Shëndeti mendor po shfaqet gjithnjë e më shumë me raste të shtuara. Në Vlorë ku ndodhet një nga spitalet psikiatrike në vend, personat që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor po barazohen me ato që kërkojnë ndihmë për virozat e stinës në 24 orë. Psikiatri rendit edhe llojet e shqetësimeve, si dhe grupmoshat më të prekura që kërkojnë ndihmë. Spitali psikiatrik i Vlorës “Ali Mihali” mbulon gjithë rajonin e Jugut, sa i takon trajtimit të personave me probleme të shëndetit mendor, që nga Lushnja deri në Himarë.
Author: tirana
Futbollisti brazilian Dani Alves mund të lirohet me kusht nga burgu me një garanci prej 1 milion euro (1.08 milion dollarë) pasi ka vuajtur rreth një të katërtën e dënimit të tij, katër vjet e gjysmë për përdhunim. Vendimi është marrë nga Gjykata në Barcelonë. Kushtet për lirimin e Alves përfshijnë heqjen dorë nga pasaporta e tij braziliane dhe spanjolle në mënyrë që ai të mos largohet nga Spanja si dhe detyrimi për t’u paraqitur para gjykatës çdo javë. Gjykata vendosi gjithashtu një masë ndalimi, duke i ndaluar Alves të afrohej me vajzën që e akuzoi. Vendimi, i cili nuk…
Një ditë para se Kuvendi të votojë pikat e marrëveshjes mes PS dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha, grupi i deputetëve demokratë ka vendosur anëtarët e opozitës në komisionet hetimore. Burime nga grupi parlamentar i PD sqarojnë se Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi do të drejtohet nga Albana Vokshi.Ndërsa Komisioni Hetimor për Sistemin Tims do të drejtohet nga Ervin Salianji. Mësohet se dy deputetët e opozitës që do të marrin pjesë në grupin që do të diskutojë Reformën Zgjedhore dhe ligjet që kërkojnë 84 vota janë Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Cupi. Përbërja e Komisioneve Hetimore Komisioni Hetimor për…
Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu janë të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas disa ditë më parë dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit. 40-vjeçari Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar i krimit, ndërsa 29-vjeçari për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasjen. Sipas uniformave blu, automjeti i tip ”Golf” i Edison Haxhiut është përdorur nga atentatorët e Gentjan Bejtas pasi ata i vendosën flakën makinës Land Rover, me të cilën shkuan në vendin e krimit. Ilir Beqaraj i cili është kushëriri i Ylli Brahimit (ky i fundit ushtar i Ervis Martinajt), mësohet se ka përdorur automjetin…
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj. Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit më 2 korrik. Një burrë 40-vje֛çar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove. Ata kanë përdorur Inteligjencën Artificiale, për të vendosur fytyrën e kryeministres italiane në trupin e një femre tjetër. Të dy këto persona…
Këtë herë fushatës së mbjelljeve të pemëve iu bashkua orkestra e Radio-Televizionit Publik Shqiptar. Artistët dhanë kontributin e tyre për shtimin e hapësirave të gjelbra të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se orkestra në fakt i ngjan Tiranës, ku nëse të gjithë punojnë bashkë dhe mbështesin njëri-tjetrin, qyteti është më i mirë dhe ecën përpara. “Ne duhet të jemi të gjithë të sinkronizuar, si një skuadër, dhe duhet të luajmë të gjithë në njëjtën kohë. Nëse njëri nuk performon, atëherë e gjithë orkestra ndjen mungesën e atij instrumenti. Është një metaforë shumë e bukur me këtë…
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë. “Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim më 20 mars. Më 13 mars, kryeministri…
Edhe pse Inter thuajse e ka siguruat titullin kampion në Itali, dëshira e tifozëve zikaltër është që të kurorëzohen në derbin e Milanos. Pas eliminim në Champions, interistët kanë vetëm një skenar të festojnë yllin e dytë në fanellë përballë rivalëve të përjetshëm të Milanit. Federata Italiane mori vendimin se ndeshja Milan-Inter e programuar të luhej në 21 prill, do të luhet një ditë më pas, të hënën e 22 prillit. Kjo për arsye që Milani të jetë më i freskët për ndeshjen e kthimit në Europa League. Më momentin që flasim, ekipit të Inzaghit i duhen vetëm 13 pikë…
Ikona e muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka reflektuar rreth mbështetjes për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë Trixie Mattel se “jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët”. Ajo është një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke e kritikuar artistin e bashkëpunimit DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike, për këngën e saj “Levitating”. Vitin e kaluar, këngëtarja ndau mendimet e saj në lidhje me urrejtjen ndaj LGBTQ+, duke ndarë një mesazh të fuqishëm në mbështetje…
Jo vetëm për mafie dhe banda, por shtypi britanik shkruan edhe për Shqipërinë turistike dhe për mrekullitë që ofron vendi ynë. Tabloidi britanik “Express” i ka kushtuar një reportazh turizmit të Shqipërisë, me vëmendjen tek aeroporti i ri i Vlorës, si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës shqiptare. Kryeministri Rama ndau artikullin, ndërsa krahas tij shkruan se në vitin 2023 Shqipëria mirëpriti rreth 240 mijë vizitorë anglezë. “Pas ‘The Guardian’ është radha e tabloidit britanik ‘Express’ që t’i kushtojë një reportazh turizmit të Shqipërisë me vëmendjen tek aeroporti i ri…
Mario Mitaj është një nga objektivat e skuadrës së Juventusit. Ky lajm i bujshëm bëhet publik nga TuttoSport, një media shumë pranë klubit bardhezi. Nuk është thjesht një thashethem merkatoje, por një objektiv konkret, një profil mbi të cilin po punon Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”. Mitaj do të jetë i vëzhguari special i Giuntolit në Parma, gjatë miqësores që Shqipëria do të zhvillojë kundër Kilit. “TuttoSport” shkruan: “Mitaj, një lojtar i ri i ditëlindjes 2003, është një emër për të cilin flitet shumë, i lindur në Athinë, deri në U16 ishte pjesë e Greqisë, por më…
”Harku i Euro-Atlantizmit” është tryeza që organizoi këtë të mërkurë, Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij tha se shqiptarët duhen pajisur me një kod zgjedhor që të dërojnë në parlament të zgjedhurit e tyre dhe jo atab që dërgon kryetari. Nga ana tjetër, ai u shpreh se PD ka gati një program për të ndalur shpopullimin që do ta bëjë publike në vijim. ”T’i pajisim shqiptarët jo vetëm për kodin zgjedhor por edhe për hallet e tyre të përditshme. Interesi i shqiptarëve tek reforma është dukshëm më i kufizuar se si do zgjidhin problemet nga keqqeverisja, korrupsioni. Natyrisht…