Author: tirana

Sot, 20 mars pikërisht në orën 04:06 ndodhi ekuinoksi pranveror. Kur dita karakterizohet nga 12 orë dritë dhe 12 orë errësirë, ashtu siç ndodh në ekuinoksin e vjeshtës. Ekuinoksi nuk korrespondon me gjithë ditën, siç mendohet shpesh, por me një moment të vetëm, atë në të cilin Dielli kalon ekuatorin qiellor, i cili mund të konsiderohet si projeksion i vijës së ekuatorit tokësor në sferën qiellore: kjo është arsyeja pse, përveç datës, ekuinokset kanë edhe një kohë shumë specifike. Sipas traditës, pranvera vjen më 21 mars, por në realitet kjo nuk ka ndodhur që nga viti 2007 dhe, duke filluar…

Read More

Amnistia penale do të lirojë nga burgu të dënuarit nga GJKKO. Të dënuarit dhe të paraburgosurit në IEVP 313 në Tiranë, që janë gjykuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, u janë drejtuar me një letër të hapur deputetëve të Parlamentit shqiptar, për t’u përfshirë në amnisti. Ata thonë se janë dënuar për të njëjtat vepra si të burgosurit e tjerë që janë pjesë e amnistisë, që pritet të votohet në Kuvend, si kultiimi i bimëe narkotike apo kalimi i paligjshëm i kufirit, ndaj duan barazi. “Besoj të na mirëkuptoni për letrën që po ju shkruajmë. Kjo letër ju vjen në…

Read More

Personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës janë Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu. Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i cili njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili u ka shpëtuar disa atentateve. Një tjetër person është ndaluar sipas policisë, 30-vjeçari E.H, i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot dhe banues në Tiranë. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes…

Read More

Partia Demokratike e njohur si zyrtare ka organizuar një tryezë dialogu “Harku Euro-Atlantik”. Në krah të Lulzim Bashës është edhe ish-presidenti Bamir Topi dhe avokati Spartak Ngjela. Në fjalën e tij, Topi kujtoi marrëveshjen e vitit 2008 e cila shkelmoi kushtetutën. ”Nuk mund të lë pa përmendur kontekstin historik atë që ndodhi në prillin e vitit 2008. Prilli i vitit 2008 erdhi shumë shpejt pas një ngjarjeje tragjike, e kam fjalën për shpërthimin e Gërdecit. E kujtoj fare mirë një kryeministër në hall, një mazhorancë në hall. Përgjegjësinë dhe uljen e kredibilitetit qoftë në opinionin publik dhe atë ndërkombëtar. Dhe…

Read More

Saimir Kodra ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio. Beso Ceno, vëllai i aktores është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë. Ai tha se është çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet t’i shkohet deri në fund. “Nuk isha në dijeni. Kam parë shumë pak video sepse kam qenë i zënë.…

Read More

Prokuroria e Tiranës sekuestron dosjen e tenderit për ndërtimin e Urgjencës e Qendrën Spitalore ”Nënë Tereza” në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit 2024. Në kuadër të procedimit penal “Shkatërrimi i pronës me zjarr” ka kërkuar rinispektim për shkaqet e zjarrit. Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka depozituar raport se zjarri ka rene në dhomat e UPS-së të baterive të Emergjencës. Po ashtu është bërë dhe fletëthirrje edhe për kompaninë fituese dhe zyrtaret e prokurimit.

Read More

Këtë të mërkurë, Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka nisur iniciativën për grumbullimin e 20 mijë firmave të qytetarëve, për të dërguar në Parlament çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Kryetari i saj, Adriatik Lapaj tha se kjo vjen pasi janë rrëzuar disa projekt-ligj për Reformën Zgjedhore. Sa i përket votës së diasporës, Lapaj theksoi se kërkon të ndiqet shembulli i Kosovës, i cili e mundëson atë me postë. “Në janar janë rrëzuar dy projektligje për Reformën Zgjedhore, ne do ta dërgojmë në parlament përmes 20 mijë firmave. Stendat do të jenë në Tiranë dhe në rrethe”. Sipas Lapaj është koha të…

Read More

Heidi Baci mbrëmë në Prime u shpall lidere e shtëpisë me votat e publikut dhe ajo ka nominuar Françeskën, Vesën dhe Rozën, dhe njëra prej tyre bashkë me Ledjonën në nominon do të dalë të shtunën. Por disa prej banorëve i janë kundërvënë. Vesa i tha se me përzgjedhjen e saj po e shtyn të mendojë se është xheloze për Romeon. Tre vajzat janë në nominim bashkë me Ledjonën. Heidi: Nuk do të të jap llogari unë. Juli: S’mund të dalë kjo para asaj. Vesa: Je duke shti me menu se u kon një koment aty se di kush e…

Read More

Arrestohet një nga autorët e dyshuar të atentatit kundër Gentjan Bejtjtas. Gjithashtu në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij. Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari. “Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja. Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme…

Read More

Krerët e 27 vendeve të Bashkimit Europian do të mblidhen në një samit dy ditor që do të mbahet ditën e nesërme dhe të premten. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një letër drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së para samitit, përshkroi prioritetet e tij për një samit të planifikuar për nesër dhe të premten. “Në vitin e tretë të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, ne përballemi me një moment kyç. Urgjenca, intensiteti dhe vendosmëria e palëkundur janë të domosdoshme. Detyra jonë kryesore është ofrimi i shpejtë i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe, duke u…

Read More

Nga Mero Baze Për të mbuluar një dështim, nuk duhet të shpikësh një objektiv që të çon në një dështim më të madh, por një objekt që t’u rikthesh besimin mbështetësve të tu. Por me sa duket Berisha po vazhdon ta udhëheqë opozitën e tij nga dështimi në dështim. Sapo u njoftua se SPAK po hetonte dhëndrin dhe atë për kapje shteti dhe korrupsion, shpalli revolucionin që do të përmbyste Edi Ramën dhe nuk do gjente qetësi Parlamenti, Surreli e pastaj gjithë Shqipëria, nga flakët e revolucionit të tij. I torturoi gratë dhe burrat e tij, duke i poshtëruar dhe…

Read More