Author: tirana

Detaje të reja janë mësuar për plagosjen e ndodhur sot në Xhafzotaj të Shijakut. Gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë Enidor Dedja, 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një biznes pjesësh këmbimi në Xhafzotaj. I plagosuri është në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e një konflikti të çastit, Arbër Hoxha ka plagosur në këmbë Dedjën, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Një 27-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, pasi bashkëshortja e tij shkoi në maternitet për të lindur, por foshnja ka ndërruar jetë. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A.Gj, 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto)”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t’i shitur tek grupet kriminale. Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës. ”Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë”.

Read More

Vërejtjet e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e ndalën Serbinë. Ministri i jashtëm Ivica Daçiç, që ndodhet në Moskë, pas platformës politike, po i ofron presidentit rus, Vladimir Putin, dhe një tjetër ekonomike. Kryediplomati serb është takuar me ministrin rus për zhvillim ekonomik, Maksim Reshetnikov. Ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe të biznesit, ndërsa Serbia konsiderohet si ndër shtetet e botës që ndihmojnë Putinin në shmangien e sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të luftës së nisur në Ukrainë. “Do të gjejmë zgjidhjet e duhura për çdo sfidë”, theksoi Daçiç pas takimit. Ministri i jashtëm…

Read More

Sibela Abedini u vetëvra pas shantazheve me foto intime në TikTok, dhe sot në emisionin ”Me Zemër të Hapur”, nëna e saj deklaroi se një person e ka kërcënuar. Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”. “Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng,…

Read More

Këtë të premte, familjarë, miq dhe të afërm të poetit dhe autorit Jorgo Papingji kryen homazhe. Tekst shkruesi i mijëra këngëve të dashura për shqiptarët në Festivalin e Këngës ishte në shtruar prej disa ditësh te Trauma në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai la pas pasuri të vyera për vendin. Gruaja e tij Tatjana Papingji, tha se Jorgo e donte lirinë dhe iku i përmbushur. Jorgon e frymëzonte çdo gjë, thotë Tatjana, e ndërsa e përshkruan si baba të dashur e të përkushtuar. “Një baba shumë i dashur, nuk përzihej fare, nuk thonte kurrë jo. Sidomos kohët e fundit që…

Read More

Të gjithë fermerët dhe blegtorët në vend do të mund të përfitojnë nga Skema Kombëtare e Qeverisë për Mbështetjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural. Nga Tregu i ri Agroushqimor në Farkë, ‘AgroPark Tirana’, i ndërtuar posaçërisht për fermerët, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, prezantuan Skemën Kombëtare 2024, si një mundësi e shkëlqyer për të rritur prodhimin dhe ulur kostot. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndërtimi i këtij tregu është një tjetër fjalë e mbajtur, që jep garanci edhe për realizimin e investimeve të tjera në këtë sektor.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm PD së Rithemelimit, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e PD-së, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Bardhi u shpreh se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje. Ai shtoi se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i çoi për projektin e Portit të Durrësit. “Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të…

Read More

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Xhafzotaj të Durrësit, ku i plagosur ka mbetur një person. Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.…

Read More

Këtë të premte në sheshin ”Skëndërbej” në Tiranë po organizohet një demonstrim nga Urgjenca Kombëtare për sulme kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare. Është një projekt i finacuar nga Bashkimi Europian dhe Shqipëria ka përfituar 220 mijë euro pajisje. Trajnimi i stafit ka vijuar qe në vitin 2022. Pjesë e këtij projekti janë 10 shtete nga Ballkani dhe Europa juglindore. Improvizimi do zgjasë rreth 2 orë në total. Edhe qytetarët janë bërë kureshtarë dhe kanë ndjekur nga afër të gjithë situatën.

Read More

Vëllai i Madh së fundmi i dha Ilnisës dhe Liamit një mision sekret, ku duhet të fshehin sendet e banorëve të tjerë. Kjo gjë ja shkaktuar mjaft debat brenda shtëpisë. Një nga banorët që është besdisur nga kjo gjë është Egla, cila nuk ka gjetur foton e babait të saj. Ajo i është drejtuar banorëve me një fjalor të rëndë dhe i kërkon që t’ja sjellin foton, pasi “po ndyjnë kujtimet e një njeriu që nuk është më në jetë”. Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur autoritetet greke. Këta të fundit janë alarmuar pas gjetjes së trupit të pajetë të një personi në Janinë. Autorët nuk e kanë kryer vrasjen në vend, por e kanë zhvendosur trupin e viktimës në vendin ku u gjet mëngjesin e sotëm. Viktima kishte një palë pranga të lidhura në dorën e majtë dhe një armë të lidhur në skajin tjetër. Nuk dihet nëse kjo është arma e përdorur për ta vrarë. Ai u gjet i mbështjellë me thasë plehrash rreth kokës dhe këmbëve, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte i ekspozuar. Trupi i tij…

Read More