Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me procesin e rienergjizimit të Partisë Socialiste, ku ndalesa e radhës ishte Lushnja. “Besoj se jeni në dijeni të faktit që ky është një proces i shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në të gjithë organizmin e Partisë Socialiste dhe është një proces që lidhet me domosdoshmërinë që Partia Socialiste të hapet, të ripërtërihet dhe të shtrihet përtej kufijve të vjetër partiak në territor. Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi të vetëdijshëm se progresi që kemi bërë me ekonominë, progresi që kemi bërë me drejtësinë, progresi që kemi…

Read More

Erjon Teli, ish-shef i Marrëdhënieve më Publikun në “Pallatin Mbretëror”, në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” ka dhënë detaje nga sherri mes princ Lekës dhe Elia Zaharias. Sipas tij e gjithë ngjarja është stisur nga familja Zaharia, pasi duan të marrin prona që nuk ju takojnë. Ai ka thënë gjithashtu se gjithë sherri ndodhi në sy të Princeshë Geraldinë. Erjon çfarë ka ndodhur, duke qenë se ti je më afër me Princin Leka? Kam ardhur për punët e mia në Tiranë, dhe më janë thënë nga ish-kolegët se çfarë ka ndodhur. Kam patur pak mundësi të komunikoj me…

Read More

Sokol Duma emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. PËR EMËRIM NË DETYRË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. V E N D I MPËRLIRIM DHE EMËRIM NË DETYRËNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit,…

Read More

Vjen reagimi i parë nga Oborri Mbretëror Shqiptar, pas videos së publikuar në rrjet ku konfrontohen fizikisht Princ Leka dhe Elia Zaharia. “Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie…

Read More

Një 28-vjeçar është plagosur me thikë nga bashkëshortja e tij pas debatit që kishin me njëri-tjetrin në lagjen nr.2 në Sarandë. Pas sherrit për motive banale, A. Z., 22 vjeçe goditi me thikë në shpatull bashkëshortin e saj, L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, vajza është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës. “Sot, rreth orës 17:30, në lagjen nr.2, në banesën e tyre, shtetasja A. Z., 22 vjeçe, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin…

Read More

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) u pajtuan të mërkurën gjatë një takimi të ambasadorëve në Bruksel për një qëndrim të përbashkët të Këshillit të BE-së për planin gjashtë miliardësh për reforma dhe rritje ekonomike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani, hapi i radhës është që Parlamenti Evropian ta miratojë qëndrimin e vet, me gjasë javën e ardhshme, para se të nisin bisedimet mes tri institucione kryesore të BE-së, Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit, për ta formalizuar përfundimisht këtë plan. Në njoftimin e Këshillit të BE-së thuhet se qëllimi i këtij plani është t’i ndihmojë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor…

Read More

Aktori shqiptar Amos Zaharia, ka mësuar ditën e sotme mbi sherrin që ka ndodhur në oborrin Mbretëror mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia. Amos është kontaktuar këtë të mërkurë në një lidhje live nga një emision në RTSH, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen, por ka rezultuar se ai nuk kishte dijeni fare mbi sherrin që kishte ndodhur. Ai shprehet i habitur dhe i painformuar. “Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç’më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua.” tha Amos. Amos la të kuptohej se nuk ishte…

Read More

Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur sot (6 mars) në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është pyetur lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni. Mësohet se Mete është marrë në pyetje për rreth 30 minuta për periudhën kur mbante postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili sot është në arrati. Mete është pyetur për rolin që mund të ketë pasur Arben Ahmetaj në shkeljet lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasan.

Read More

Vllaznia dhe Tirana nuk ia hedhin “pa e lagur” për shkak të sjelljes së tifozërive respektive në derbin e fundit të zhvilluar në “Loro Boriçi”, ku u hodhën flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka vendosur t’i gjobisë të dy klubet me nga 50 mijë lekë. Mes vendimeve të shumta të Disiplinës bie në sy gjobitje e Flamurtarit me shumën e majme 200 mijë lekë për hedhjen e sendeve në drejtim të zyrtarëve të ndeshjes. Vendimet: KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të…

Read More

Një tjetër video e përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia është publikuar në media. Në video shihet edhe babai i saj Gjergj Zaharia, i cili duket se në dorë ka dhe një statujë druri. Leka pretendon se ish vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror. Gjergj Zaharia, ish-vjehrri i Princ Lekës, ka mohuar që ta ketë sulmuar. Në dëshminë e dhënë ai pretendon se vetëm është vetëmbrojtur pas sulmit nga Princ Leka. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Elia Zaharia ish-bashkëshortja e Princ Lekës, duke thënë se ka qenë princi ai që ka tentuar ta godasë dhe është treguar…

Read More

Princ Leka ka zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë ku është konfliktuar me ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia dhe babain e saj, Gjergj Zaharia. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë në polic, ai pretendon se pasi ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”, ka nisur edhe sherri me Gjergjin, i cili sipas tij, e ka goditur me shkelma dhe i ka grisur xhupin, më pas i ka gjuajtur edhe më një statujë druri. “Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi…

Read More

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që dënoi me 2 vite burg Fredi Beleri, vjen reagimi nga PDIU, ndërsa i kujton Greqisë çështjen e hapur me Shqipërinë, atë të ligjit të luftës. PDIU pyet se kur do të heqë këtë ligj Greqia, duke kujtuar se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sipas PDIU-së, vendimi për Belerin nuk mund të anatemohet. REAGIMI I PDIU:Qysh prej ditës së djeshme kur gjykata dha vendimin për shtetasin Fredi Beleri, kanë filluar reagimet mediatike nga shteti fqinj për këtë vendim, i cili duhet t’i rikujtojmë të gjithë opinionit vendas dhe atij të huaj, se është…

Read More