Publikohen për herë të parë testet provë për provimet kombëtare të klasave të 9-ta në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. 🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuh%C3…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…🔗 http://qsha.gov.al/…/Model%20testi_PKAB%202024_Gjuhe…
Author: tirana
Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte i ftuar vëllai i Ilnisa Agollit, Kevin Agolli. Kevin ka komentuar deklaratën e Meritonit, i cili tha se nëse Ilnisa do të largohej nga shtëpia e BBV, edhe ai do të shkonte pas saj. “Prime dje më pëlqeu shumë sepse hodhi dritë mbi disa emocione pozitive. Ilnisa është shumë emocionale dhe Meritoni është katalizatori i emocioneve të saj. Këto ditë është mbytur prej pjesës që nuk ka qenë afër me Meritonin. Deklarata e tij ishte e bukur që preku shumë njerëz dhe tregoi ndjenjën e tyre sepse vazhdohet paragjykohet…
Gjykata e Apelit ka lënë në burg babanë dhe gjyshen e një 10-vjeçari që e shfrytezonin për të fituar nga klikimet në Tik-Tok, duke e bërë pjesë të bisedave banale. Denoncimin e ka bërë në policinë e Beratit, nëna e të miturit, e cila humbi kujdestarinë e tij pas divorcit. I mituri shfaqet në video duke përdorur fjalë denigruese dhe banale në profilin e babait të tij 44-vjeçar dhe gjyshes. Para gjykatës, gjyshja 67 vjeçare e cila u arrestua në Sarandë mohoi akuzat duke u shprehur me ishte heroinë pasi nipin e kishte rritur vetë. Njoftimi Referuar raportimeve në media,…
Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi seraporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë…
Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar si kandidat për kryeministër, Bedri Hamzën. Hamza aktualisht është kryetar i komunës së Mitrovicës së Jugut. Gjatë një konference për media, udhëheqësi i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, për shkak të, siç tha ai, keqqeverisjes nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por edhe shqetësimeve të sigurisë dhe “mbi të gjitha ekonomisë së rënduar dhe stagnuar”. “Kosova ka nevojë për një model të dëshmuar të qeverisjes. Për një qeverisje që kryen punë, që e mban fjalën dhe që u shërben të…
Është vetëdorëzuar ish-Drejtori i ALUZINI-t, Mariel Murati i cili ishte shpallur në kërkim që prej 13 marsit pasi ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh në Sarandë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj. Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit? Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë. Po ashtu, rritje do…
Të gjithë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, i cili përkthehet në një shtesë të të ardhurave mujore neto që ata marrin. Ministra e Financave po diskuton disa lehtësi për të punësuarit në vend, ku parashikohet që duke nisur nga muaji Korrik, të rritet kufiri i sipërm i pagave mbi të cilat aplikohet tatimi. Por sa është tatimi mbi pagat aktualisht dhe çfarë pritet të ndryshojë? Aktualisht për të punësuarit me pagë deri në 50 mijë lekë bruto, norma tatimore është zero. Për të punonjësit me pagë mujore nga 50,001 – 60,000…
Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të çojë në rritjen e oreksit të tyre, pra efekt të kundërt. Studiuesit nga Laboratori i Biologjisë i Fakultetit të Mjekësisë të Akademisë Greke të Shkencave, në bashkëpunim me rrjetin GENOSOPHY dhe Universitetin e Atikës Perëndimore, hetuan këto pikëpamje kontradiktore dhe arritën në përfundimin se pirja e 3-4 filxhanëve kafe në ditë shoqërohet me ulje të peshën trupore, por vetëm te njerëzit me një sfond të caktuar gjenetik. Hulumtimi i tyre, i botuar në Revistën Ndërkombëtare të…
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santo ka deklaruar gjatë konferencës së saj për shtyp në Tiranë se SPAK ka bërë një punë të mirë. Ajo e ka konsideruar një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Sakaq, ajo ka vlerësuar dhe lirinë e medias, duke e konsideruar frymëzuese për kohët që do të vijnë. “Punë e mirë e SPAK-ut është një sinjal ndërkombëtar që Shqipëria mund të krijojë reforma kundër korrupsionit. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për transparencën e pronësisë dhe financimit të mediave. Mbrojta…
E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, ajo e Big Brother VIP3, Ledjona Xheladinaj. Ledjona ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur. “Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme. Vajza është në lidhje me babain…
“Natyra e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara jo vetëm që ndikon në mirëqenien e njerëzve të të dy vendeve, por edhe të ardhmen e njerëzimit”. Kështu u shpreh presidenti kinez, Xi Jinping gjatë një takimi me biznesmenë amerikanë të mbajtur në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, shkruan Tass. “Mirëqenia e njerëzve të të dy vendeve, si dhe e ardhmja dhe fati i njerëzimit, varen nëse Kina dhe Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë apo përballen me njëra-tjetrën,” theksoi ai. Presidenti Xi Jinping deklaroi se “për sa kohë që të dyja palët e konsiderojnë njëra-tjetrën si partnerë, respektojnë interesat…