Author: tirana

Deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi gjatë fjalës në Kuevnd, ka reaguar për incidentin mes Ramës dhe gazetares Ambrozia Meta. Vokshi i bëri thirrje kuvendit që të hartojnë një rezolutë në mbështetje të gazetareve që janë në detyrë. “Akt shantazhesh, akt i cenimit të integritetit fizik ndaj një gazetarja. Pasi e lëshuan nervat nga pyetjet e ambrozia metës, Rama guxoi që pas dhunës verbale të cenonte integritetin fizik të saj. Është një gjest prej burracaku, prej të paburri. Kush është ai që të prekë vajzat, gazetaret në detyrë. Ndjej një keqardhje që asnjë nga deputetet e kësaj ane nuk guxoi të…

Read More

Lulzim Basha fjalën e parë në Parlament në një seancë normale, i bëri thirrje PS-së dhe Rithemelimit që të mos përsërisin skenarin e marrëveshjes së 2008-ës. Basha u ndal tek ligjet për Komisionet Hetimore, që sipas tij shënoi një precedent të papranueshëm. Po ashtu Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare. ”6 muaj 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu siç kaloi. Pyetja e parë: a ishin këta more apo ishin të tjerë? Për shqiptarët ka rëndësi një parlament funksional. Çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për…

Read More

Këtë të enjte ka nisur seanca plenare në Kuvend. Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi ka kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla që të shpallë pavlefshmërinë e votimit seancës së shkuar, duke thënë se nuk kishte kuorum. Bardhi: Nga përmbajtja e procesverbalit drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin e pjesëmarrjes dhe rezulton se janë prezent 68 deputetët, u jam drejtuar me një kërkesë për të shpallur pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar. Që procesi i votimit të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal evidentohet se kanë marrë pjesë 68 deputetë. Kërkoj nga ju të…

Read More

Pas pesë muajsh kaos dhe shumë tensione dhe trazira, Kuvendi i Shqipërisë i është rikthyer normalitetit. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë të ulur pranë njëri-tjetrit. Pas arritjes së një marrëveshjeje mes mazhorancës dhe opozitës, në rend të ditës sot është përfshirë ngritja e dy komisioneve hetimore, komisionit hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi dhe komisioni për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS. Seanca e sotme do të ndiqet nga studentë, nxënës dhe ambasadorë të huaj në vend.

Read More

Teksa Kuvendi do t’i kthehet sot normalitetit, në sallën parlamentare janë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave. Në Kuvend kanë mbërritur ambasadori gjerman Karl Bergner, zv.ambasadorja e Britanisë dhe ambasadori i Bullgarisë, Ivaylo Kirov. Pas dakordësisë PS-Rithemelim, në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.

Read More

Një 14-vjeçar është marrë me forcë nga dy burra, të cilët më pas e kanë mbyllur në makinë duke i hequr lirinë. Policia e Tiranës ka arritur që të arrestojë dy autorët, një 50-vjeçar Çlirim Sina dhe një 39-vjeçar Aleksandër Sina. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të 14-vjeçarit me djalin e 50-vjeçarit. Njoftimi Morën me forcë një 14-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se…

Read More

Muaji i shenjtë i Ramazanit i ka gjetur qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit në Kosovë në punë, 800 metra nën tokë duke duruar temperatura afër 40 gradë Celsius dhe lagështi ekstreme. Emin Hasani, një nga minatorët që punon aty, kontrollon herë pas here orën për të ditur se kur perëndon dielli dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë. I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë që i lajnë me çaj të zi me sheqer. Hasani tha se…

Read More

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për miqësoren Shqipër-Kili që do të zhvillohet ditën e nesërme (22 mars) në stadiumin “Ennio Tardini”, do të shiten edhe në biletaritë fizike. Shitja e biletave pranë stadiumit “Ennio Tardini” nis të enjten (21 mars) prej orës 15:00 deri ditën e ndeshjes në orën 20:30. Gjithashtu mund të gjendet edhe ne pikat e autorizuara të ticketone në Itali, si edhe online.

Read More

Dushi i shpeshtë apo mos ndërrimi i peshqirëve për një kohë të gjatë mund të sjellin shqetësime të ndryshme për shëndetin tuaj. Bëni dush shumë shpesh Nëse bëni çdo ditë dush edhe nëse në të vërtetë nuk keni nëvojë për një të tillë, ju mund të jeni duke dëmtuar lëkurën tuaj. Larja largon vajin dhe bakteret e shëndetshme nga lëkura juaj, kjo mund të shkaktojë lëkurë të thatë, kruarje dhe të lejojë që bakteret e këqija të hyjnë përmes lëkurës së plasaritur. Kur e ekspozoni trupin tuaj ndaj papastërtive dhe baktereve normale, ju në fakt e ndihmoni atë në forcimin…

Read More

Tirana është një destinacion i përballueshëm dhe intrigues për pushime në qytet. Unë ndodhem në bërthamën e një prej qyteteve më intriguese të Evropës. Në hapësirën e rafinuar të sheshit Skënderbej, ndërsa dielli ndriçon vargun malor të Dajtit që mbështjell Tiranën, ndjej ndryshimin, shkruan Suzy Pope në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”. Njohuritë e mia për kryeqytetin shqiptar bazohen në dekadat e diktaturës së mbyllur komuniste dhe në përshkrime filmike të banesave të stilit sovjetik, rrugicave të errëta dhe gri. Por, unë mund të shoh që gjërat kanë ecur përpara. Qendra me shkëlqim dhe moderne e…

Read More

Shpërthime të fuqishme që më pas u pasuan nga zjarre u regjistruan në orët e para të mëngjesit në Kiev, si pasojë e një sulmi rus me avionë e dronë kamikazë. Sirenat e alarmit buçitën për disa orë në kryeqytetin e Ukrainës, i cili përjetoi momente të tjera të vështira, në këtë luftë që ka hyrë në vitin e saj të tretë. Sipas të dhënave nga ministria e shëndetësisë, 10 persona kanë mbetur të plagosur nga këto sulme në lagjet e Shevchenkivskyi dhe Sviatoshynsky. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko iu kërkon qytetarëve të qëndrojnë në vendstrehime derisa alarmi të kalojë.

Read More

Bardh Idrizi, ish-banor i BBV3 duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij. Këngëtari njoftoi se do të hapte një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet. Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim. Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality show. Bardhi doli me vetë-dëshirë nga Big Brother pasi iu kumtua lajmi se nëna e tij ishte e sëmurë. Por ai ka fshirë…

Read More