Aktori i njohur Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër. Parlamenti i Shqipërisë votoi me 96 vota PRO dhe një abstenim ngritjen e dy komisioneve parlamentare që do të hetojnë shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up si dhe Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.
Author: tirana
Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për median italiane ku ka rrëfyer lidhjen e tij të fortë me klubin zikaltër dhe ndjesitë që përjetoi kur mësoi për interesimin e Interit për kartonin e tij. “Xhaxhai im më ka bërë tifoz me Interin dhe nuk mund ta besoja kur dëgjova për interesimin e tyre për mua. Thashë menjëherë po, nuk u mendova dy herë. Ishte e pabesueshme, pasi po realizoja një ëndërr. Sapo u transferova në Milano, e ndjeva se duhej të merrja me vete edhe familjen time dhe kështu bëra. Jam shumë i lidhur me vëllanë tim, që atëherë ishte…
Kreu i forcave të armatosura gjermane, Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer, kërkoi zhvillimin e shpejtë të një mburoje raketore për Gjermaninë për t’u përballur me kërcënimet e mundshme nga Rusia. “Ne kemi pesë deri në tetë vjet. Brenda kësaj periudhe ne duhet të instalojmë një sistem të mbrojtjes raketore. Nuk ka alternativë”, tha gjenerali Breuer për gazetat e grupit mediatik Funke Mediengruppe sot. “Ne besojmë se Rusia do të jetë e aftë të bëjë luftë kundër vendeve të NATO-s brenda një periudhe prej pesë deri në tetë vjet. Deri atëherë, ne në Gjermani gjithashtu duhet të jemi në gjendje të…
Shantazhimi, denigrimi nëpërmjet rrjeteve sociale është kthyer në një shqetësim serioz për njerëzit e thjeshtë, por edhe për figurat publike. Një rast i fundit i bërë publik ishte ai i Beniada Nishanit, ish-banore e Big Brother Vip, e cila në rrjetet sociale vendosi që personin që e kërcënonte online, ta publikonte me emër dhe figurë. Kështu ajo u dha një mesazh edhe të gjitha vajzave dhe grave që bien pre e kërcënimeve apo denigrimit online, që të mos heshtin, por t’i denoncojnë. Kjo ishte tema e cila u diskutua këtë të premte në Wake Up, ku i ftuar ishte dhe…
Një 28-vjeçar nga Fieri u ndëshkua me masë administrative prej 70 mijë lekësh të rinj, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit luksoz, ai nuk i është bindur forcave të rendit. Kanë qenë disa efektivë policie që e kanë ndaluar mjetin tip “Audi” pa targa. “U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga…
Janë identifikuar autorët e sulmit të dhunshëm me shkopinj në një servis makinash në Korçë. Mësohet se ata janë Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri. Ndërsa personi i plagosur është Ramadan Hasani. Si ka nisur sherri Sherri ka nisur në datën 14 Shkurt dhe sipas burimeve nga policia mësohet se ka qenë Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që kanë rrahur Spartak Selimën. Më pas ditën e sotme Selima së bashku me një familjar dhe dy shokë kanë gjetur Ramadan Hasanin dhe e kanë sulmuar me leva hekuri dhe shkopinj. Njoftimi i policisë: Korçë/Dëmtuan me mjet të…
Shqipëria pritet të dyfishojë shpenzimet e saj të mbrojtjes gjatë pesë viteve të ardhshme, me një angazhim të parashikuar prej 2.2 miliardë dollarësh nga 2025-2029. Kjo ndërsa vendi kërkon të zhvillojë aftësitë e tij ushtarake në dritën e një mjedisi në ndryshim të kërcënimit global. Këto janë të dhënat e raportit të GlobalData “Tregu i Mbrojtjes i Shqipërisë 2024-2029”. Aty shkruhet se pas një periudhe të gjatë stanjacioni dhe rënieje të lehtë, buxheti i mbrojtjes i Shqipërisë ka filluar të shohë një rritje, duke filluar nga viti 2022, duke u rritur ndjeshëm pas vitit 2023 dhe duke u rritur vazhdimisht. Kjo…
“Në hartën globale të turizmit”! Bukuritë natyrore shqiptare cilësohen nga media e njohur amerikane “Business Insider” si gurë të çmuar të fshehur. Në një shkrim dedikuar vendin tonë “Business Insider”, shkruan se sektori i turizmit në Shqipëri po përjeton një transformim magjepsës. Ndërsa pushimet tradicionale në plazh mbeten të njohura, një trend në rritje sipas medias amerikane është edhe eksplorimi i destinacioneve më pak të njohura. Turistët tani po shkojnë përtej rajoneve bregdetare, duke u zhytur më thellë në Alpet Shqiptare, fshatrat simpatikë dhe vendet arkeologjike. “Përqendrimi i qeverisë shqiptare në zhvillimin e infrastrukturës, së bashku me bukuritë natyrore mahnitëse…
Bujar Osmanit, i është sugjeruar që pas mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s. Lajmi u bë publik një ditë më parë nga TV21, duke iu referuar burimeve diplomatike. Ndërsa sot, vetë Osmani u përgjigj duke konfirmuar se ka rekomandime nga organizata ndërkombëtare, por pa treguar konkretisht cilat. “Është e vërtetë se kam disa rekomandime për disa organizata ndërkombëtare, por tani jam i fokusuar në angazhimet e mia politike në vend”, tha ai. Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të tërhiqet nga karriera politike vendore dhe të kalojë në atë…
Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit përfshijnë për herë të parë garancinë e mbështetjes psikologjike të policëve, të cilët përballen me situata të rënda në terren. Në nenin e veçantë është parashikuar edhe tërheqja e armës së shërbimit nga eprori në momentin që konstatohet gjendje e rënduar psikologjike, për të shmangur situata të agravuara. Ludjan Zaimi ishte një polic i rregullt, por prej kohësh bullizohej nga kolegu i tij Çaush Saliasi. Situata shkoi në një pikë që durimi dhe nervat e lëshuan, duke derdhur drejt tij lum plumbash brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në Tiranë në maj 2022.…
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim katër persona, pasi kanë dëmtuar me mjete të forta një 30-vjeçar. Policia thotë se mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e…
Gazetari Flavio Qarri, i ftuar në “Breaking” në Top News, tha se në këtë edicion të Big Brother Vip, Egla ka arritur që të marrë vëmendjen e publikut, edhe pse duket se i ka ndarë në dy ‘kampe’, ata që e duan dhe ata që nuk e duan. Për këtë ai kujton pak edhe rrugëtimin e Luizit një vit më parë dhe sesi arriti që të marrë vëmendjen e publikut. “Ajo që ndodh aty brenda duam apo nuk duam ne, është reflektim i shoqërisë sonë. Fakti që Egla u duk personazhi më pak i zëshëm dhe më i rëndësishëm aty…