Bashkia e Matit ka ndërmarrë një nisëm të rëndësishme e cila ju shërben jo vetëm banorëve, por edhe vizitorëve që kanë dëshirë të njohin dhe vizitojë zonën. Projekti përfshinë ndërtimin e tre aplikacioneve, dy prej të civilëve tashmë janë funksionalë.
Në prani të zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj prezantoi dy aplikacionet e ndërtuara, Bashkia Mat dhe Infopoint Bashkia Mat.
“Bashkia e Matit ka bërë dhe një inovacion tjetër. Në bazë të një projekti të mirë studiuar dhe duke u kthyer kështu në një nga bashkitë ku po pilotohet, ata kanë ngritur një sistem të dizhitalizuar nga ku mund të aksesohen shërbimet që ofron bashkia, por edhe shumë informacione që mund të jenë të vlefshme për qytetarët që jetojnë këtu, por edhe për vizitorët. Kryetari i bashkisë, Agron Malaj, ka punuar gjatë për të arritur këto procese inovative në bashkinë e Matit, por që unë besoj që ne do ti replikojmë në të gjitha qarkun e Dibrës”, tha Balluku.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Malaj dha detaje mbi dy aplikacionet e ndërtuara. “Një ndër aplikacionet e para të përfunduara është Infobashkia Mat ku hynë gjithë pjesa e infopoin për çdo turist, vendas apo të huaj, ku jep një informacion të përgjithshëm në të gjithë territorin e bashkisë Mat duke e ndarë sipas njësove administrative, sipas shërbimeve apo objekteve kulturore”, tha Malaj.
Kryebashkiaku shtoi më tej se aplikacioni i dytë i ndërtuar lidhet me administrimin e territorit të bashkisë, ku çdo qytetar mund të informohet në kohë reale për çdo vendim të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, por gjithashtu mund të denoncojë çdo parregullsi që konstaton në territor. Deri më tani janë afro 3 mijë përdorues të cilët i kanë instaluar këto aplikacione.