Një avion luftarak F-16 i Greqisë u rrëzua ditën e sotme në rrethana të paqarta në një zonë detare midis Halkidiki dhe Alonissos. Për fat të mirë, piloti mundi të shpëtonte, pasi aktivizoi në kohë sistemin e hedhjes nga avioni me anë të sediljes. Ai u rrëzua në det, ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, siç raportojnë mediat greke. Pothuajse në të njëjtën kohë që piloti aktivizoi sistemin e emergjencës, filloi edhe operacioni i shpëtimit. 7 mjete lundruese të rojës bregdetare greke dhe 3 mjete ajrore shkuan në zonën ku kishte rënë piloti. Ai u mor nga…
Author: tirana
Një rast i shantazhimit përmes rrjeteve sociale raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Lezhës. Një 17-vjeçar ka arritur të marrë llogarinë e Snapchat-it, të një 16-vjeçarje dhe e ka kërcënuar se do ti publikonte fotot e saj intime (personale), nëse nuk kryente mardhënie seksuale me të. Ndërkohë, mësohet se familjarë të vajzës kanë denoncuar rastin në polici dhe adoleshenti është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale. “16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte. Policia arrestoi 17 vjeçarin, banues…
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, të indinjuar nga mbështetja e Presidentit Joe Biden për Izraelin, thonë se nuk do të marrin pjesë në ceremonitë e Shtëpisë së Bardhë që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit dhe festën e Bajramit. Ata kërkojnë që administrata e Presidentit Biden të ushtrojë trysni për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, kjo nuk është hera e parë që zemërimi i komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara ka lënë në hije festimet e Shtëpisë së Bardhë me rastin e Ramazanit. Adhurimi…
Vendet e Ballkanit do të hyjnë zyrtarisht në zonën Shengen më 31 mars. Marsi është caktuar të jetë një muaj emocionues për Rumaninë dhe Bullgarinë. Më 31 mars, vendet e Ballkanit do t’i bashkohen zyrtarisht zonës Shengen, e cila lejon lëvizjen e lirë midis vendeve anëtare për 400 milionë qytetarë. Ndërsa të dy vendet kanë qenë anëtarë të Bashkimit Europian që nga viti 2007, ata janë ende të detyruar të tregojnë pasaportat me hyrjen në vendet e tjera të BE-së, ndryshe nga shumë qytetarë të tjerë evropianë. Në vitin 2024, kontrollet kufitare për të dy vendet do të thjeshtohen dhe…
Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg. Autorit është pranuar akuza ” vrasje nga pakujdesia” neni 85 , atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka. Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite. Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje por kjo është rrëzuar. I pranishëm në sallë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.
E dashura e Princit Leka, Blerta Celibashi feston sot ditëlindjen e saj të 26-të, festë që vjen në një kohë të trazuar për Princin shqiptar për shkak të problemeve me ish-bashkëshorten. Është pikërisht fotografja Blerta Celibashi, që në mediat rozë është përfolur si shkaktarja e ndarjes së çiftit mbretëror Elia Zaharia dhe Princi Leka. Blerta ka plot 16 vite diferencë nga partneri i saj, por mesa duket kjo nuk i ka ndaluar të shijojnë çdo çast të kësaj lidhjeje, duke u shfaqur në udhëtime bashkë në disa zona turistike të rajonit.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e dy prej autorëve të përfshirë në ekzekutimin e 43-vjeçarit Gentian Bejtja. Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, njoftoi sot se arriti që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në atentat. Në pranga kanë përfunduar Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, të dy me precedentë të mëparshëm penale. Nga ana e tij, Taulant Balla thotë se ka përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore…
Rita Ora ka folur për jetën e saj private dhe është ndalur tek historitë e saj të dashurisë në të kaluarën. Ajo është shprehur se është ndjerë e palumtur me lidhjet e saj në të kaluarën deri sa njohu bashkëshortin e saj aktual Taika Uaititi. Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht me romancën e tyre në muajin gusht. të atij Para lidhjes së tyre romantike, Rita dhe Taika ishin miq të ngushtë për gati 5 vjet. 33 vjeçarja e cila u martua me regjisorin e njohur në një ceremoni të thjeshtë në Los…
Etrit Berisha nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjen e parë miqësore të muajit mars, atë ndaj Kilit që luhet më datë 22 mars në Parma të Italisë. Portieri do të udhëtojë me Kombëtaren drejt Italisë këtë të enjte, megjithatë ai do mund të luajë vetëm në ndeshjen e 25 marsit ndaj Suedisë.Berisha ka ndjerë një shqetësim dhe për këtë arsye është stërvitur në mënyrë të diferencuar, ndërsa trajneri Sylvinho ka vendosur që në sfidën e parë të skuadrës “kuqezi” portieri të pushojë. Shqipëria do të ndeshet me Kilin këtë të premte, sfidë që starton në orën…
Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur të hyjnë në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Messenger, produkte të kompanisë META, ashtu si dy javë mé parë. Po ashtu është raportuar për ngadalësim të rrjetit dhe probleme me shfaqjen e fotografive dhe “story”-ve.
Një tjetër investim në Vlorë, ku punohet çdo ditë për të kapur objektivin është ai i tunelit të Llogarasë. Hapja në Qershor për qytetarët është synimi i kompanive sipërmarrëse. Përbërja shkëmbore e ka bërë më të lehtë punën për inxhinierët dhe punonjësit në terren, çka ka dhënë përparësi që deri më tani të mbyllet 95% e volumit të punës në këtë projekt. Nëse udhëtarët sot Llogaranë e bëjnë për 40 minuta me hapjen e tij do mund të udhëtojnë për 7 deri në 8 minuta. Ky investim shkurton rrugën për udhëtarët nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për…
Të tjera biseda janë zbardhur nga autoritetet greke ku dallohet qartazi shfrytëzimi i të miturave për prostitucion nga bashkëpunëtorët e shqiptares, Lorela. Në biseda shfaqet 25-vjeçarja që u arrestua së fundmi dhe të miturat, teksa këtyre të fundit iu kërkon paratë. Në një moment gjatë bisedës vajzat e mitura shprehen se është e padrejtë që ajo iu kërkon vazhdimisht para. “Por ju keni prindër, ushqim etj”, shkruan në një moment 25-vjeçarja, ndërsa thekson se nuk ka askënd që ta mbështesë. Biseda vijon me 25-vjeçaren që thotë se nuk ka para dhe nuk ka prindër që ta ndihmojnë. Ndërkohë në një…