Author: tirana

Departamenti i Drejtësisë në SHBA thotë në padi se gjiganti i teknologjisë ka penguar në mënyrë të paligjshme konkurrencën duke kufizuar informacionin për programet e përbërësit e aparateve të saj. Padia e tipit ‘anti-trust’ është një sfidë direkte ndaj praktikave dhe produkteve kryesore të kompanisë, duke përfshirë sistemin e saj të mesazheve iMessage dhe mënyrën sesi lidhen me njëra-tjetrën produktet e saj iPhone dhe ora shoqëruese Apple Watch. Padia e ngritur në gjykatën e New Jersey, akuzon se Apple ka vendosur monopol në tregun e celularëve dhe e përdor kontrollin e gjerë që zotëron më mënyrë ilegale”, shkruan rrjeti vendas…

Read More

Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve amerikanë, niveli i lindjeve në rang global pritet të bjerë ndjeshëm deri në vitin 2100. Madje që nga viti 2050, në mbi tre të katërtat e vendeve nuk do të lindin mjaftueshëm fëmijë për të mbështetur popullsinë e tyre. Nga ana tjetër, rritja e popullsisë do të mbështetet nga lindjet më të larta në vendet me të ardhurat më të ulëta, përgjithësisht në Afrikën perëndimore dhe Nën-Sahariane. Raporti i ri tregon se rëniet më të mëdha të lindjeve janë në vendet e zhvilluara evropiane dhe aziatike, si Serbia, Japonia dhe Koreja e Jugut.…

Read More

Janë mbi 150 gjyqtar dhe prokuror që u shkarkuan nga Vettingu në sistemin e drejtësisë. Pjesa Kryesore nuk kaluan dot kontrollin mbi kriterin e pasurisë. Disa prej tyre janë emra të njohur mediatikisht. Te tjerë në hije dhe asnjëherë të dëgjuar për publikun. Mes tyre janë edhe drejtues të trupave gjyqësorë në nivel të lartë AksesDrejtesi po sjell edhe pasaporta të Individëve dikurë Magjistrat e tani të rrëzuar në Vetting https://aksesdrejtesi.al/persons/5 Ndërkohë një kontingjent tjetër i mbetur pa status Magjistratë janë të dorëhequrit para dhe gjatë Vetting , Magjistratë të dikurshëm që nuk ju nënshtruan Vettingut https://aksesdrejtesi.al/persons/4

Read More

Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, akuzat të cilit do t’ia komunikoj më 26 mars, ka marrë në pyetje ish-gruan e tij, Albin Mançka. Kujtojmë se ish-zv/kryeministri ndodhet në arrati dhe sipas SPAK, ka përfituar rryshfet nga bosët e inceneratorëve, si pasuri të paluajtshme dhe në formën e dhuratave apo pagesës së udhëtimeve. Ahmetaj është nën hetim për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.

Read More

Ilir Beqarajn dhe Edison Haxhiun, të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjas disa ditë më parë në Larushkë të Fushë Krujës janë lënë në burg nga gjykata e Tiranës. “Nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Është djali i xhaxhait të Ylli Brahimit, ai ka zgjedh të jetojë në një zonë rezidenciale për shkak se i janë bërë disa atentate, ky automjet nuk ka lëvizur në atë interval rruge, e tregon GPS, i kërkuam ekspertizë gjykatës dhe e pranoi”, tha avokati i të akuzuarve. Kujtojmë se ata u arrestuan një ditë më parë në lidhje me ngjarjen e…

Read More

Të veshësh fanellën me numrin 10 të Kombëtares është një nder dhe përgjegjësi e madhe, veçanërisht nëse së fundmi sapo ke bërë 21 vjeç. Jamal Musiala, talenti dhe shpresa e futbollit gjerman për Kampionatin Europian, që do të luhet në Gjermani, e di mirë këtë fakt. Mesfushori i Bayern Munich tha për mediet gjermane përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës se gjithmonë e kishte ëndërruar që një ditë të mbante numrin 10 në Kombëtare. “Numri 10 ka qenë gjithmonë një ëndërr, që kur isha fëmijë. Kur shikoja Messin, gjithmonë doja ta vishja atë fanellë. Është vërtet e veçantë. Ne jemi…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alfred Belerit. Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës i cili u shpall fitues nga KQZ, por u arrestua me akuzën e blerjes së votave, nuk do mund ushtrojë mandatin e tij. Vendimi i plotë Në datën 28.09.2023 në Gjykatën Kushtetuese është regjistruar kërkesa e kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, i cili ka kërkuar shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve nr. 46, datë 22.05.2023 të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë; nr. 19, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2023-1313 (224), datë…

Read More

Ndërkohë që Parlamenti i është rikthyer sot normalitetit, pa flakadanë dhe përplasje të opozitës me Gardën, kreu i PD Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, u panë të ulur pranë njëri-tjetrit. Ajo që nuk u pa në ekran ishte një moment mes Bardhit dhe Bashës, kur ky i fundit “përgjon” telefonit e kreut të grupit të PD.

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Më pak se 2/3 e zgjedhësve të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare. Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se 55.1% prej tyre do t’ia jepnin votën PS-së, pavarësisht se ata përbëjnë vetëm 36% të të gjithë banorëve me të drejtë vote këtu – pothuaj baraz me ata që ende nuk duan të votojnë për ndonjë parti. Në qoftë se sistemi elektoral do të ishte me një zonë të vetme zgjedhore me proporcional të pastër, pa prag…

Read More

Elia Zaharia ka dëshmuar se ajo nuk ka qenë prezente në nisje të sherrit mes babait të saj dhe Princ Lekës, por kur ka shkuar në shtëpi ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar babanë. Elia ka treguar se në atë moment, Princ Leka e ka shtyrë me forcë dhe ajo është rrëzuar përtokë, ku është lënduar në kokë. Madje sipas saj, Princ Leka i ka thënë “je aktore, bën kot”. “Unë kam disa ditë që kam qenë pa qejf dhe për këtë arsye babai im ka ardhur për të më ndihmuar me vajzën time të vogël 3 vjeç dhe për…

Read More

Drejtësia për vrasjen e Endri Mustafës duket se ende nuk do të vijë, pasi autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë nga autoritetet turke pas gati 1 muaj e gjysme qëndrimi në qeli. Ai u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Në momentin e arrestimit Licit iu sekuestrua edhe një armë zjarri si edhe dokumente të falsifikuara belge.Por, pavarësisht këtyre dy veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, për të cilat autoritetet shqiptare…

Read More