Author: tirana

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e parë global për energjinë bërthamore në Bruksel. Me anë të një postimi në “Instagram” thotë se me liderin francez ka folur rreth çështjes së Kosovës, ndërkohë që është ankuar për presionin në rritje ndaj popullit serb. “Një takim i përzemërt me Emmanuel Macron, me të cilin shkëmbyem mendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, si dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit ndërmjet Serbisë dhe Francës. E njoftova për zhvillimin e situatës në Kosovë, si dhe për presionin në rritje ndaj…

Read More

Kanë mbetur edhe 85 ditë nga Euro 2024, ndaj dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Karlfried Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nënshkruar ndërkohë një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë federale gjermane lidhur me kontributin që Shqipëria do të japë për mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv europian të këtij viti. Ministri falenderoi Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme edhe në kuadër të ndihmës për Policinë (me fokus të veçantë RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Policia kufitare etj) dhe ju kërkoi…

Read More

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa i është përgjigjur akuzave se Komisioni aktual i Reformës zgjedhore me bashkëkryetar Enkelejd Alibeajn nuk ka dhënë asnjë produkt konkret. Ai ka publikuar edhe e-mailet, ku thotë edhe se Partia Demokratike e përfaqësuar nga Alibeaj ka pasur propozime konkrete për ndryshimet e kodit zgjedhor. Postimi i plotë Për pazarexhinjtë që turpin duan ta hanë me bukë dhe thonë se Komisioni aktual i Reformës Zgjedhore nuk ka dhënë asnjë produkt konkret. Ja e vërteta: Një ndër argumentet që përfaqësuesit e PS-së dhe ata të Rithemelimit artikuluan në seancën e sotme, por edhe…

Read More

I njohur që shqetësimet e qytetarëve i sjell në Kuvend në formën më origjinale, deputeti i Rithemelimit, Dashnor Sula u paraqit me domate në foltoren e parlamentit gjatë fjalës së tij në seancën e sotme. ”Ne jemi populli i thjeshtë domate hamë, nuk shkojmë tek Nusreti”,-tha Sula. Deputeti Sula ka vijuar me kritikat ndaj ministres Ibrahimaj dhe Denaj për subvencionet për bujqit dhe fermerët, ku e cilësoi skemën e TVSH-së si një dëm i madh. ”Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do…

Read More

Parlamenti iu rikthye sot normalitetit me diskutimet e gjata, pa flakadanë, karrige të kthyera përmbys dhe zhurmues. LSA ka fiksuar disa momente të këtij normaliteti, ku ish-kryeministri Pandeli Majko shkon të bisedojë me Agron Gjekmarkajn. Më i palumturi i këtij normaliteti duket të jetë Lulzim Basha, i cili përpos faktit që u përjashtua nga seanca, i duhet ti kërkojë Jorida Tabakut të spostojë karrigen e saj, sa herë që ai do të lëvizë për shkak se vendet e tyre janë në krah të njeri-tjetrit.

Read More

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) është i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi u takua në Prishtinë me ndihmës sekretarin amerikan të Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Sipas saj, anëtarësimi në INTERPOL do të rriste kapacitetet e Kosovës në mënyrë që institucionet të përmirësonin përgjigjen “ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të sigurisë publike për secilin qytetarë të Republikës sonë, pa dallim”. “Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL janë kriminelët, në…

Read More

Në të tretën ditë të përballjes të paprecedentë në gjykatën londineze, të Sali Berishës me qeverinë angleze, avokatët e ish-kryeministrit kanë paraqitur argumentet kundërshtues për shpalljen e tij, person non grata në Britaninë e Madhe. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu mëson se Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha SIAC ((Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) se me vendimin e saj ish sekretaria e shtetit Priti Patel ka shkelur ligjin dhe se akuzat që çuan në shpalljen e ish kryeministrit shqiptarë Non Grata, janë serioze dhe haptazi të pa vërteta. Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i…

Read More

Veç tre skuadra duhen do të plotësojnë kuadrin e pjesëmarrësve në finalet e Euro 2024. Këto ekipe do të dalin nga faza playoff, ku 12 skuadra kanë fituar të drejtën të konkurrojnë deri në fund pas ecurisë së tyre në edicionin e fundit nga Nations League. Prej kësaj të enjteje, datë 21 mars, do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, të cilat do të përcaktojnë edhe skuadrat që do të luajnë në finalet e 26 marsit. Në total luhet në tre nivele, Ligat A, B dhe C, ku fituesit e secilës finale do të garantojnë edhe pjesëmarrjen në evenimentin në Gjermani. Ndeshjet…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në fjalën e saj këtë të enjte në Kuvend, deklaroi se nuk është kundër investimeve të huaja në vendin tonë, duke pasur parasysh investimet në Sazan. Po ashtu Tabaku theksoi se Porti i Durrësit u tha se do të bëhet pa marrë asnjë para nga buxheti i shtetit. Deputetja demokrate shtoi se duhet të bëhet një garë e hapur për investimet e huaja. “Këtu janë bërë ligje jo në favor të qytetarëve. Një nga ligjet është ai për Portin e Durrësit, që u tha se asnjë para nuk do të dalë nga buxheti. Ligji për…

Read More

Dean Hujisen kaloi në merkaton e janarit nga Juventus te Roma falë formulës së huazimit. Mbrojtësi i talentuar ka thënë se qëllimi i tij është që në verë të rikthehet te Juventus si dhe të luajë Europianin me fanellën e Spanjës. “Nuk e di se përse nuk luaja te Juventus, kur Roma u shfaq si mundësi nuk u mendova gjatë pasi bëhet fjalë për një klub shumë të rëndësishëm. Pastaj ishte edhe Jose Mourinho, nuk mund t’i thuash “jo” një personazhi si ai. E ardhmja? Roma nuk e ka opsionin për të më blerë kartonin, por në futboll kam mësuar…

Read More

”Kosova i përket Shqipërisë”, është mendimi i djalit të Nikki Haley, ish-kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter. Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë. Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

Read More