Author: tirana

Favorizuar nga moti i ngrohtë dhjetëra vendas e turistë të huaj frekuentuan bregdetin këtë të shtunë. Ksamili duket më i bukur se kurrë këtë fund marsi me detin e kristaltë, rërën e bardhe.Kur ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni dhe nuk janë hapur çadrat, plazhi i Ksamilit mund të shfrytëzohet pa pagesë. Edhe shëtitorja e Sarandës është plot me turistë që po shijojnë fundjavën pranë detit të kaltër. Tek Uji i Ftohtë në Vlorë gjejmë turistë nga Ukraina, Polonia por dhe shqiptarë të Kosovës që po kalojnë 2-3 ditë pushime në jug të vendit. “Ne jemi grup nga Polonia kemi…

Read More

Një tragjedi ka ndodhur në Majën e Jezercës, pasi alpiniste me origjinë kroate ka rrëshiktur dhe ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën. 43-vjeçarja ishte pjesë e një grupi alpinistësh kroatë të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”. Grupi i alpinistëve ka lajmëruar sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë duke raportuar se një prej anëtareve të grupit kishte rënë nga lartësia. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Read More

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka filluar një betejë të re kundër ndotjes së mjedisit në fshatin Boks në Shkodër. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga aksioni për pastrimin e mjedisit në këtë fshat. “Fshati Boks në Shkodër është një tjetër pasqyrë e aksionit të përditshëm për të mbajtur mjedisin pastër”, shkruan Rama. Bashkia e Shkodrës u bën thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë mision të rëndësishëm për të mbrojtur mjedisin. Në të gjitha bashkitë e vendit vijon aksioni për pastrimin e mjedisit në prag të sezonit turistik.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu siguroi sot se do të vijojnë investimet e mëtejshme për t’u krijuar mjekëve dhe të gjithë stafeve spitalore, kushte bashkëkohore si dhe paga konkurruese si në vendet e Bashkimit Europian. Në Ditën Botërore të Mjekëve, Koçiu shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe sakrificën e përditshme të mjekëve në shërbim të qytetarëve. “Kënaqësi që brenda pak muajsh paga e mjekëve sërish do të ketë tjetër rritje, e cila synon jo vetëm rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit shëndetësor në Shqipëri, por stimulon brezin e ri për zgjedhjen e këtij profesioni si degë studimi…

Read More

Fulham do të përballet me Sheffield United në orën 16.00, në këtë ndeshje transferte që shkon për llogari të javës së 30-të të Premier League. Trajneri i skuadrës londineze, Marco Silva ka vendosur që të mos grumbullojë për këtë ndeshje sulmuesin shqiptar, Armando Broja. Broja pritej që minimumi të ishte në stol, por tekniku i ka befasuar të gjithë, duke mos ftuar lojtarin. Ky vendim shton akoma më shumë pikëpyetjes rreth asaj se çfarë nuk shkon, me Armando Brojën që u huazua në merkaton e janarit nga Chelsea. 22-vjeçari është aktivizuar në vetëm katër ndeshje, teksa nuk ka mundur dot…

Read More

Në “Maradona”, Napoli kampion në fuqi u turpërua 0-3 nga Atalanta. Për miqtë në pjesën e dytë (67′) u fut në lojë edhe Berat Gjimshiti. Djemtë e Gasperinit nxorën në pah dobësitë e vendasve, duke zhbllokuar pas vetëm 26 minutave lojë me Miranchuk. Në fundin e pjesës së parë Sccamaca shënoi edhe golin e dytë. Napoli u duk i pafuqishëm për të reaguar, me bergamaskët që gjetën edhe golin e tretë me Koopmeiners.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga Bashkia e Tiranës. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

Read More

Qeveria ”Rama 3” ka vendosur që të jepen 90 milionë lekë të tjera për akademinë e futbollit “Durrah City” që do hapet nga klubi anglez i futbollit i Manchester City-t. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Më herët, për akademinë që ka për qëllim edukimin e talenteve dhe formësimin e tyre për të ardhmen, qeveria kishte dhënë 20 milionë lekë. Marrëveshja mes Qeverisë së Shqipërisë dhe klubit të futbollit “Manchester City” u firmos gushtin e vitit të shkuar. Në prill pritet të nisin punimet për ndërtimin e akademisë.

Read More

Reforma po kuron disa plagë, por jo sëmundjet të kthyera në gati të pashërueshme në sektorin e ujit. Edhe vitin e shkuar, për 64 për qind të ujit të harxhuar nuk u mblodh asnjë lekë. Në raport me 2022-shin, treguesi i “ujit pa të ardhura” u përkeqësua me 0.3 pikë përqindje. Riorganizimi në vetëm 15 nga 58 shoqëri ujësjellësish që ishin nuk ka sjellë rezultate as në drejtim të gjeografisë së mbulimit me ujë. Treguesi ra në 76.2 për qind të totalit të territorit nga 78 për qind gjatë 2022-shit. Lajmi i mirë në raportin vjetor të Entit Rregullator të…

Read More

“Big Brother” zhvillohet edhe në rrjetet sociale. Javë pas jave, lufta për ndjekës bëhet edhe më fortë, teksa banorët njohin shpeshherë rritje të mëdha në llogaritë e tyre. E si çdo javë, është bërë përmbledhje të shifrave në adresën e 10 personazheve më të ndjekur në lojë, por edhe në rrjetet sociale. Ai është një nga banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur sërish me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 447 në 448 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje në numrin…

Read More

Rritja e temperaturave ka sjellë edhe shqetësimet e para nga alergjitë. Në një intervistë për një emision televiziv mjekja pediatre Valbona Shahinaj thotë se është normale që alergjitë të jenë prezente, por situata nuk është shqetësues. Fillimi i pranverës ka shtuar numrin e pacientëve me alergji. Poleni i luleve apo barërave ka shfaqur te qytetarët shqetësime si kollë apo teshtima, thotë pediatrja Valbona Shahinaj. Valbona Shahinaj, mjeke pediatre:“Simptomat më të shumta që paraqiten tek fëmijët është kolla, në forma të ndryshme. Por mund të paraqiten edhe si pasojë e laringjiteve të ndryshme alergjike. Janë lulet që kanë çelur dhe është…

Read More

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Dy ditë më parë, GJKKO firmosi me kërkesë të SPAK 9 masa sigurie për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës. Nga 9 masa sigurie, 3 prej tyre janë ‘arrest në burg’, ndërsa 6 të tjerat janë ‘detyrim paraqitje’.

Read More