Përgatitja e fletëvotimit të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane në Greqi po ecën me ritme intensive. Demokracia e Re ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Një ndër ta është edhe kampioni olimpik Pirro Dhima, Presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Dhima është zv.president i Federatës Botërore të peshëngritjes. Ka disa ditë që kryeministri Mitsotakis pranon sugjerime që përveç Pirro Dhimës të vendosë në listë edhe Fredi Belerin, pasi sipas këshilltarëve të tij do të mund të përqendrojë më shumë vota nga ekstremi i djathtë. Por nga ana tjetër ka edhe sugjerime…
Author: tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar besimtarët bektashianë për Ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit të gjithë Komunitetit Bektashian! Le të sjellë kjo ditë e shenjtë dritë, dashuri dhe harmoni në zemrat dhe shtëpitë tuaja”, thekson Veliaj.
Një tërmet 4.7 ballë i shkallës Rihter ra mëngjesin e sotëm në ishullin e Korfuzit. Tërmeti ka rënë rreth orës 07:20 dhe epiqendra ka qenë 31 kilometra në jugperëndim të Othonit. Thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 9.2 km. Në të njëjtën zonë, bëhet me dije nga mediat greke se ka patur edhe dy tërmetet të tjera, i pari me magnitudë 2.9, pasditen e djeshme dhe i dyti me magnitudë 3.5 rreth orës 02:12 mëngjesin e sotëm. Sizmiologët në Greqi thonë se nuk ka vend për shqetësim. Sipas tyre zona ku kanë rënë këto tërmete, është një zonë me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se njësi të specializuara të ushtrisë serbe janë parë disa metra larg kufirit të Kosovës. Kurti ka publikuar në Facebook, një video përmes së cilës prtenedon se ushtarët serbë ndodhen në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. “Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”. Sot gjatë ditës, njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit…
Debatet e nxehta janë bërë pjesë e përditshmërisë në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 3”, ku dy prej banorëve, Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi kanë qenë protagonistët e një përballjeje verbale të ashpër. Tensionet mes tyre janë përshkallëzuar aq shumë sa janë shkëmbyer fjalë që kanë tejkaluar kufijtë e debatit të shëndetshëm. Në një moment pikant të diskutimit, të dy kontestuesit kanë hedhur akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.“Nuk ke të pasme të flasësh,” është një nga frazat provokuese që ka zënë valët e emisionit dhe ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga pala tjetër. Por ajo që duket se…
Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët në jug të vendit në orët e pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi 1-7m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 8-12m/s shoqëruar me dallgëzimin të forcës 1-2 ballë.
Këtë të premte, besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu në Qabe. Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët në këtë ditë feste, ndërsa ka ndarë edhe pamje nga teqja Kuzum Baba në Vlorë. “MIRËMËNGJES dhe nga Kurora e Malit Sevaster në Selenicë, ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit”, shkruan Rama. Sipas legjendës çdo gjë ringjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin…
Një tërmet rreth 4.7 ballë me qendër në ishullin e Korfuzit është ndjerë në të gjitha rrethet e Jugut rreth orës 6:20 minuta këtë mëngjes. Tërmeti shënoi vetëm një valë lëkundjesh. Deri tani në Shqipëri nuk ka njoftime për pasoja ose dëme materiale.
Dashi Të premten do jetë dita do të nisë me disa dyshime në dashuri. Për sa i përket punës, ju keni filluar të ndiheni pak të lodhur, përpiquni t’i bëni gjërat me qetësi dhe më mençuri. Demi Të premten dita do të jetë e kënaqshme nga pikëpamja e ndjenjave! Për sa i përket punës, disa projekte do të nisin me lëvizje të ngadalta, do t’ju duhet të kompensoni sa më shpejt kohën e humbur. Binjakët Të premten jeni të fortë në dashuri këto ditë dhe me Hënën e favorshme do të jeni edhe më shumë. Vazhdoni kështu, me besim dhe…
Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me disa akuza që ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj i bëri pak javë më parë në një intervistë nga arratia. Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati. Pyetje: A keni një koment për akuzat e Ahmetajt? Edi Rama: Unë nuk bëj komente për çështjet e drejtësisë. Imagjinoni të bëj koment për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Të hyj unë në debat me një njeri që është…
Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person. Trafikantët nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentuan të godasin policët me automjet. Policia ndodhur në këtë situatë është detyruar të qëllojë në drejtim të tyre. I plagosur ka mbetur njëri prej trafikantëve i cili ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Si rrallë herë, Soni Malaj ka qenë e ftuar në një intervistë televizive në Klan Kosova, më saktësisht në programin “Sol”, ku ka folur me detaje rreth karrierës, jetës personale dhe sidomos të bijës, por përtej gjithë rrêfimit, një sekuencë e bisedës është bërë virale në TikTok, ku ajo tregon më shumë mbi rritjen dhe edukimin e vajzës, sot 12 vjeç. “Jam munduar gjithmonë ta bëjë të kuptojë se ka një ndryshim mes Sonit si këngëtare në skenë dhe Sonit si mami në shtëpi. I flas gjithmonë që të kuptojë se edhe nëse mami vishte veshje provokuese nëpër performanca për…