Sara Gjordeni u përjashtua nga Vëllai i Madh dhe loja e saj në ”Big Brother Albania Vip 3”, u mbyll në ditën e 52. Vendimi erdhi pas përplasjes fizike me Françeskën në derën e tualetit, por që për këtë të fundit nuk u mor asnjë masë. Pas daljes nga Big-u, menjëherë Sara u bë aktive në Instagram, ku sqaroi disa gjëra. Sqarimin e parë e nis për Françeskën, që u bë shkak i përjashtimit, për të cilën thotë se është ofenduar shumë herë nga ajo, dhe the priste që Vëllai i Madh të dënonte edhe shkakun. ”Veprimi me Françeskën ishte…
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama e ka nisur me lajmin se kanë filluar punimet në Pallatin e Sporteve në Gjirokastër, ku çdo gjë do bëhet nga e para. Sipas tij shumë shpejt do hapen dyert për sportistët e të gjitha moshave. “Mirëmëngjesi dhe me rilindjen e Pallatit te Sportit ne Gjirokastër, ku çdo gjë po ribëhet nga e para, e së shpejti do të hapen dyert për sportistët e të gjitha moshave dhe sportdashësit e lojërave me dorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mëngjesin e sotëm, Agron Puka ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës. 54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët te shkolla. Puka ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ende nuk dihet si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes.
Edhe këtë të mërkurë, moti do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të pakta e vranësira në shtim deri të dendura. Më pas për pjesën më të madhe të ditës mot i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri…
Dashi Të mërkurën lajme të mira ju presin në dashuri, veçanërisht për ata që kanë mbetur vetëm për një kohë të gjatë. Për sa i përket punës, nuk i duroni dot ata që nuk janë dakord me ju, ndjeni nevojën për projekte dhe mbështetje të reja. Demi Të mërkurën ju keni një hënë të favorshme për dialog. Ju jeni shumë të qartë mendërisht dhe kjo ju ndihmon të rikuperoni nga një marrëdhënie që po bëhet e ndërlikuar. Nëse nuk mund të kapërceni disa tensione, përpiquni të shkoni më tej, kini kujdes nga të lindurit në shenjën e Akrepit. Binjakët Të…
Jorida Tabaku nuk u shfaq në selinë e PD, as pas ofertës se Foltoristëve, për ta afruar. Deputetja demokrate nuk e ka thënë fjalën e saj, nëse do e pranojë apo jo postin që i afrohet, ai i anëtares në Kryesi, por mungesa e saj nuk lë shumë vend për interpretim. Tabaku ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se nuk njeh as Bashën e as Berishën si kryetar. Flamur Noka propozoi pakten e tij të posteve të reja për grupin Bardhi, fillmisht në Kryesinë e Rithemelimit. Por ai që ishte praktikisht emërim i Bardhit dhe i Gjekmarkajt në…
Kjo është makina tip Citroen e të ndjerit Pëllumb Meta 49 vjeç që del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij. Automjeti drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, të cilët vunë në zbatim planin për të inskenuar krimin. Këto janë pamjet e një kamera sigurie që i përkasin datës 11 Shkurt 2024, ku në rrethrrotullimin e Shëanavlashit në Durrës në orën 5:17 shfaqet automjeti Citroen me targa AA 180 YO në pronësi të Pëllumb Metës. Ky episod është regjistruar 14 orë pas vrasjes së Pëllumb Metës brenda banesës së tij. Automjeti besohet se drejtohej nga një prej…
Heidi dhe Romeo janë përlotur gjatë bisedës me njëri-tjetrin, në lidhje me keqkuptimin që kanë patur sot gjatë ditës. Romeo u shpreh se ka ndjesinë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe se kërkon ta kuptojë më tepër. Heidi nga ana tjetër u shpreh se ndjehet keq që Romeo mendon se ndjenjat e saj nuk janë reale. Heidi: Çfarë të bëj? Romeo: Si çfarë të bësh? Heidi: Si mund ta thuash këtë? Si ta zë goja? Romeo: Sepse kam ndjesinë dhe fakte. Heidi: Çfarë ndjesie që nuk të dua unë ty? Je gabim. Se di si ta zë goja. Romeo: Zemra, jam copash. Heidi: Pse unë…
Flamur Noka pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit tha për mediat se kishte 6 vota kundër ndryshimeve të statutit. Demokrati theksoi se janë në një mision historik, ku Shqipëria duhet të çlirohet nga regjimi i qeverisë Rama dhe të vendoset një qeveri teknike. “Jemi në një etapë të re, tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë për të justifikuar këtë besim të demokratëve dhe për t’i shpëtuar regjimit më kriminal që ka parë historia, kemi një mision historik përpara, të rikthehet vota e lirë, prej 10 vitesh shqiptarët nuk votojnë të lirë, regjimi…
Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Fredi Belerin. “Dënimi i sotëm nga gjykatat shqiptare kundër kryebashkiakut të zgjedhur të himarës Fredi Beleri përforcon shqetësimet që u artikuluan më herët në lidhje me objektivitetin e procedurës. Dhe kjo për arsye të mohimit të prezumimit të pafajësisë dhe deklaratave dhe veprimeve nga jashtë procesit që ishin në favor të ndëshkimit të tij. Si dhe për faktin se dënimi përfundimtar është dukshëm dis-analog në lidhje me përmasat e të të ashtëquajturës shkelje të ligjit. Afatit të dënimit me qëllim që mos lirohet, pengon kryebashkiakun…
Jeta në Shtetet e Bashkuara po bëhet mjaft e shtrenjte. Midis inflacionit në dukje të përjetshëm, normave të larta të interesit dhe kostos së tepruar të kujdesit shëndetësor, shkruan CNN, shumë amerikanë po kërkojnë mënyra për të fituar më shumë dollarë. Një opsion janë ‘paketat e zhvendosjes’ të ofruara nga disa qytete dhe qyteza më të vogla të SHBA-së për të tërhequr banorë të rinj. Të njohura gjithashtu si programe nxitëse për zhvendosjen e punëtorëve, këto ‘oferta’ joshni punëtorët që kanë fleksibilitet gjeografik me stimuj financiarë dhe përfitime të tjera. Numri i qyteteve që ofrojnë stimuj të tillë është dyfishuar…
Ministria e Arsimit njofton se dita e shtunë 9 mars 2024 do të jetë ditë pune për administratën arsimore, rrjedhimisht ditë mësimi për nxënësit. Ky vendim vjen për të zëvëndësuar 27 shkurtin, që u bë pushim. Sipas njoftimit, pushimi i bërë më datë 27.11.2023, do të zëvendësohet, duke punuar të shtunën e kësaj jave. “URDHËROJ: Dita e shtunë, datë 09.03.2024, për nëpunësit dhe punonjësit e tjerë të aparatit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nga ora 08:00 deri në 16:30, të jetë ditë pune për zëvendësimin e ditës së pushimit, të kryer në datën 27.11.2023, sipas vendimit nr. 652, datë…