozimet e socialistëve dhe demokratëve të Lulzim Bashës nuk u përputhën. Secili qëndroi në llogoren e tij duke mos i dhënë zgjidhje ligjore rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për votën e diasporës dhe herësin. Pasi dy bashkëkryetarët t’i bëjnë me dije kuvendit arsyet e dështimit, fati i “zgjedhores” pritet të përcaktohet në grupin e posaçëm që do të ngrihet brenda komisionit të ligjeve. Ende pa u vendosur…

Read More

Pra, pse janë kaq shumë njerëz të lodhur gjatë ditës? Fox News Digital foli me disa ekspertë të gjumit për shkaqet e zakonshme – dhe si të siguroheni që po pushoni sasinë e duhur për shëndetin tuaj mendor dhe fizik, raporton New York Post. Zakonet e këqija të gjumit: Edhe pse ndjenja e vazhdueshme e lodhjes mund të lidhet me shumë faktorë, gjithçka fillon me gjumin e duhur. Kjo është sipas Tim Roberts, nënkryetar i shkencës dhe inovacionit në Therabody, një kompani e teknologjisë së mirëqenies. “Gjëja e parë që duhet vlerësuar kur ndërtoni zakone më të mira dhe më të…

Read More

Gianni De Biasi, italiani që drejtoi Shqipërinë në “Francë 2016” ka folur për “La Tercera” në Kili, në prag të ndeshjes që Kombëtarja kuqezi luan nesër në 20:45 kundër ekipit nga Amerika Latine në Parma. De Biasi ka thënë se nga koha kur ai ishte në stolin e Kombëtares ka shumë ndryshime, me ekipin që ka më shumë cilësi. Asllani, Ramadani dhe Gjimshiti, këta janë tre emrat e veçuar nga De Biasi. “Shqipëria? Ky është një ekip me shumë cilësi, ka shumë lojtarë të cilët luajnë në Itali, shumë lojtarë në futbollin italian që kanë shumë eksperiencë. Janë rritur shumë në nivel ekipor.…

Read More

Korfuzi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fuqishëm 4.7 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në jugun e vendit, Sarandë, Himarë dhe zonat përreth. Sizmologu Edmond Dushi, në një lidhje Skype për “Breaking” në Top News, tha se kemi të bëjmë me një aktivitet të shtuar tektonik në afërsi të ishullit të Korfuzit. Ai shtoi se vihet re që javën e fundit ka pasur një rritje të aktivitet në të dyja skajet e pllakës tektonike të Adriatikut, duke nisur me tërmetet në Bosnje, Itali dhe Korfuz. “Kemi një…

Read More

Me ngritjen e dy komisioneve hetimore, të kontratave koncensionare në Shëndetësi dhe hetimin për sistemin Tims, Rithemelimi i dha fund kaosit në parlament. Megjithatë vota pro e shumicës në kuvend, nuk kaloi pa kontestime. Mes 95 kartonëve jeshilë për hetimin e sterilizimit dhe check up-it, u dallua një abstenim, ai e socialistit Erion Brace. Ish-zëvendëskryeministri, në një reagim për Report TV, sqaron votën e tij, duke e cilësuar ngritjen e këtij komisioni si një për përpjekje të Sali Berishës për të delegjitimuar SPAK, që prej kohësh po heton këto dy kontrata koncensionare. Në një reagim për gazetaren e Report Tv,…

Read More

36-vjeçari që u plagos këtë të premte në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit Arbër Hoxha, i cili qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete. Një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri. Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.

Read More

Pranvera është mundësia e fundit për t’u rikthyer në formë, pas abuzimit me ushqime apo pije alkoolike gjatë dimrit. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, mund të jetë mundësia e fundit. Më mirë vonë se kurrë. Është e kotë që të vareni prej artikujve që mbushin përditë revistat apo faqet online. Nuk kanë për të funksionuar as dietat që shpikni vetë. Gjëja kryesore është që të mos kapërceni vaktet, asgjë të mirë nuk keni për të arritur. Këshillohuni me një dietolog në mënyrë që të merrni dietën që iu duhet. Domosdoshmëria e ujit, çajrave dhe lëngjeve Pini vazhdimisht ujë!…

Read More

Biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit Kraja, i njohur si një prej “bosëve” të lojërave të fatit në Shqipëri, ku ka qenë pronar i kompanisë “Superbast”, është arrestuar nga policia e Kosovës. Ai është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë dhe pas verifikimit ka rezultuar se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste të lëshuara nga dy gjykata në Kosovë. Më konkretisht nga Gjykata Themelore në Prizren dhe Gjykata Themelore në Mitrovicë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Pas ndalimit, ndaj biznesmenit Kraja, Gjykata e Mitrovicës vendosi urdhër-arresti për 48…

Read More