Pesë shtetas italianë janë dënuar me burg, pasi akuzohen se kanë dhunuar brutalisht një 38- vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Milano, ku 5 persona kanë dhunuar në një rrugicë shqiptarin. Si pasojë e dhunës shqiptari përfundoi në koma dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kriurgjikale. Shkaqet e këtij konflikti sipas mediave italiane, kishin nisur më herët se ngjarja të ndodhte, për arsye banale mes shqiptarit dhe njërit prej italianëve. Pasi u konfliktuan me fjalë, shqiptari u rikthye me një armë në dorë, por nuk u përball vetëm me personin që kishte konflikt, por dhe me 4…
Author: tirana
Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike. Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D.…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, do të mbledhë homologët e tij të djathtë në Bukuresht në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane për rezolutën në mbrojtje të Fredi Belerit. Lëvizja e qeverisë greke vjen vetëm një ditë pasi kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u dënua me 2 vite burg nga GJKKO. Në këtë projekt-rezolutë flitet për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë së zotit Beleri nga ana e autoriteteve shqiptare që nuk kanë lejuar deri tani betimin e tij si kryebashkiak. “Kjo bazohet në qëndrimin nënçmues të shtetarëve të Tiranës ndaj “shtetit të së drejtës, të drejtave themelore, të drejtave të…
Muzeu Kombëtar do të jetë i mbyllur për 4 vitet e ardhshme. Kjo që nga 15 marsi 2024 deri në 15 mars 2028. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook, ku sqarohet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni. ”Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028”.
Shefi i inteligjencës të Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë të Moldavisë (SIS) paralajmëroi se Rusia po planifikon veprime të reja për të destabilizuar shtetin, përderisa Moldavia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe një referendum për integrimin në Bashkimin Evropian. Alexandru Musteata tha gjatë një konference për media në Kishiniev se SIS-i posedon “disa të dhëna” lidhur me veprimet e planifikuara gjatë këtij viti dhe në vitin e ardhshëm që do të komprometonin anëtarësimin e Moldavisë në BE dhe do ta kthenin shtetin në sferën e ndikimit të Rusisë. “Detajet e strategjive për vitin 2024 dhe 2025 përfshin mbështetjen…
Në seancën e sotme në GJKKO ndaj Fatmir Mediut, gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Përmes saj kërkohej informacion shtesë për kërkesën e palës shqiptare për të pyetur 5 shtetas amerikanë si dëshmitarë në gjyqin ndaj Mediut. Drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze për të cilën do të pyeteshin shtetasit e saj, pse janë të domosdoshëm për procesin, statusin e tyre, a pranohet pyetja përmes video konferencës dhe a do t’ju lexohen të drejtat procedurale. Në seancën e radhës palët në proces do të paraqesin informacionin shtese të kërkuar, duke dhënë dakordësi për…
Greqia do të marrë së shpejti raketat antitank TOW 2B Aero RF. Në mbledhjen e fundit të KYSEA u miratua blerja e këtyre sistemeve të avancuara për të forcuar Këmbësorinë në kufijtë e vendit, si në Evros. Rreth 150 sisteme TOW 2B Aero RF (BGM-71F-3-RF) do t’i shtohen arsenalit, një numër i miratuar më parë nga Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Armatimet. Kostoja totale e komisionit arrin në 15 milionë euro. TOW 2B Aero RF nga Raytheon Missiles and Defense është përmirësuar nga versioni i mëparshëm, duke ofruar një rreze të rritur prej 4,500 metrash dhe efektivitet të lartë operacional.…
Vrasja misterioze e Pëllumb Metës, është ende e pazgjidhur, ndërsa pista të reja hetimi shfaqen. Gazetarja Vali Qyrfyçi thotë se konfliktet e mëparshme mes familjarëve të tyre, pra fisit, janë rikthyer sërish. “Konfliktet e mëparshme mes familjarëve duket se janë riaktivizuar, janë 27 vite martesë, kanë pasur përplasjet e tyre. Ata duan të dinë pse ndodhi ky krim. Herë pas here deklarohen të dhëna të ndryshme, që të çojnë në pista të ndryshme”, raporton gazetarja. Avokati Kujtim Cakrani, thotë se hetuesit duhet të fokusohen dhe të zbulojnë shkaqet që kanë çuar familjen e Pëllumb Metës, në një mllef të fortë…
Pas denoncimit për dhunë fizike dhe verbale, të Princ Lekës dhe ish-gruas të tij, të aktores Elia Zaharias, ka reaguar edhe Policia e Shtetit për ngjarjen më të bujshme në Pallatin Mbretëror. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia. Princ…
Në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë nuk përjashtohet mundësia për të trajnuar ushtarë të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku, e cila tha se kjo bazë Ajrore është një aset i Shqipërisë, por sigurisht edhe i NATO-s dhe nëse këta të fundit do e shohin të arsyeshme, Shqipëria është gati. “Baza Ajrore e Kuçovës është një aset e Shqipërisë, por i përket dhe NATO, në koordinim të plotë të NATO nëse shihet e nevojshme dhe e arsyeshme, ne jemi të gatshëm, sa i përket kapaciteteve, i përmbush të gjitha kushtet, ka standarde të larta”, tha…
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato gjatë aktivitetit për prezantimin e projektit “Transporti i Gjelbër në Tiranë”, nuk i ka kursyer fjalët e mira për kryeqytetin shqiptar kur tha se Tirana është një qytet i shkëlqyer, me plot jetë, që po zhvillohet me ritme të shpejta. “Kryeqyteti është kthyer në ‘viktimë’ të suksesit të vet dhe një gur kilometrik në përpjekjet tona të përbashkëta për shndërrimin e gjelbër të qytetit. Tirana është një qytet i shkëlqyer, i gjallë e me jetë, ku vijnë shumë të huaj. Ky projekt do e ndihmojë Tiranën për të trajtuar këto sfida dhe…
Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenën gjigande të “Malmo Arena” më 9 maj me këngën “Titan”, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në ”Eurovision”. Suedia do të përjetojë mes të tjerash magjinë e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovison. Versioni final i këngës është gati dhe Besa na ka dhënë disa detaje të vogla sesi do të vijë këtë herë. Për të mirën bashkëpunohet me më të mirët dhe këtë e vërtetojnë 3 emrat me të cilët ka punuar gjatë këtyre muajve. Bëhet fjalë për kantautoren e mirënjohur polake Gia Koka, producentin Serban Cazan dhe producentin francez Alias LJ. Gia Koka është…