Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

64% e ujit ikën kot, reforma s’po shëron plagët në sektor

15:15 / March 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled design 2022 07 27T191803.333
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reforma po kuron disa plagë, por jo sëmundjet të kthyera në gati të pashërueshme në sektorin e ujit. Edhe vitin e shkuar, për 64 për qind të ujit të harxhuar nuk u mblodh asnjë lekë. Në raport me 2022-shin, treguesi i “ujit pa të ardhura” u përkeqësua me 0.3 pikë përqindje.

Riorganizimi në vetëm 15 nga 58 shoqëri ujësjellësish që ishin nuk ka sjellë rezultate as në drejtim të gjeografisë së mbulimit me ujë. Treguesi ra në 76.2 për qind të totalit të territorit nga 78 për qind gjatë 2022-shit.

Lajmi i mirë në raportin vjetor të Entit Rregullator të Ujit është ai për uljen e punësimeve në sektor. Numri i të punësuarve ra në 4.6 për çdo një mijë lidhje nga 7.73 që ishte gjatë vitit 2022.

Sipas Entit, beteja për ujin e pijshëm, i cili ende vijon të jetë i rrallë dhe me ndërprerje për shumë familje shqiptare, do mund të quhet gati e fituar në vitin 2026. Qeveria planifikon që nga mesatarisht 16.6 orë në ditë aktualisht, koha e furnizimit të rritet në 19 orë në tre vitet e ardhshme.

“Realisht ky është një objektiv ambicioz. A mund të arrihet? Mendoj se po të punohet shumë, edhe mund të arrihet.”, thotë Adelina Farrici, Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore.

Në zonat bregdetare, të cilat pritën këtë vit turistë si kurrë më parë, koha mesatare e furnizimit me ujë parashikohet të arrijë në 21 orë, nga 18 orë në ditë aktualisht. Për të dëgjuar sa më pak pyetjen “Kur do të vijë uji”?, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vënë në dispozicion 4.5 miliardë lekë ose rreth 44 milionë euro vetëm për vitin e ardhshëm

“Mendoj se është pozitive. E dimë që shumë ujësjellës kanë probleme financiare ndaj kanë patjetër nevojë për mbështetje.”, thotë Farrici. Për të arritur këtë objektiv qeveria pret që deri në vitin 2026, humbjet në rrjet të ulen në nivelin 57 për qind, nga 63 për qind aktualisht, ndërsa mbulimi në zonat urbane e rurale të rritet në përkatësisht 95.5 për qind dhe 67 për qind. 

Qeveria ujë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.