Author: tirana

Gjatë Prime-t të së martës, Heidi dhe Romeo u përballen me njëri-tjetrin. Pavarësisht gjendjes së tensionuar, ata nuk kanë gjetur as gjuhën e përbashkët në dhomën e rrëfimit. Gjatë kësaj kohe të dy kanë ngritur zërin dhe kanë treguar pakënaqësitë. Heidi gjithashtu nuk i ka mbajtur lotët, po ashtu më pas edhe Romeo. Më vonë, të shtrirë në dhomën e gjumit, çifti ka komentuar situatën, me Heidin që e akuzon se është dramatik. Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledjoni, e filluam të akuzojmë njëri-tjetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim. Heidi: Unë…

Read More

Fëmijë të shkollës 9-vjeçare ”Marash Gjoni” në Rrilë të Lezhës, ishin dëshmitarë të atentatit që ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku mbeti i plagosur Agron Puka. Një nga fëmijët ka zbuluar për mediat edhe dinamikën si ndodhi atentati. Nxënësi thotë se autorët ishin me një Audi të bardhë, kanë zbritur nga makina, dhe kanë qëlluar. Ndërsa shoferi ka shkuar deri në një pikë karburanti e më pas është kthyer me Audin me dyer të hapura e ka marrë autorët. ”U ndalën me një Audi të bardhë. Zbritën, kanë ra plumbat për tokë pastaj i kanë rënë asaj. Audi ka…

Read More

Pa Kylian Mbappe, PSG është një ekip normal, nuk të ngjall frikë, por me “gjelin” në formacion, francezët janë në një tjetër nivel. Kapiteni vërtetoi se është thjesht i pazëvendësueshëm për këtë ekip, përballë Real Sociedad ishte pikërisht ai që bëri diferencën duke realizuar një “dopietë” golash. Ylli francez tregoi menjëherë klasin e tij, që në minutën e 15-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, me një veprim personal kaloi PSG në avantazh. Pavarësisht luftës së fortë të zhvilluar mes palëve, për largimin e tij me parametra zero, të gjithë në Francë përulen përpara Mbappe: “I pazëvendësueshëm”,…

Read More

Zëdhënësi i PD-së zyrtare, Edvin Kulluri ka reaguar për ndryshimet në Statutin e Rithemelimit, ku grupi i Gazment Bardhi u bë pjesë zyrtarisht e strukturave. Edvin Kulluri shkruan se bashkimi i opozitës në një formacion politik është gjëja më normale, por shton se duhet të jetë një modalitet legjitim. Kulluri ka kujtuar akuzat e ndërsjellta Berisha-Bardhi-Noka, ndërsa thotë se dalja ne zgjedhjet e 2025 e opozitës në kushtet që janë, nuk çon drejt fitores as me matematikë e as me moral politik. ”Berishës i duhet “të lëshoje ca gazra” ndaj ndërkombëtareve për të treguar medemek force numrash. Ndërsa gazrave u…

Read More

Një person është arrestuar, dhe nga ana tjetër ka nisur hetimi për dy të tjerë pasi kanë tentuar që të kalojnë para dhe mallra pa i deklaruar në kufi, siç kërkohet në ligj. Gjatë këtyre dy operacioneve të zhvilluara në Portin e Durrësit, janë sekuestruar 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë. Në pranga ka rënë Gj.Gj, 30 vjeç, banues në Lezhë pasi në furgonin që ai drejtonte u gjetën u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje kontrabandë. Ndërsa ka nisur hetimi për…

Read More

Një rast i pazakontë është regjistruar në Gjermani. Një burrë është vaksinuar kundër COVID-19 plot 217 herë edhe pse nuk ka qenë e nevojshme për shkak se gëzonte shëndet të mirë. Burri është vaksinuar pothuajse dy herë në javë për një periudhë prej 29 muajsh. Siç mësohet ai i kishte blerë dozat në mënyrë private dhe bënte vaksinën një herë në katër ditë. Rasti i 62-vjeçarit është regjistruar në revistën shkencore “The Lancet Infectious Diseases”, teksa përgjatë kësaj kohe ai nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ajo që është e sigurt është fakti se nuk është prekur asnjëherë nga koronavirusi.

Read More

Seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit në GJKKO, mbahet këtë të mërkurë. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre. Për herë të dytë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nën akuzë për shpërdorim detyre bëri apel që të mos heshtet dhe që dëshmitarët të vijnë…

Read More

Prona ka shënuar këtë të mërkurë një tjetër sherr mes vëllezërve, që mund të ishte kthyer në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në Mat, ku sipas Policisë së Shtetit 61-vjeçari Selim Sulaj ka goditur me sende të forta të vëllain. Njoftimi i plotë U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë…

Read More

është zbardhur dinamikën e atentatit në Lezhë mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë ku mbeti i plagosur Agron Puka. Autorët kanë qenë 4 persona, 3 prej tyre kanë zbritur nga makina dhe kanë hapur zjarr në drejtim të 54-vjeçarit. Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik edhe të nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare ”Marash Gjoni” në Rrilë, pasi nga të shtënat janë rrezikuar edhe nxënësit.

Read More

Televizioni grek SKAY ka dërguar dje në Tiranë një korrespodent për të ndjekur live seancën e dënimit të Belerit. Emisioni i mëngjesit Atériasti ka bërë një lidhje live nga kryeqyteti shqiptar me gazetarin Kristos Xiunos. Xiunos fliste për gjyqin ndaj Belerit, ndodh diçka e paparashikuar. Një nga dy moderatorët e njohur të emisionit, nuk e ndërpreu lidhjen pas mbarimit të raportimit për Belerin, por i shprehu habinë gazetarit për pamjet nga Tirana që shfaqeshin live prapa tij. Gazetari nga Tirana i përgjigjet “ke shumë të drejtë” dhe shton: “Kam qenë para shumë vitesh në Tiranë por kjo që shoh këtë…

Read More

Nuk kanë të ndaluar përplasjet në familje për pronën. 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sopatë dhe kosore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Çukas të Fier-Sheganit. 57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë. Sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

Read More