Në gjithë vendin janë gjobitur 30 mijë e 376 drejtues mjetesh. Shifrat bëhen publike nga Policia e Shtetit, ndërsa gjobat janë vendosur për një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë gjobitur në gjithë vendin 1512 shoferë që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 189 km/h. Pjesa tjetër e gjobave, 22 500, janë vendosur për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, apo për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.…
Author: tirana
Këtë të hënë në Apelin e GJKKO-së, seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili kërkon që të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, pasi ndodhet në arrest shtëpie për shkak të privatizimit të klubit Partizani. Më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend ishte refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë. Tashmë pritet të japë vendim Apeli i GJKKO për kërkesën e Berishës të bërë përmes avokatëve Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas…
Elton Ilirjani i ftuar në ”E Diell” ka treguar se fillimet e tij pas studimeve nuk ishin aspak të lehta. Ai tregon se pasi u kthye nga studimet në Qipro, u vendos në Tiranë me premisën për të gjetur një punë të mirë. Ilirjani tregon se ka pasur aq shumë pak lekë saqë duhet të zgjidhte se çfarë duhet të blinte mes një sapuni apo buke. Etloni tregon se zgjodhi sapunin dhe qëndroi pa ngrënë pasi të nesërmen kishte një interviste dhe duhet të ishte mjaft korrekt. “Unë vazhdova shkollën për Inteligjencë Artificiale dhe Inxhinieri Kompjuterike në Qipro. Pastaj vazhdova…
Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia, ishin dy sfida te forta te cilat Tirana i kaloi me kurajo dhe solidaritet. Ekipet e emergjencave kanë zhvilluar këtë fundjavë edhe një stërvitje të madhe në sheshin “Skënderbej” duke treguar se janë të afta të veprojnë pavarësisht çdo situate. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga stervitja e zhvilluar në kryeqytet. “Kemi dëshmuar se Tirana është e përgatitur për çdo sfidë! Provuam forcën e ekipit tonë të emergjencave civile me një simulim tërmeti, duke treguar gatishmërinë për sigurinë e qytetarëve. Krenar për ekipin që mban qytetin tonë të sigurt”, shkruan Veliaj.
Këtë të hënë një sherr mes vëllezërve në Pogradec ka çuar në plagosjen e njërin prej tyre. ”Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S.Sh, 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital. Shtetasi S.Sh, aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.
Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit dhe këshilltari i saj u gjetën të vdekur brenda një automjeti në provincën Manabi. Brigitte Garcia, 27-vjeçe dhe këshilltari Jairo Loor mësohet se janë qëlluar me armë zjarri nga brenda makinës, që ishte marrë me qira. Automjeti në të cilin ndodheshin Garcia dhe Loor ishte marrë me qira dhe kishte një sistem GPS brenda që po gjurmohej. Garcia, një anëtare e partisë së majtë të Lëvizjes së Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa, është figura e fundit politike e vrarë në Ekuador. Kandidati për president Fernando Villavicencio u vra gushtin e kaluar teksa po…
Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Meri Shehu, ka kritikuar lojën e Heidi Bacit. Teksa u bazua në situatat e fundit, tha se Heidi e prishi aleancën e saj, jo vetëm me Romeon, por edhe me Julin. “Unë mendoj që Heidi ka ngatërruar ballkonin e Veronës me Big Brother, për këtë jam e sigurt. Heidi i bashkohet vajzave që vijnë nga jashtë, që kanë dëgjuar se Romeo është nga meshkujt e kërkuar në Shqipëri, por Romeo nuk është pjekur aq sa t’u dalë për Zot dashurive dhe lojërave të veta. Ka rënë në grackën e kësaj loje. Më erdhi…
Edhe pse jemi në javën e fundit të muajit mars, në disa zona malore të vendit janë rikthyer reshjet e borës. Akset rrugore janë të kalueshme dhe se nuk ka probleme me qarkullimin. Konkretisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1200 m reshje bore.
Mëngjesin e kësaj të hëne një shpërthim me tritol ndodhi në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur në derën e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Tom Kola”, rreth orës 03:40. Autori ka qenë i maskuar dhe me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e banesës së 62-vjeçares Frida Sala dhe më pas është larguar. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit. “Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62…
Sot do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë. Pa dhënë shumë shpjegime, opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare, atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në…
Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë me intervale të herëpashershme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit. Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar…
Dashi Do të jetë një javë me fat për ju. Një nga më me fat të këtij viti. Në fakt, do të keni hënën në krah, e cila do t’ju sjellë shumë mundësi për të shfrytëzuar sa më shumë. Demi Të hënën do të jeni pak nervoz gjatë javës për shkak të Marsit që do t’ju vërë në provë. Por të jeni të sigurt Afërdita, sidomos nëse jeni beqarë, do ju bëjë të kaloni një fundjavë të këndshme. Binjakët Të hënën gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji mars do të jeni ende pak të lodhur dhe fatkeqësitë e Venusit…